• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Gazetari i RTSH del në emision me fanellën sportive të Serbisë, plasin reagimet në rrjet

20/08/2024
Gazetari i RTSH del në emision me fanellën sportive të Serbisë, plasin reagimet në rrjet

Gazetari i sportit i Radio Televizionit Shqiptar, Ervin Baku, duket se ka zgjuar ndenjat kombëtare në rrjetet sociale, pasi në një lidhje në Euronews, është shfaqur i veshur me një fanellë të Serbisë përgjatë transmetimit live.

Ky akt ka ngjallur reagime të shumta me ndjenja patriotike duke komentuar veprimin e gazetarit.

Por nga ana tjetër, gazetari i RTSH-së, Ervin Baku tregon arsyet pse u paraqit në lidhje direkte me fanellën e Serbisë

Baku e ka arsyetuar veprimin e tij duke thënë se këtë paraqitje nuk e ka bërë me ndonjë qëllim.

Në emisionin “Rreth e Rrotull” ai ka kërkuar falje për këtë veprim të tij duke thënë se sportin e ndan nga politika.

“Unë jam njeri i sportit, është fanellë që e vesha pasi ishte dhuratë nga trajneri i volejbollit të femrave të Serbisë që zhvilloi kampionati balllkanik në Tiranë muajin e kaluar.

S’kisha as një paramendim dhe prapamendim, unë patriotizmin tim e kam vërtetuar shumë herë, e kam quar flamurin të Shqipërisë në Beograd dhe në Strumica të Maqedonisë.

“Çështjen çame” në Parlamentin Evropian e kam ngritur unë për herë të parë në vitin 2006 në Strasburg”, ka deklaruar Baku.

Sipas Bakut, sporti është paqe e jo luftë.

“Sporti është paqe, nuk është luftë. Serbia duhet të kërkojë falje Kosovës për krimet cnjerëzore… Nuk e bëj për të dukur, ka qenë thjesht sport, ka qenë një fanellë sporti.

E ndaj sportin nga politika. Unë i kërkoj ndjesë cdonjërit dhe cdonjërës, nuk kam bërë asgjë me qëllim. Ka qenë në kuadrin e sportit. Për mua sporti bashkon dhe ndërton ura”, ka vijuar ai.

Baku ka nxitur reagime të shumta, pas një paraqitje të tij në një lidhje direkte në Euronwes Albania, i veshur me fanellën e Serbisë.

Menjëherë pas inkuadrimit në lidhje direkte, gazetari Thimi Samarxhiu e pyeti nëse kjo është një provokim, por ai mohoi të jetë një gjë e tillë.

“Baku, provokim apo jo bluza që ke veshur”, ishte pyetja drejtuar nga Samarxhiu?

Gazetari i sportit Baku u mundua të arsyetojë këtë veprim, duke thënë se ai është një njeri që përpiqet të ndërtojë ura e jo të prishë ura.

Related Posts

VIDEO/ Skandal në Vlorë, tifozët e Flamurtarit hyjnë në fushë dhe dhunojnë lojtarët e Teutës
Sport

VIDEO/ Skandal në Vlorë, tifozët e Flamurtarit hyjnë në fushë dhe dhunojnë lojtarët e Teutës

20/12/2025
VIDEO/ Skandal në Vlorë, tifozët e Flamurtarit hyjnë në fushë dhe dhunojnë lojtarët e Teutës
Sport

VIDEO/ Skandal në Vlorë, tifozët e Flamurtarit hyjnë në fushë dhe dhunojnë lojtarët e Teutës

20/12/2025
INTERVISTA/ “Optimist për kualifikimin në Botëror, pengesa e madhe Polonia”, Salihi tregon “recetën”: Ia dalim nëse luajmë të bashkuar, por kujdes… (VIDEO)
Sport

INTERVISTA/ “Optimist për kualifikimin në Botëror, pengesa e madhe Polonia”, Salihi tregon “recetën”: Ia dalim nëse luajmë të bashkuar, por kujdes… (VIDEO)

19/12/2025

Harry Kane “përkëdhel” talentin Karl: Ka qenë fantastik, ka cilësi të jashtëzakonshme
Sport

Harry Kane “përkëdhel” talentin Karl: Ka qenë fantastik, ka cilësi të jashtëzakonshme

19/12/2025
Marseca pasuesi i Guardiola-s? Në Angli zbulojnë planin e bujshëm të Man.City
Sport

Marseca pasuesi i Guardiola-s? Në Angli zbulojnë planin e bujshëm të Man.City

19/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Konfirmohet emri i parë i “Big Brother VIP Kosova 4”, ja kush do jetë opinionistja

Ky banor la shtëpinë e “BBVK”!

20/12/2025
VIDEO/ Skandal në Vlorë, tifozët e Flamurtarit hyjnë në fushë dhe dhunojnë lojtarët e Teutës

VIDEO/ Skandal në Vlorë, tifozët e Flamurtarit hyjnë në fushë dhe dhunojnë lojtarët e Teutës

20/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al