Zbardhet vrasja e Faik Hajdinit, 72 vjecarit në Memaliaj ku në pranga kanë përfunduar dy bashkëpunëtorët në krim babë e bir dhe është shpallur në kërkim autori, i cili ishte në kërkim për trafik droge.
Sipas prokurorisë 23-vjecari Blerti Kanushi fshihej në banesën e të arrestuarve dhe frika se mos 72 vjecari tregonte vendndodhjen e tij si dhe konflikti për një gardh ka sjellë sherrin dhe më pas e ka qëlluar më sopat për vdekje.
Faik Hajdini është vrarë nga një person që ishte shpallur në kërkim për trafik droge. Është zbardhur vrasje e 72 vjecarit ne fshatin Zhapokikë 2 të Memaliajt, ku sipas policisë mësohet se Blerit Kanushi, 23 vjec i cili jetonte i fshehur ne banesën e Skender e Bledar Hajdinit është autori i dyshuar.
Ndersa janë vënë në pranga babë e bir të cilët mbanin në shtepi të akuzuarin pasi e kanë ndihmuar ne fshehjen e trupit, teksa është shpallur në kërkim i riu. Sipas policisë shkak për vrasjen është një konflikt i hershëm mes kushërinjve Hajdini për një një gardh në territorin që kufizonin banesat e tyre.
Sipas burimeve nga prokurori mësohet se autori i dyshuar i këtij krimi Blerti Kanushi strehohej prej disa muajsh në banesat e Skenderit dhe Bledarit pasi ai ishte në kërkim nga policia për kultivim dhe trafikim narkotikësh.
Për shkak të marrëdhënieve të vështira që familjet kishin me njëra tjetrën si dhe debatit të ashpër pak kohë më parë për një vijë uji, Blerti Kanushi druhej se 72 vjeçari Faik Hajdini mund të denonconte në polici vendndodhjen e tij.
Viktima prej kohësh nuk jetonte në fshat por ai udhëtonte çdo javë nga Tepelena për atje për të kontrolluar banesën dhe kopshtin. Rrugës për në fshatin Zhapokikë gjatë fundjavës Faik Hajdini ka futur në mjetin e tij disa trungje pemësh të lëna buzë rrugës të prera nga bashkëpunëtorët në krim. Kjo ngjarje u bë shkak fillimisht për një konflikt verbal mes tyre.
23 vjeçari Kanushi që strehohej nga familja Hajdini është përfshirë në konflikt dhe më pas i ka zënë prit Faik Hajdinit ndërsa ai po shkonte drejt mjetit të tij për tu kthyer në Tepelenë.
Grupi konfirmuan se ka shenja të një përleshjeje fizike mes dy burrave dhe më pas një goditje me sopatë në pjesën e pasme të qafës.
Dyshohet se 71 vjeçari i arrestuar Skënder Hajdini ka qenë prezent në momentin e krimit dhe ka ndihmuar për shtyrjen e trupit të viktimës në përrua për të humbur gjurmët.
Pas ngjarjes Blerti Kanushi është larguar me këmbë në drejtim të një zone të thellë të pyllëzuar. Në dëshmine e tyre para OPGJ, të arrestuarut kanë kërkuar të lihen të lirë për shkak të bagëtive të braktisura në kullotë.