• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Elisa Spiropali: Vetëm të verbërit nuk e shohin që Shqipëria ka ndryshuar në mënyrë të pakrahasueshme

03/09/2024
Elisa Spiropali: Vetëm të verbërit nuk e shohin që Shqipëria ka ndryshuar në mënyrë të pakrahasueshme

Ka nisur ditën e sotme sesioni i VII të legjislaturës së X, të Kuvendit të Shqipërisë, me pjesëmarrjen e dëputetëve nga maxhoranca dhe opozita, por me mungesën e kryeministrit Edi Rama.

Sesionin e ri e ka çelur kryetarja e re e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali. Në fjalën e saj hapëse nuk kanë munguar replikat e deputetëve opozitarë, megjithatë Spiropali e ka shfrytëzuar fjalën e saj për të bërë një prezantim të punës së Kuvendit në këtë sesion.

Ajo gjithashtu i ka bërë thirrje kolegëve opozitarë të punojnë së bashku për identifikimin dhe realizimin e prioriteteve të rëndësishme, si ai i integrimit në Bashkimin Europian.

Pjesë nga fjala e Spiropalit:

Unë besoj fort se vetëm të verbrit nuk shohin se Shqipëria ka ndryshuar në mënyrë të pakrahasueshme me një dekadë më parë, kanë ndryshuar qytetarët, pritshmëritë e tyre. Jo pa keqardhje, mendoj se ka ndryshuar mendësia e të bërit politikë. Si kryetare e Kuvendit, gjykoj se mund të nënvizoj një ftesë e lutje të vjetër të ripërsëritur, për të qenë bashkë në në identifikimin e disa prioriteteve që duhet të identifikojmë dhe realizojmë deri në fund të kësaj legjislature.

Më lejoni të ndaj disa të tilla me ju. Duke nisur me lidershipin e kuvendit në procesin e anëtarësimit në BE. Gjithëpërfshirja, nuk ka vend mes të majtësh dhe të djathtësh. Duke nisur me këshillin kombëtar të integrimit europian, që do të kenë gjithë mbështetjen time. Angazhimet e planit të veprimit për zbatimin e rekomandimeve të KE. Rritjen e kontrollit dhe monitorimit të instutucioneve të pavarura. Kuvendi do të vijojë të mbështesë partneritetet strategjike me aleatët e mëdhenj, BE, SHBA, NATO. Do të vijojmë bashkëpunimin me organizatat ndërkombëtare.

Shqyrtimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese do të jetë një ndër prioritetet e Kuvendit gjatë këtij sesioni. Rritja e përgjegjshmërisë, produktivitetit, transparencës dhe llogaridhënies së Kuvendit përpara qytetarëve do të jenë prioritet i Kuvendit edhe gjatë këtij sesioni. Mbikëqyrja dhe kontrolli parlamentar, sidomos nga opozita, do të jenë një prioritet i Kuvendit. Pas një dialogu të domosdoshëm, duhet të nisë dhe të përfundojë procesi për zgjedhjen e Avokatit të Popullit.

Le t’i kthejmë këto muaj të mbetur të kësaj legjislature në një mundësi të shtuar për të pohuar mundësitë e pakufishme që sjell liria, bashkëpunimi, ndeshja e ideve dhe gara e ndershme e tyre. Të gjithë së bashku, mund të shkruajmë një faqe tjetër të historisë së zhurmshme të politikës shqiptare.

Related Posts

I kërkuar në Shqipëri për vrasje/ Kapet në Greqi 19-vjecari turk, edhe dy të tjerë në pranga
Kryesore

I kërkuar në Shqipëri për vrasje/ Kapet në Greqi 19-vjecari turk, edhe dy të tjerë në pranga

11/10/2026
Shpërthimi në fabrikën në Greqi, ndërron jetë dhe shqiptari tjetër. Arrestohen drejtuesit e kompanisë
Kryesore

Shpërthimi në fabrikën në Greqi, ndërron jetë dhe shqiptari tjetër. Arrestohen drejtuesit e kompanisë

11/10/2026
Atentati me tritol në Gjirokastër, ndërron jetë shoferi
Kryesore

Atentati me tritol në Gjirokastër, lënda eksplozive dyshohet se u aktivizua me celular në distancë

11/10/2026
Atentati me tritol në Gjirokastër, ndërron jetë shoferi
Kryesore

Atentati me tritol në Gjirokastër, ndërron jetë shoferi

11/10/2026
Dyshimet e para, çfarë dihet deri më tani për shpërthimin e mjetit në Gjirokastër (VIDEO)
Kryesore

Dyshimet e para, çfarë dihet deri më tani për shpërthimin e mjetit në Gjirokastër (VIDEO)

10/10/2026
Policia zbardh detaje nga shpërthimi në Gjirokastër, dy të plagosur (VIDEO)
Kryesore

Policia zbardh detaje nga shpërthimi në Gjirokastër, dy të plagosur (VIDEO)

10/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

UEFA trondit federatën me gjobën e rëndë, mbyllet edhe sektori i tifozëve për një ndeshje në transfertë nëse…

UEFA trondit federatën me gjobën e rëndë, mbyllet edhe sektori i tifozëve për një ndeshje në transfertë nëse…

11/10/2026
I kërkuar në Shqipëri për vrasje/ Kapet në Greqi 19-vjecari turk, edhe dy të tjerë në pranga

I kërkuar në Shqipëri për vrasje/ Kapet në Greqi 19-vjecari turk, edhe dy të tjerë në pranga

11/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al