• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Prokuroria sekuestron pronat dhe automjetet e punonjëses së Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare

30/09/2024
Prokuroria sekuestron pronat dhe automjetet e punonjëses së Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, kërkoi sekuestrimin e pasurive të shtetases I.H., të dyshuara se janë produkte të veprës penale ose veprimtarisë kriminale.

Në kuadër të hetimeve të procedimit penal nr.5061, të vitit 2024, për veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, e parashikuar nga neni 287 i K.Penal, mbi dyshimet për shtetasen I.H., prokuroria arriti në konkluzion se pasuritë e kësaj shtetase dhe familjarëve të saj janë produkte të veprës penale ose veprimtarisë kriminale.

Shtetasja në fjalë, brenda një periudhe njëmujore ka përfituar në llogarinë e saj vlerën 180.000 euro cash ose nëpërmjet transfertave bankare, nga ish-kunati, tezja apo njerëz të tjerë të afërt. Nga fondet e kredituara ne llogari, vlera 160,000 euro është transferuar nga shtetesja I.H. në llogarinë e noterit me qëllim blerjen e një pasurie të llojit apartament. Ndërsa ka në pronësi edhe pesë prona të tjera të paluajtshme dhe 6 automjete.

Prokuroria provoi se shtetasja I.H., e punësuar prej vitit 2011 në ‘Drejtorinë e Shërbimeve Qeveritare’, me një pagë bruto 61.000 lekë, nuk e justifikon blerjen e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme.

Ndërkohë, Departamenti i Policisë Kriminale, Drejtoria Kundër Narkotikeve dhe Trafiqeve në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, me anë të shkresës nr.11958/1, datë 23.07.2021, informoi se: Departamenti për marrëdhëniet Ndërkombëtare ka njoftuar se Interpol Manchester kërkon informacion për verifikimin e shtetasit shqiptar O. H. pasi është arrestuar në Angli për veprën penale shkelje ligjit për narkotikët. Nga verifikimet rezultoi se ky shtetas është vëllai i shtetases I.H.

Sa më sipër, duke iu referuar kontratave noteriale të blerjeve të pasurive të paluajtshme dhe pasurive të luajtshme (automjeteve relativishit të shtrenjta) dhe huadhënieve të vlerave monetare, vërehet se këto janë nënshkruar pothuajse të gjitha në harkun kohor të viteve 2022-2024, mbas arrestimit të shtetasit O.H. për vepra penale në fushën e narkotikëve.

Nga sa më sipër dhe nga analiza në tërësi e provave dhe akteve të administruara nga hetimi i këtij procedimi penal, arrihet në konkluzionin se pasuritë e paluajtshme të shtetasve I.H., O.H. dhe familjarëve të tyre janë produkte të veprës penale ose veprimtarise kriminale, në të cilat ka qenë i përfshirë shtetasi O.H.

Perfundimisht, organi i akuzës dyshon se pasuritë e krijuara nga shtetasja I. H. dhe familjarët e saj janë të krijuara nga burime të paligjshme dhe nuk i përgjigjen nivelit të të ardhurave si dhe nuk justifikohen me të ardhurat e realizuara edhe prej aktiviteteve tregtare të regjistruara ose punësimi i tyre me periudha të pjesshme.

Për këtë arsye kërkohet caktimi i masës së sigurimit pasuror “Sekuestron Preventive” për: pasuritë e paluajtshme, në emrin e shtetases I. H. dhe familjarëve të saj;

Nr.210/27, ZK1676 , Vol 23, Faqe 185;

Nr. 166/7, ZK1676 , Vol 23, Faqe 187;

Nr. 210/29, ZK 1676, Vol 23, Faqe 147;

Nr. 110/76, ZK3215, Vol 15, Faqe 106;

Nr.23/41+2-6, ZK3266, Vol 41, Faqe 69; dhe

Nr. 114/20, ZK 16776, Vol 4, Faqe 161

Sekuestrimin pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor Tiranë për automjetet:

“Volkswagen”, “Golf 5”;

“Renault Clio”;

“Audi Q3”;

“Volvo CX60”;

“Mercedes Benz” ML350 BLUETEC; dhe

“Audi SQ7”.

Related Posts

Triumf kuqezi në Vjenë, Alis kualifikon Shqipërinë në Finalen e Madhe të Eurovizion 2026
Kryesore

Triumf kuqezi në Vjenë, Alis kualifikon Shqipërinë në Finalen e Madhe të Eurovizion 2026

14/05/2026
Tenderat e AKSHI-t/ Mirlinda Karçanaj: U gjenda në një botë të kthyer përmbys. U godita me gurë! Më damkosën me akuza
Kryesore

Tenderat e AKSHI-t/ Mirlinda Karçanaj: U gjenda në një botë të kthyer përmbys. U godita me gurë! Më damkosën me akuza

14/05/2026
E rëndë/ Shuhet në aksident 28-vjeçari
Kryesore

Aksidenti/ Ndërron jetë babai i ministres Adea Pirdeni

14/05/2026
Nis faza teknike e digjitalizimit të hartave kadastrale
Kryesore

Nis faza teknike e digjitalizimit të hartave kadastrale

14/05/2026
Rama tregon për herë të parë takimin e “fshehtë” me Berishën në 1992 në zyrën e Presidentit
Lajme

Rama tregon për herë të parë takimin e “fshehtë” me Berishën në 1992 në zyrën e Presidentit

13/05/2026
Rama flet për Elisa Spiropalin: Kush thotë “hajde më vrit” e ka ngaqë të do
Kryesore

Rama flet për Elisa Spiropalin: Kush thotë “hajde më vrit” e ka ngaqë të do

13/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Deklarata të forta nga G-Bani, në qendër Gjesti dhe Jozi! Për çfarë bëhet fjalë?

Deklarata të forta nga G-Bani, në qendër Gjesti dhe Jozi! Për çfarë bëhet fjalë?

15/05/2026
Shqipëria “ndez” skenën e Eurovisionit/ Alis dhe “Nan” rrëmbejnë vëmendjen në gjysmëfinalen e dytë

Shqipëria “ndez” skenën e Eurovisionit/ Alis dhe “Nan” rrëmbejnë vëmendjen në gjysmëfinalen e dytë

15/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al