• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“U masakrua nga gangsteri dhe u la në rrugë, policia na gënjeu…” – Babai i Egli Progës: Unë atë djalë kisha, nuk do e lëmë me kaq

13/08/2024
“U masakrua nga gangsteri dhe u la në rrugë, policia na gënjeu…” – Babai i Egli Progës: Unë atë djalë kisha, nuk do e lëmë me kaq

Nazmi Proga, babai i Eglit, në një intervistë për Top Channel, ka hedhur akuza të forta për vrasjen e babait të tij.

Ai shprehet se djali i tij u masakrua dhe policia bashkë me ambulancën reaguan me vonesë, ndërsa thotë se djali i tij nuk e meritonte të rrinte i shtrirë për 30 minuta në tokë.

Për Nazmiun, babain e Eglit kjo ngjarje është një peng i madh.

Atë pasdite në barin e marrë me qira shërbente ai, por i biri e përcolli në shtëpi duke i thënë se do të takonte një shok e do të bashkoheshin në shtëpi, gjë e cila nuk ndodhi.

Ai tregon se Egli ishte njeri paqësor, ndërsa për autorin thotë se ishte ‘gangster’ dhe që ka lidhje të forta.

Deklarata e plotë

Ne na ra një fatkeqësi e madhe, nuk e meritonim këtë tragjedi. Unë me djalin u shkëputa rreth orë para se të ndodhte gjëma. Të keqen e mora vesh kur shkova në spital. Vrasja e djalit tim kishte ndodhur në një lokal, në mënyrë krejt të padrejtë, sepse djalin tim e kam pasur gjithmonë të edukuar, të shkolluar.

Ishte një njeri që as mizën nuk e vriste dot. U tortuara u masakrua, por e nxorën në rrugë në mëshirë të fatit rreth gjysmë orë atje, nuk e meritonte djali im të rrinte në mes të rrugës, pa ndihmën e askujt. Kam shumë pretendime për veprimet e policisë, nuk dhanë ndihmë por dhe nuk na linin të afroheshim.

Tentuan ta fshinin gjoja rrëshqiti sepse ishte i pirë, djali u godit dhe u vra nga njerëz kriminel ordinier të pashpirt.

Nuk e njoh farë, nuk e mbaj mend të ketë ardhur në lokal. Ka qenë problematik, një gangster dhe ishte me precedent penale. Mosveprimi i shtetit ndodhi të vepronte akoma me keq. Nuk e kam njohur më përpara.

Unë nuk di gjë, di gjë që doli nga lokali, duke ecur rrugës, është shumë në rregull. Mbylli lokalin dhe vazhdoi rrugën, pastaj nuk e kanë kapur më kamerat. Por ka kamera përballë supermarketit. Veprimi më shumë ka ndodhur brenda një lokali, dyshoj a u thirr apo hyri vetë. Ik ti i thash djalit se do rri unë në lokal, por takoj një shok dhe e ktheu, tha do rri dhe pak dhe do vi.

Djali doli pastaj në kamera e keni të filmuar, goditja është bërë brenda. Ka plot dëshmitarë. Më duket ka ndodhur për një cigare, është e tmerrshme, njerëzit që ishin aty i dinë të gjitha dhe ata duhet të tregojnë. Deri në prag ka dalë djali dhe është dorëzuar.

Policia ka dashur të fshehë motivin, insistoj me forcë që institucionet të zbardhin ngjarjen dhe të merren masa për autorin. Nuk është rrëzuar djali, e kanë goditur prandaj, por do dalë e vërteta. Le të ketë njerëz ai, mos të mbrojtet nga institucionet. Unë atë djalë kisha, me dy fëmijë, i përkushtuar me punë të mbante familjen.

Egli gjithmonë ishte i qeshur, fillonte punën që në mëngjes, me shokët ishte i shkëlqyer, me ne po. Nuk dinte të thoshte njëherë jo, ishte baba i dy fëmijëve. Vëllai i një motre, motrën e ka juriste, çfarë të them. Spitali duhet të ishte më në gatishmëri, ishte djali në morg pa një infermier pa asgjë. Prandaj i lutem shtetit të dalë e vërteta, boll me miq me shtet, me leke, boll se çdo gjë ka kufi.

Familjarët e tij nuk janë afruar, edhe sikur të tentojnë nuk do ti pranoja. Ç’ështe më e çudtishmja, një heshtje nga policia, indiferentizëm. Si nuk ka ardhur njeri të pyesi, ore baba çfarë ndodhi, a di gjë më tepër. Absolutisht jo, kështu është e vërteta. Kemi bërë një padi dhe do e ndjekim deri në fund. Nuk e lëmë me kaq, do dali e vërteta.

Related Posts

Çmendet shqiptari në Greqi, shkoi të grabiste pikën e karburantit, rreh me çekiç punëtorin
Kryesore

E rëndë në Kretë, shqiptari sulmohet me thikë në banesë

11/10/2026
Akuzat për sjellje jodiplomatike, pritet shkarkimi i ambasadores amerikane në Athinë
Kryesore

Akuzat për sjellje jodiplomatike, pritet shkarkimi i ambasadores amerikane në Athinë

11/10/2026
Shkrirja e bashkive/ Rama mbledh të mërkurën deputetët dhe ministrat
Kryesore

Shkrirja e bashkive/ Rama mbledh të mërkurën deputetët dhe ministrat

11/10/2026
Kryesore

Me pistoletë dhe kanabis me vete, arrestohet në Kakavijë 51-vjeçarja gjermane

11/10/2026
I kërkuar në Shqipëri për vrasje/ Kapet në Greqi 19-vjecari turk, edhe dy të tjerë në pranga
Kryesore

I kërkuar në Shqipëri për vrasje/ Kapet në Greqi 19-vjecari turk, edhe dy të tjerë në pranga

11/10/2026
Shpërthimi në fabrikën në Greqi, ndërron jetë dhe shqiptari tjetër. Arrestohen drejtuesit e kompanisë
Kryesore

Shpërthimi në fabrikën në Greqi, ndërron jetë dhe shqiptari tjetër. Arrestohen drejtuesit e kompanisë

11/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Dopieta në Turqi, Manaj në formacionin e javës

Dopieta në Turqi, Manaj në formacionin e javës

12/10/2026
Partizani largon trajnerin, mungon zyrtarizimi – Balkanweb.com – News24

Partizani largon trajnerin, mungon zyrtarizimi – Balkanweb.com – News24

12/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al