• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Lirimi i Belerit, ministri i Jashtëm grek: Zhvillim pozitiv, por nuk mohojmë të gjitha ato që kanë ndodhur

02/09/2024
Lirimi i Belerit, ministri i Jashtëm grek: Zhvillim pozitiv, por nuk mohojmë të gjitha ato që kanë ndodhur

Ministri i Jashtëm grek, Jorgos Gerapetritis reagoi pas lirimit të Fredi Belerit, duke e përshëndetur si një zhvillim pozitiv lënien e tij të lirë pas një mbajtjeje në paraburgim dhe heqje lirie prej 16 muajsh, siç u kujdes të theksonte kryediplomati i vendit fqinj.

Megjithatë, kjo nuk mohon të gjitha ato që kanë ndodhur dhe që çuan tek mbajtja e tij e gjatë në burg dhe gjithë ato që njohim sa i përket shtetit të së Drejtës në Shqipëri dhe të drejtat themelore, u shpreh ai. Greqia, theksoi ministri, do të vazhdojë të kujdeset për minoritetin kombëtar grek dhe t`i vërë në dukje çështjet që kanë të bëjnë me të drejtën Ndërkombëtare dhe ligjet europiane.

“Lirimi i eurodeputetit të zgjedhur Fredi Beleri pas një mbajtje në paraburgim dhe heqje lirie prej 16 muajsh , përbën një zhvillim pozitiv. Megjithatë, kjo nuk mohon të gjitha ato që kanë ndodhur dhe që çuan tek mbajtja e tij e gjatë në burg dhe gjithë ato që njohim sa i përket shtetit të së Drejtës në Shqipëri dhe të drejtat themelore . Greqia do të vazhdojë të kujdeset për minoritetin kombëtar grek dhe t’i vërë në dukje çështjet që kanë të bëjnë me të drejtën Ndërkombëtare dhe ligjet europiane”, tha ministri.

Për Belerin ka reaguar edhe zëdhënësi i qeverisë dhe ministri i Shtetit, Pavlos Marinakis.

“Është padyshim një zhvillim pozitiv lirimi i tij gati 40 ditë ose pak javë para mbarimit të afatit të dënimit, kjo nuk do të thotë që do të harrojmë gjithë ato që ndodhën këto 16 apo 17 muaj , rëndësinë e atyre që ndodhën .

Dhe nuk do ti harrojmë pasi në personin e Fredi Belerit qeveria greke shikon gjithë qytetarët grekë dhe gjithë minoritetin kombëtar grek të Shqipërisë, të cilin do vazhdojmë ta mbështesim, do jemi përkrah tij dhe tashmë ky minoritet grek i Shqipërisë dhe Greqia, bashkë me grekët, kanë një përfaqsues të tyre të zgjedhur në PE , i cili do të jetë aty , do të flasë për të drejtat njerëzore , do të japë më shumë beteja . Siç kemi thënë shumë herë çështja e mbrojtjes së prezumimit të pafajësisë , të të drejtave të një të akuzuari, këto çështje janë të shenjta, kanë rëndësi të madhe ,pra përshëndesim lirimin e tij , por në asnjë mënyrë nuk harrojmë çfarë ndodhi muajt e kaluar”, sipas zëdhënësit të qeverisë.

Related Posts

Të hënën protestuesit sërish para Parlamentit
Kryesore

Të hënën protestuesit sërish para Parlamentit

26/07/2026
Ngjarja horror në Roskovec, gazetari: Rozalinda pa live vrasjen e prindërve, ish-i fejuari i saj e ka dhunuar vazhdimisht
Kryesore

Ngjarja horror në Roskovec, gazetari: Rozalinda pa live vrasjen e prindërve, ish-i fejuari i saj e ka dhunuar vazhdimisht

25/07/2026
Ish-deputetja e PS për Ramën: Njerëzve që e humbin lidhjen me tokën, vendin e tyne dhe natyrën, nuk mund t’u zihet besë
Kryesore

Ish-deputetja e PS për Ramën: Njerëzve që e humbin lidhjen me tokën, vendin e tyne dhe natyrën, nuk mund t’u zihet besë

25/07/2026
Përfshihet nga flakët mali i Çipinit në Vlorë
Kryesore

Përfshihet nga flakët mali i Çipinit në Vlorë

25/07/2026
Zjarr në Lazarat
Kryesore

Zjarr në Lazarat

25/07/2026
Reforma territoriale: Më pak kryetarë, më shumë zhvillim
Blog

Reforma territoriale: Më pak kryetarë, më shumë zhvillim

25/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Boks/ Bie Prenga, Joshua fiton në duelin historik

Boks/ Bie Prenga, Joshua fiton në duelin historik

26/07/2026
Të hënën protestuesit sërish para Parlamentit

Të hënën protestuesit sërish para Parlamentit

26/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al