• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Jam shantazhuar në Signal nga ‘Mbreti Zog’”, Gazment Bardhi kërkesë SPAK-ut të hetojë

30/09/2024
“Jam shantazhuar në Signal nga ‘Mbreti Zog’”, Gazment Bardhi kërkesë SPAK-ut të hetojë

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi i kërkon SPAK-ut të hetojë për disa mesazhe që i kanë mbërritur më datë 28 Shtator në aplikacionin Signal, ku përmenden personazhe të krimit të organizuar.

Bëhet fjalë për mesazhe të dërguara nga përdoruesi “Mbreti Zog”, anonim, ku i dërgohen me print-script dy dokumente në telefon Bardhit dhe poshtë saj emrat e dy personazheve: Ervis Martinajt, i zhdukur pa gjurmë prej 8 Gushtit 2022 dhe Erigers Mihasit, i vrarë në një atentat tre vite më parë. Më poshtë edhe teksti i shkurtër “Të jesh mirë!”.

Bardhi beson se të interesuar për të fabrikuar, sajuar, shpikur dhe shpërndarë të tillë mesazhe, janë persona publikë dhe figura të krimit të organizuar të denoncuar prej tij publikisht dhe në SPAK.

“Këto mesazhe intimiduese dhe me përmbajtje tërësisht të rreme vijnë pas seancës plenare të datës 12 Shtator 2024, ku gjatë një interpelance me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, unë në cilësinë e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë e përballa atë me disa të dhëna të platformës SKY/ECC që janë bërë publike, si dhe e paralajmërova se shumë shpejt do ta përballë me të dhëna të tjera të të njëjtës natyrë që provojnë lidhjet mes funksionarëve të lartë publik dhe krimit të organizuar, gjithmonë pa cenuar dhe duke respektuar rregullat për ruajtjen e sekretit hetimor”,- thotë Bardhi në letrën drejtuar SPAK-ut.

Bardhi i kërkon SPAK që të hetojë dhe verifikojë në një kohë të shpejtë mesazhet me natyrë intimiduese ndaj një deputeti të Kuvendit të Shqipërisë, me qëllim identifikimin e autorit/ëve të këtyre mesazheve, motiveve të dërgimit të tyre, dhe arsyet e prodhimit të një dokumenti të falsifikuar.

“Gjithashtu, për qëllime publike ju nxis të verifikoni edhe përmbajtjen e rrethaneve konkrete të tyre”, thuhet në letrën drejtuar SPAK.

Related Posts

Triumf kuqezi në Vjenë, Alis kualifikon Shqipërinë në Finalen e Madhe të Eurovizion 2026
Kryesore

Triumf kuqezi në Vjenë, Alis kualifikon Shqipërinë në Finalen e Madhe të Eurovizion 2026

14/05/2026
Tenderat e AKSHI-t/ Mirlinda Karçanaj: U gjenda në një botë të kthyer përmbys. U godita me gurë! Më damkosën me akuza
Kryesore

Tenderat e AKSHI-t/ Mirlinda Karçanaj: U gjenda në një botë të kthyer përmbys. U godita me gurë! Më damkosën me akuza

14/05/2026
E rëndë/ Shuhet në aksident 28-vjeçari
Kryesore

Aksidenti/ Ndërron jetë babai i ministres Adea Pirdeni

14/05/2026
Nis faza teknike e digjitalizimit të hartave kadastrale
Kryesore

Nis faza teknike e digjitalizimit të hartave kadastrale

14/05/2026
Rama tregon për herë të parë takimin e “fshehtë” me Berishën në 1992 në zyrën e Presidentit
Lajme

Rama tregon për herë të parë takimin e “fshehtë” me Berishën në 1992 në zyrën e Presidentit

13/05/2026
Rama flet për Elisa Spiropalin: Kush thotë “hajde më vrit” e ka ngaqë të do
Kryesore

Rama flet për Elisa Spiropalin: Kush thotë “hajde më vrit” e ka ngaqë të do

13/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Deklarata të forta nga G-Bani, në qendër Gjesti dhe Jozi! Për çfarë bëhet fjalë?

Deklarata të forta nga G-Bani, në qendër Gjesti dhe Jozi! Për çfarë bëhet fjalë?

15/05/2026
Shqipëria “ndez” skenën e Eurovisionit/ Alis dhe “Nan” rrëmbejnë vëmendjen në gjysmëfinalen e dytë

Shqipëria “ndez” skenën e Eurovisionit/ Alis dhe “Nan” rrëmbejnë vëmendjen në gjysmëfinalen e dytë

15/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al