• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Përdh*noi të dashurën e djalit, burri ‘monstër’ në Greqi: Kemi pasur lidhje të hapur. Kur u ndanë, ajo u afrua me mua dhe unë u dorëzova

26/08/2024

Vijojnë të dalin të tjera detaje nga ngjarja e rëndë që tronditi opinionin publik në Greqi ku një 44-vjeçar akuzohet se ka përdhunuar ish-të dashurën 16-vjeçare të djalit të tij.

“Kam pasur një marrëdhënie zyrtare dhe të hapur me denoncuesen dhe në fakt kjo ka qenë arsyeja që jam divorcuar nga gruaja ime”, ky është një nga pretendimet e 44-vjeçarit në Colonos të Greqisë.

Duke mohuar akuzën e përdhunimit, ai shfaqet i papenduar në të njëjtën kohë, ndërsa ka pranuar se djali i tij ka pasur një lidhje me të miturën.

“Nuk e kam kërcënuar apo shantazhuar në asnjë mënyrë vajzën që të bashkohen. Në fakt, marrëdhënia jonë ishte e dukshme dhe e njohur për shumë njerëz në mjedisin tonë dhe të gjitha takimet tona ishin ose në shtëpinë time ose në vende publike në Colonos. Vërtet vajza kishte një lidhje në të kaluarën me djalin tim dhe kur u ndanë, ajo u afrua me mua dhe unë për fat të keq u dorëzova. Kam besim te sistemi i drejtësisë greke dhe pres të shihet e vërteta”, është shprehur ai në deklaratën e tij.

Sipas raportimeve 16-vjeçarja prej disa muajsh ishte në një lidhje me djalin e 44-vjeçarit dhe i kishte thënë se e shihte atë si vajzën e tij. Kur vajza u nda me të riun, babai shfrytëzoi rastin për të vendosur planin e tij të sëmurë. Ai i tha vajzës se do ta ndihmonte të kthehej së bashku me djalin e tij, kështu që e çoi me makinën e tij në një vend të braktisur në Athinë ku dhe e përdhunoi. Por makthi për vajzën nuk u ndal me kaq, pasi 44-vjeçari filloi ta kërcënonte se do ta vriste atë dhe babain e saj, i cili ishte i vetmi që kishte gjallë pasi nëna i kishte vdekur.

Burri, i cili është i divorcuar dhe përveç djalit ka edhe një vajzë 11-vjeçare, me këto kërcënime e ka përdhunuar vazhdimisht 16-vjeçaren, derisa ajo ka arritur të flasë me të atin, gjë që ka sjellë arrestimin e 44-vjeçarit. 16-vjeçarja fillimisht foli me një shoqe për atë që po kalonte dhe ishte ajo që e bindi se duhet t’i tregonte të atit të saj. Sipas babait të së miturës, gjithçka ka nisur në qershor kur i dyshuari për përdhunim nisi t’i dërgonte mesazhe asaj duke e kërcënuar se nëse nuk takohej me të do të dëmtonte familjen e saj. Babai i vajzës ka treguar se autori ka kryer marrëdhënie seksuale me të, kundër dëshirës së saj, rreth dhjetë herë, në periudhën nga qershori 2024 deri më 19 gusht.

“Ai i dërgoi mesazhe kërcënuese se nëse ajo hapte gojën dhe fliste, ai do t’i vriste babanë dhe motrën e saj. Ai e bëri vajzën të betohej për nënën e saj të vdekur se nuk do të fliste. Nuk kishte konsensus. Ajo kishte frikë, tha ‘nuk kam nënë, a duhet të humbas edhe babin?’”, tha babai i vajzës.

Sipas dëshmisë së babait të së miturës, bisedat mes saj dhe 44-vjeçarit janë bërë në rrjetin social Insatgram, për të cilat i akuzuari është kujdesur që të fshihen.

“Të gjitha këto janë në mesazhe dhe dialogë në Instagram të cilat ai është kujdesur t’i fshijë, por Policia i ka në dosjen që ka hapur. Ai kishte një guxim të tillë sa kishte kontakte dhe me mua. Më thirri dhe më miqësoi. E ka përdhunuar në datën 19 dhe në datën 20 ka lënë takim me mua për të shkuar të bëj një punë”, shtoi babai i viktimës së mitur, duke iu referuar edhe një roli “të dyshimtë” të luajtur nga 44-vjeçari.

Related Posts

Mbytja e 62-vjeçarit në Virua, policia jep detaje: Ishte i punësuar si roje në zonë
Kryesore

Mbytja e 62-vjeçarit në Virua, policia jep detaje: Ishte i punësuar si roje në zonë

19/06/2026
2 km radha në kufi, policia greke vonesa në Kapshticë
Kryesore

2 km radha në kufi, policia greke vonesa në Kapshticë

19/06/2026
Një grup eurodeputetësh vjen në 29 qershor në Zvërnec
Kryesore

Një grup eurodeputetësh vjen në 29 qershor në Zvërnec

19/06/2026
Frika nga protesta, hiqet gardhi që mbante të izoluar plazhin në Kakome
Kryesore

Frika nga protesta, hiqet gardhi që mbante të izoluar plazhin në Kakome

19/06/2026
Spartak Ngjela plas deklaratën e fortë: Saliu është në gjendje të rëndë psikologjike!
Lajme

Ngjela: Protestat janë në favor historik të Edi Ramës, por ai nuk e kupton

19/06/2026
Nis protesta, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës
Kryesore

Nis protesta, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

19/06/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Mungon një karton i kuq për Messin, Algjeria notë proteste në FIFA pas ndeshjes me Argjentinën, Marciniak në “shënjestër”

Mungon një karton i kuq për Messin, Algjeria notë proteste në FIFA pas ndeshjes me Argjentinën, Marciniak në “shënjestër”

20/06/2026
“Kisha frikë se mos humbisja Botërorin”, Yamal: Bëj gjithçka për Spanjën, sa i takon gjendjes time fizike…

“Kisha frikë se mos humbisja Botërorin”, Yamal: Bëj gjithçka për Spanjën, sa i takon gjendjes time fizike…

20/06/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al