• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ndeshja që bëri shqiptarët krenarë/ Ku janë pas 20 vitesh “heronjtë” e fitores me Greqinë (VIDEO)

04/09/2024
Ndeshja që bëri shqiptarët krenarë/ Ku janë pas 20 vitesh “heronjtë” e fitores me Greqinë (VIDEO)

Sot u bënë 20 vite nga fitorja historike e Shqipërisë me Greqinë më 4 shtator të vitit 2004 në një “Qemal Stafa” të mbushur plot e përplot nga tifozët e mrekullueshëm kuqezi.

Kuqezinjtë fituan 2-1 me gola të Edvin Muratit në minutën e 2-të dhe Ardian Aliajt në minutën e 11-të.

Ajo fitore mbahet mend jo vetëm sepse fituam një “derbi” të ndezur me fqinjët, por sepse Greqia vinte si kampione e Europës në Tiranë. Po atë natë në Greqi u vra sepse festoi me flamurin kuqezi edhe Gramoz Palushaj, djaloshi nga Kukësi që ishte emigrant në vendin fqinj.

Po ku janë sot heronjtë e asaj ndeshjeje?

Shqipëria ka ende një Strakosha në portë. Nuk është Foto, por i biri, Thomasi. Elvin Beqiri, ish-mbrojtësi i djathtë nga Shkodra, tanimë jeton në Kanada.

Lorik Cana e ka mbyllur me futbollin si rekordmeni i prezencave me fanellën kuqezi (93).

Besnik Hasi është trajneri i Meshelenit në Belgjikë. Adrian Aliaj jeton në Kroaci dhe është tashmë një menaxher futbollistësh i afirmuar.

Altin Lala jeton në Gjermani dhe ka hapur disa biznese, por merret gjithashtu edhe me menaxhim lojtarësh (është agjent i Rashicës).

Ervin Skela jeton në Gjermani, pjesë e klubit Eintraht Frankfurt, por tanimë si këshilltar dhe zbulues talentesh.

Edvin Murati jeton në Francë, është pjesë e trupit diplomatik në Paris dhe zotëron biznese, por merret edhe me menaxhim lojtarësh bashkë me vëllanë e tij.

Klodian Duro jeton në Tiranë dhe i është futur profesionit të trajnerit. Provoi edhe një eksperiencë në Big Brother. Florian Myrtaj jeton në Itali dhe shpeshherë bën komentatorin sportiv.

Igli Tare, pas një eksperience të gjatë si drejtor i Lacios, prej një viti është shkëputur nga pjesa aktive e futbollit dhe po i përkushtohet familjes dhe bizneseve në Shqipëri dhe Itali.

Fitorja solli një festë të jashtëzakonshme në rrugët e Tiranës, ku të gjithë shqiptarët dolën për të festuar deri në orët e para të mëngjesit, pasi Kombëtarja shqiptare fitoi me kampionët në fuqi të Europës.

Ndërkohë, ndeshja e kthimit në Greqi u fitua nga vendësit 2-0 në vitin 2005 dhe ajo do të ishte edhe përballja e fundit që Shqipëria dhe Greqia kanë patur, qoftë edhe për takime miqësore.

Related Posts

Shifra të “frikshme”, askush si Vlahovic, gol çdo 35 min
Sport

ZYRTARE/ Juve blindon pinjollin e Spallettit, tani radha e Vlahovic (VIDEO)

03/03/2026
Pa patentë dhe me motor pa targa, arrestohet 18-vjeçari në Këlcyrë
Kryesore

Këlcyrë/ Procedohet 56-vjeçari nga Dragoti, dyshohet se kanosi me armë sportive një 20-vjeçar

03/03/2026
Gjirokastër, sherr me grushta në ‘Granicë’, dy persona përfundojnë në Prokurori
Kryesore

Gjirokastër, aksidentohen dy të rinj në “Granicë”

02/03/2026
tepelene thike plagosje
Kryesore

Sherr me sende të forta mes dy të rinjve në Tepelenë

02/03/2026
Me doza kanabisi gati për shitje, 4 persona të ndaluar në Gjirokastër
Kryesore

Gjirokastër, 37-vjeçari rrëzohet aksidentalisht, përfundon në Spitalin e Traumës

02/03/2026
Konflikt për kullotat në Asim Zeneli, procedohen penalisht dy vëllezër nga Lazarati
Kryesore

Konflikt për kullotat në Asim Zeneli, procedohen penalisht dy vëllezër nga Lazarati

02/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Shifra të “frikshme”, askush si Vlahovic, gol çdo 35 min

ZYRTARE/ Juve blindon pinjollin e Spallettit, tani radha e Vlahovic (VIDEO)

03/03/2026
Shampot e shtrenjta nuk janë gjithmonë më të mira për flokët, ekspertët shpjegojnë arsyet

Shampot e shtrenjta nuk janë gjithmonë më të mira për flokët, ekspertët shpjegojnë arsyet

03/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al