Partizani ka marrë 3 pikë të arta në transfertë kundër Skënderbeut në sfidën e vlefshme për javën e 11-të të Superiores. Kjo ndeshje përfundoi me rezultatin 0-2 në favor të “Demave”.
Të dy golat e kësaj sfide u shënuan nga Bintsouka. Të parin e shënoi në minutën e 15-të, ndërsa të dytin në të 95-tën. Me këto dy gola të shënuar, Binstouka rikthen të kuqtë në krye të Superiores.
Me këtë fitore Partizani rimerr kreun duke shkuar në kuotën e 20 pikëve, 2 më shumë se Vllaznia ndjekësi më i afërt. Në krahun tjetër, me 11 pikë, Skënderbeu mbetet në vendin e 8-të.