Dëmtimi i pësuar në Champions League me Atalantën, ka bërë që Berat Gjimshiti të humbasë grumbullimim me Konbëtaren, për ndeshjet e Ligës së Kombeve. Sipas “L’Eco di Bergamo”, Gjimshiti nuk është i gatshëm për ndeshjet e Shqipërisë. Kuqezinjtë dhe klubi italian kanë rënë dakord që 31-vjeçari të lihet pushim dhe të marrë kohën e tij për t’u rikuperuar. Kështu lista e Silvinjos do të pësojë ndryshime dhe pritet të mësohet se cili do e zëvendësojë Gjimshitin.