• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Sherri te lokali në Gren Coast, Braçe: Ore merruni me këtë llumin e Londrës dhe Spanjës, ku i gjejnë lekët?! Mos ua fshihi emrat, janë rrezik për jetët e qytetarëve!

29/08/2024
Sherri te lokali në Gren Coast, Braçe: Ore merruni me këtë llumin e Londrës dhe Spanjës, ku i gjejnë lekët?! Mos ua fshihi emrat, janë rrezik për jetët e qytetarëve!

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reguar lidhur me sherrin e pak ditëve më parë të ndodhur në lokalin “Sin” në Palasë. Me anë të një postimi Facebook, Braçe thotë se “sundimi i ligjit” nuk është dy llafe goje, por sipas tij, është shumë më tepër se kaq. Deputeti shkruan se njerëz të tillë nuk duhet të kenë vend në mjedisin publik duke shtuar se janë një rrezik për jetën e cilitdo.

Si një “goditje” ndaj njoftimeve të mangëta të policisë së shtetit, Braçe shkruan se nuk ka arsye pse të mbulohen, fshihen emrat e persoanve të përfshirë në përplasje, pasi sipas tij, ka shumë rëndësi për të ditur ku duhet shkuar për pushime-plazh, muzikë, qetësi dhe siguri.

Ai thotë se kjo lloj jete nate bëhet kështu aty ku modeli i biznesit është i tillë. Sipas tij, ka lokale që ngrihen për jetë nate dhe dite sipas nevojës së biznesit, të tilla siç shkruan Braçe për të thithur lekët e llumit të atyre që me përkëdheli në televizione i shquajnë si “çunat e Londrës”, “çunat e Amsterdamit, Roterdamit, Madridit, Barcelonës, Milanos, Antverpit, Brukselit”, “çunat Bllokut”, “çunat e këtij apo atij banditi”.

Po në këtë reagim, Braçe bën thirrje thirrje që të merren masa për personat e përfshirë, ndërsa kërkon të shtohen hetime për të ardhurat e tyre. Ai thotë se personat e përfshirë janë llumi i shoqërisë që shkojnë në këto zona bregdetare vetëm për të treguar pushtetin e parave dhe jo për të pushuar. Sips tij, atapa para nuk bëjnë asgjë.

Postimi i plotë i deputetit Erion Braçe:

Kam ca gjera per te thene per kete llum; “sundimi i ligjit” nuk eshte dy llafe goje, eshte shume me teper se kaq!

E PARA-TRANSPARENCA; Vendi, ka shume rendesi te thuhet qarte-RRAHJA PREJ BARBARESH, ndodhi ne klubin SIN ne Green Cost; nuk ka arsye pse te mbulohen, fshihen emrat; ka shume rendesi per te ditur ku duhet shkuar per pushime-plazh, muzike, qetesi, siguri;

Fytyrat, ka shume rendesi te duken qarte- KY LLUM QE SHKATERRON PUSHIMET VJETORE TE CILITDO SHQIPTARI E TE HUAJI ARDHUR NE SHQIPERI, ka fytyre, emra; nuk ka arsye pse te mbulohen fytyrat dhe emrat te fshihen pas inicialeve; keta jo vec perbejne RREZIK PUBLIK per njeri tjetrin por jane nje RREZIK PER JETEN e cilitdo; secili, shqiptar apo i huaj duhet te kete te qarte jo vec cfare gjen, ka ne krah atje ku shkon te pushoje, qetesohet apo argetohet, por edhe sa rrezik ka te ndash mjedisin publik me keta.

E DYTA-MODELI I KETIJ BIZNESI; Ky vend, ne oferten e tij qe ne kete dimension behet MBURRAVECE PA SHKAK-natyra eshte krenaria jone, ka edhe JETEN E NATES; Domethene kete qe shihni ne video-jete nate! Natyrisht, te jemi te vertete, JO KUDO ESHTE E TILLE; Eshte keshtu aty ku MODELI I BIZNESIT eshte i tille! Lokale qe ngrihen per JETE NATE-edhe dite sipas nevojes se biznesit, te tilla per te thithur LEKET E LLUMIT-atyre qe me perkedheli ne televizione i shquajne si “cunat e Londres”, “cunat e Amsterdamit, Roterdamit, Madridit, Barcelones, Milanos, Antverpit, Brukselit”, “cunat Bllokut”, “cunat e ketij apo atij banditi”; per ta dhe eskortat e tyre, brenda ketyre lokaleve ka zona VIP ku tavolina kushton 500, 1000, 2000, 5000 euro, shampanja kushton 500, 1000, 1200 euro dhe jo per tu pire por per te lagur, nje karkalec-nje domethene nje, jo pjate, kushton 100 euro, nje shalqi ndare ne thela shkon 500 euro si frut i fresket e keshtu me rradhe; pra modeli i biznesit-mblidh para, therret keta me gjithe ckane e ato pas ketyre!

E TRETA-VIPlleku i KETYRE; Per kete model biznesi keta jane VIPa; ne fakt keta jane LLUM, LLUMI! Njerez qe ne pamje te pare nuk ju dihet se nga ju buron mireqenia, nderkohe sa te hapesh gojen e te pyesesh apo sa perfshihen e per ta kerkon, meson cfare llumi jane-i identifikon ambjenti ku rrine, paraja qe shpenzojne; po doemos edhe kartelat perkatese kriminale.

TANI DUA TE THEM: e para-PASTRINI MJEDISIN PUBLIK NGA KETA. Keta nuk pushojne, nuk jane ne breg per pushime por PER TE TREGUAR E IMPONUAR STATUSIN E TYRE-VIPllekun; keta dhe ato bashke me keta. AMJENTET TONA NUK MUND TE JENE AMBJENTET E KETYRE, NUK MUND TE JEMI BASHKE KURRE!

E dyta- pastroni sektorin e sherbimeve nga ky MODEL BIZNESI, ne shumicen e tij edhe informal; eshte ky biznes qe therret kete llum dhe parate e ketij llumi; i perulem cdokujt ne bregun e ketij vendi qe sherben per njerez normale, synon njerez normal dhe respekton buxhetet e tyre, fiton ne kete menyre e ofron qetesi, argetim e siguri njeheresh; ky eshte ambjenti jone;

E Treta- shume bejne te gjithe bashke, police, hetues, prokurore, gjykates, kontrollore te tjere qe merren me pasurite e POLITIKANEVE; po me parate e ketij llumi dhe ketij modeli biznesi do merret kush? Keta pa para nuk jane asgje, hic, zero! MERRUNI NJE HERE TE VETME SERIOZISHT ME KETA, JO VETEM KURR RRIHEN NE PUBLIK! Eshte gjeja me e thjeshte e mundshme: KETA NUK DUHET TE KENE VEND NE MJEDISIN PUBLIK!

Related Posts

Berisha: Lulzim Bashën nuk e zgjodha unë!
Kryesore

Berisha: Lulzim Bashën nuk e zgjodha unë!

20/12/2025
Një tjetër grua ‘e pëson’ te blloqet e betonit në Vlorë
Kryesore

Një tjetër grua ‘e pëson’ te blloqet e betonit në Vlorë

20/12/2025
Sherr me sende të forta mes dy familjeve në Delvinë
Kryesore

Sherr me sende të forta mes dy familjeve në Delvinë

20/12/2025
Park fotovoltaik në Bistricë, miratohet leje për 50 vjet
Kryesore

Park fotovoltaik në Bistricë, miratohet leje për 50 vjet

20/12/2025
Kryesore

Shpërndanin kokainë në shkolla, 12 të arrestuar në Greqi

20/12/2025
Po vijnë emigrantët, radhë kilometrike në Kakavijë
Kryesore

Po vijnë emigrantët, radhë kilometrike në Kakavijë

20/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

North West bën debutimin e saj të parë në Instagram

North West bën debutimin e saj të parë në Instagram

21/12/2025
Nga depresioni te tentativa për vetëvrasje, Guarin rrëfen tmerrin: Tani po e fitoj betejën…

Nga depresioni te tentativa për vetëvrasje, Guarin rrëfen tmerrin: Tani po e fitoj betejën…

21/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al