• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Bie prodhimi i patates në Greqi, fermerët ankohen për importet nga Egjipti

19/08/2024
Bie prodhimi i patates në Greqi, fermerët ankohen për importet nga Egjipti

Prodhimi i patates është në rënie të lirë si në Greqi ashtu edhe në vendet e BE në tërësi. Sipas të dhënave të fundit që publikoi shërbimi europian i statistikave, Eurostat, megjithëse në BE në vitin 2023 janë prodhuar 48.3 milionë ton patate, gati 1 mln ton më shumë se një vit më parë, prodhimi i saj ka një rënie prej më shumë se një të tretën, krahasuar me vitin 2000.

Në raport me Greqinë, shifrat janë gjithashtu zhgënjyese: nga 560 mijë tonë në vitin 2015, prodhimi ka rënë në 333 mijë tonë në vitin 2023, duke regjistruar një rënie prej 40%. Fermerët e Naxos,që prodhojnë një prej patateve më të shijshme të vendit janë të zhgënjyer sivjet pasi nga 6000 ton patate që prodhon ishulli , sivjet do prodhojë vetëm 1800 ton dhe kjo si pasojë e mungesës së ujit dhe thatësirës.

Në Greqi vetëm gjatë periudhës 2021-2022 sipërfaqet e kultivuara me patate u reduktuan me 5.3% dhe sasitë e prodhuara me 12.4%. Ndërsa edhe këtët vit mbledhja e patates po ecën me ritme të ngadalta në disa zona për shkak të mungesës së fuqisë punëtore. “Pjesën e luanit” në prodhimin e patates e mbajnë Gjermania , Franca dhe Holanda që prodhojnë mbi 55% të patates në BE,ndërsa sasia e prodhimit të fermerëve grekë shkon në vetëm 0.7%.

Për plotësimin e nevojave të tregut BE ka importuar patate vetëm një pjesë të vogël nga vendet e treta , prej të cilave importi nga Egjipti shkon në gati 80% i ndjekur nga Izraeli me 14, 8%. Fermerët grekë protestojnë shpesherë për importin e patateve nga Egjipti, proces që vërtet ul cmimin e saj ,por nga ana tjetër prodhimi vendas mbetet pa shitur. Greqia eksporton pataten e vogël kryesisht në Poloni, kurse atë më kokër të madhe në Rumani.

Related Posts

Vrasje në Memaliaj, policia zbardh detaje nga ngjarja
Kryesore

Vrasje në Memaliaj, policia zbardh detaje nga ngjarja

21/04/2026
Shqipëri-Greqi, 1-0
Kryesore

Vizita në Athinë, Mitsotakis do të presë Ramën në zyrë

21/04/2026
Vjosa çlirohet nga hekurishtet e HEC-it të Becchettit, Ministri i Brendshëm nxjerr pamjet (VIDEO)
Kryesore

Vjosa çlirohet nga hekurishtet e HEC-it të Becchettit, Ministri i Brendshëm nxjerr pamjet (VIDEO)

21/04/2026
Shpërthim me lëndë plasëse në Tepelenë, plagosen dy të rinj
Kryesore

Shpërthim me lëndë plasëse në Tepelenë, plagosen dy të rinj

21/04/2026
Kumbaro në komisionin për edukimin: Reformojmë sistemin e shërbimeve arsimore përmes krijimit të Agjencisë Kombëtare të Shërbimeve Arsimore
Kryesore

Kumbaro në komisionin për edukimin: Reformojmë sistemin e shërbimeve arsimore përmes krijimit të Agjencisë Kombëtare të Shërbimeve Arsimore

20/04/2026
Nën hetim topografi nga Gjirokastra, ja për çfarë akuzohet
Kryesore

Zyrtare nga policia, nën hetim i riu nga Gjirokastra, dyshohet për përhapjen e lajmit të rremë mbi infektimin me HIV

20/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Agjenti i Lewandowski-t zbarkon në Itali, Juve “parakalon” Milan

Agjenti i Lewandowski-t zbarkon në Itali, Juve “parakalon” Milan

22/04/2026
Pse policia po kërkon të arrestojë miliarderin manjat të K-pop-it që qëndron pas BTS?

Pse policia po kërkon të arrestojë miliarderin manjat të K-pop-it që qëndron pas BTS?

22/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al