• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Sekuestrohet malli i argjendarisë së VIP-ave, shpallet në kërkim pronari 28-vjeçar

22/09/2024
Sekuestrohet malli i argjendarisë së VIP-ave, shpallet në kërkim pronari 28-vjeçar

Nënë e bir, pronarë të një prej argjendarive më të njohura në Tiranë, “Izmiri Shop” janë kapur nga policia e Tiranës pasi në biznesin e tyre tregtonin bizhuteri të dyshuara kontrabandë.

Izmir Bengaj, 28 vjeç pronari i argjendarive, është shpallur në kërkim pasi nuk është gjetur në ambientet e biznesit, ndërsa nëna e tij, Donika Bengaj 50-vjeç është vënë nën hetim.

Gjatë kontrollit në dy zmbientet e argjendarisë “Izmiri Shop” në rrugën “Muhamet Gjollesha”, dhe në tjetrën në një qendrër tregtare në rrugën Tiranë-Durrës janë sekuestruar 9830 gram argjend.

Aksesorët e argjendi nuk dispononin fatura doganore e tatimore dhe të ardhurat e përfituara nga shitja e tyre, fshiheshin nga dy autorët e dyshuar.

Njoftimi i policisë:

Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Tatimor, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Tregtonin bizhuteri të ndryshme, të dyshuara të kontrabanduar, procedohet penalisht një shtetase dhe punohet për kapjen një shtetasi tjetër.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Tatimor, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Silver”.

Në kuadër të këtij operacioni u procedua penalisht shtetasja D. B., 50 vjeçe, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, ”Kontrabanda me mallra të tjerë” dhe ”Tregtimi dhe transporti i mallrave që janë kontrabandë” parashikuar nga nenet 180, 174 dhe 178 të Kodit Penal. Gjithashtu po punohet për lokalizimin e djalit të saj, shtetasit I. B., 28 vjeç.

Gjatë operacionit është ushtruar kontroll në një subjekt në rrugën “Muhamet Gjollesha”, dhe në një tjetër në një qendrër tregtare në rrugën Tiranë-Durrës. Gjatë kontrolleve në këto subjekte, shërbimet e Policisë, gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, aksesorë argjendi për të cilat nuk disponoheshin fatura doganore e tatimore dhe të ardhurat e përfituara nga shitja e tyre, fshiheshin nga dy autorët e dyshuar.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar aksesorë argjendi, me peshë 9830 gram, të dyshuar të kontrabanduar.

Related Posts

Triumf kuqezi në Vjenë, Alis kualifikon Shqipërinë në Finalen e Madhe të Eurovizion 2026
Kryesore

Triumf kuqezi në Vjenë, Alis kualifikon Shqipërinë në Finalen e Madhe të Eurovizion 2026

14/05/2026
Tenderat e AKSHI-t/ Mirlinda Karçanaj: U gjenda në një botë të kthyer përmbys. U godita me gurë! Më damkosën me akuza
Kryesore

Tenderat e AKSHI-t/ Mirlinda Karçanaj: U gjenda në një botë të kthyer përmbys. U godita me gurë! Më damkosën me akuza

14/05/2026
E rëndë/ Shuhet në aksident 28-vjeçari
Kryesore

Aksidenti/ Ndërron jetë babai i ministres Adea Pirdeni

14/05/2026
Nis faza teknike e digjitalizimit të hartave kadastrale
Kryesore

Nis faza teknike e digjitalizimit të hartave kadastrale

14/05/2026
Rama tregon për herë të parë takimin e “fshehtë” me Berishën në 1992 në zyrën e Presidentit
Lajme

Rama tregon për herë të parë takimin e “fshehtë” me Berishën në 1992 në zyrën e Presidentit

13/05/2026
Rama flet për Elisa Spiropalin: Kush thotë “hajde më vrit” e ka ngaqë të do
Kryesore

Rama flet për Elisa Spiropalin: Kush thotë “hajde më vrit” e ka ngaqë të do

13/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ballkani “pushton” finalen e Eurovision 2026, gjashtë shtete në garë për trofeun

Ballkani “pushton” finalen e Eurovision 2026, gjashtë shtete në garë për trofeun

15/05/2026
Bayern Mynih në sulm për Gordon, Newcastle i vendos çmim

Bayern Mynih në sulm për Gordon, Newcastle i vendos çmim

15/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al