• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Betohet Vangjel Tavo: Do jem shërbëtori i Himarës

30/09/2024
Betohet Vangjel Tavo: Do jem shërbëtori i Himarës

Ditën e sotme Vangjel Tavo është betuar si kryetar i Bashkisë së Himarës, pas fitores në zgjedhjet e 4 gushtit ndaj kandidatit të PD-së, Petro Gjikuria.

Në fjalën e tij, Tavo theksoi se, nuk do të jetë vetëm qytetari i parë i qytetit, por shërbëtor i Himarës.

“I privilegjuar të qëndroj para jush si kryetar i Bashkisë së Himarës, i nderuar që do ju shërbej banorëve në çdo njësi e fshat. Unë betohem se nuk do të jem qytetar i parë, por shërbëtor i parë i Himarës. Do të punoj në të mirë të banorëve për përmirësimin e jetës. Do jetë një qendër komunitare që kujdeset për nevojat e banorëve. Destinancioni më i mrekullueshëm, mbi të gjitha një zonë e banueshme për banorët, jo vetëm për Himarën, por të gjithë familjarët që të jetojnë më mirë. Kjo bashki do të jetë e juaja. Zyra ime do të jetë e hapur për banorët e thjeshtë. Do të jenë të hapura dyert dhe për ide për secilin që kërkon të kontribuojë në të mirën e Himarës.

Himariotët që jetojnë jashtë vendit, përfaqësitë e huaja, janë të mirëpritura të vijnë dhe të japin ndikimin e tyre, dyert e hapura për këdo që i shërben interesit të Himarës. Të mbyllura ndaj paligjshmërisë apo korrupsionit, himariotët meritojnë një bashki që ju ofron zgjidhje dhe jo që ju shkakton probleme apo jua vështirëson jetesën. Meritojnë një institucion që të gjejnë mbështetje. Ftoj këshillin pa dallim politik të punojmë së bashku për shërbim ndaj Himarës. E mira e Himarës kapërcen çdo bindje politike. E mira e Himarës, e mira e së ardhmes”, ka thënë Tavo.

Related Posts

Rama njofton krijimin e një ministrie të re
Kryesore

Rama njofton krijimin e një ministrie të re

09/10/2026
E rëndë në Selanik, vajza shqiptare goditet me thikë nga një person
Kryesore

Bie nga skela ku punonte, humb jetën shqiptari në Selanik

09/10/2026
E rëndë në Greqi/ Shpërthimi në rafineri i merr jetën shqiptarit, një tjetër në gjendje kritike (Emrat)
Kryesore

E rëndë në Greqi/ Shpërthimi në rafineri i merr jetën shqiptarit, një tjetër në gjendje kritike (Emrat)

09/10/2026
Kryebashkiaku i Memaliajt thirrje Mirela Kumbaros, Tërmet Peçit dhe Piro Dhimës: Dëgjoni zërin e banorëve, vota juaj është përgjegjësi publike
Kryesore

Albert Malaj: Memaliaj nuk e meritonte pabesinë nga deputetët e qarkut Gjirokastër. Na goditën me thikë pas shpine

09/10/2026
PS miraton e vetme reformën territoriale, fshihen nga harta 15 bashki
Kryesore

PS miraton e vetme reformën territoriale, fshihen nga harta 15 bashki

09/10/2026
Beteja e kushërinjve në Libohovë/Nardi Hide: Kundërshtarët tanë e pranojnë që jemi skuadra fituese. Çështja është sa thellë do fitojmë?!
Kryesore

Leonard Hide kundër shkrirjes së bashkisë: Libohova duhet të ekzistojë

08/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Play-off-i i Botërorit 2027/ Shqipëria lufton deri në fund ndaj Uellsit, kualifikimi vendoset në ndeshjen e kthimit

Play-off-i i Botërorit 2027/ Shqipëria lufton deri në fund ndaj Uellsit, kualifikimi vendoset në ndeshjen e kthimit

09/10/2026
VIDEO/ Dopietë në Turqi, Manaj “rrëmben skenën” te Sivasspor

VIDEO/ Dopietë në Turqi, Manaj “rrëmben skenën” te Sivasspor

09/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al