• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

U rrezikuan 4 fshatra, vihet nën kontroll zjarri në Gjirokastër

26/08/2024

Operacioni për fikjen e zjarrit masiv ditën e djeshme në Topullaraj pranë Gjirokastrës përfundoi me vendosjen nën kontroll të flakëve rreth orës 4 të mëngjesit të sotëm.
Zjarri shfaqi rrezikshmëri të lartë për 4 fshatra të njësive Antigone dhe Lunxhëri pasi u favorizua në pak minuta nga era e fuqishme. Zjarrfikësit izoluan fillimisht flakët që po i drejtoheshin fshatrave Topullaraj dhe Arshi Lengo dhe më pas operacioni vijoi në lindje të vatrës së zjarrit për të frenuar rrezikun për disa stane bagëtish, ferma, plantacione dhe fshatra.
Në operacion morën pjesë të gjithë efektivët zjarrfikës të Gjirokastrës. Me përshkallëzimin e situatës ata kërkuan ndihmë edhe nga skuadrat zjarrfikëse të bashkive fqinje.
Zjarri përfshiu kalanë historike të Shën Triadhës monument kulture i kategorisë së parë si dhe antenat e disa operatorëve telefonikë dhe televizivë të vendosur në të njëjtën kodër.
Në vendngjarje aktualisht po vijojnë të qëndrojnë një grup prej 50 trupash ushtarake për fikjen e trungjeve dhe mbajtjen nën monitorim të të gjithë zonës për shkak të rrezikut të një riaktivizimi të mundshëm të zjarrit.
Parcela nga ka nisur zjarri është identifikuar nga vrojtuesi i zonës dhe policia po heton mbi ngjarjen si dhe po punon për ndalimin e autorit.

Related Posts

Dy kushtet e Ramës për kryebashkiakët që duan të rikandidojnë
Kryesore

Dy kushtet e Ramës për kryebashkiakët që duan të rikandidojnë

21/03/2026
Rama: Nëse çmimi i naftës kalon vlerën 220 lekë, do ulet me 20% akciza
Kryesore

Rama: Nëse çmimi i naftës kalon vlerën 220 lekë, do ulet me 20% akciza

21/03/2026
Lëvizje në PS, Rama ndryshon drejtuesit në disa qarqe
Kryesore

Lëvizje në PS, Rama ndryshon drejtuesit në disa qarqe

21/03/2026
Sot asambleja e PS, pritet zgjerim i strukturave në diasporë
Kryesore

Sot asambleja e PS, pritet zgjerim i strukturave në diasporë

21/03/2026
Shtrenjtimi i naftës/ Rritet në 200 lekë çmimi i biletës së linjës Sarandë-Ksamil
Kryesore

Shtrenjtimi i naftës/ Rritet në 200 lekë çmimi i biletës së linjës Sarandë-Ksamil

20/03/2026
Sëmundja e rrezikshme shfaqet në Greqi, Shqipëria ndalon importin e kafshëve!
Kryesore

Sëmundja e rrezikshme shfaqet në Greqi, Shqipëria ndalon importin e kafshëve!

20/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“FINAL FOUR”/ Nga Vllaznia te Partizani, të kuqtë përfitojnë nga rregulli i veçantë! Si paraqitet situata në kalendar dhe renditje

“FINAL FOUR”/ Nga Vllaznia te Partizani, të kuqtë përfitojnë nga rregulli i veçantë! Si paraqitet situata në kalendar dhe renditje

22/03/2026
Vora, Bellai: I zhgënjyer me rezultatin, kjo humbje le të shërbejë si mësim

Humbja me Tiranën, tekniku i Vorës: Nuk funksionoi asgjë, se di të ardhmen

22/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al