Një shpërthim në një shtyllë shtylla elektrike është regjistruar në lagjen numër 2 në Sarandë. Sipas informacioneve, forcat e zjarrfikëses kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, teksa janë evakuuar kalimtarët. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, teksa ende nuk dihet arsyeja e shpërthimit të shtyllës elektrike. E njëjta situatë u përsërit edhe verën e kaluar në Sarandë. Shihni pamjet më vonë.









