• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Universiteti spanjoll UNED hap filial në Gjirokastër

30/10/2024
Universiteti spanjoll UNED hap filial në Gjirokastër

Universiteti Kombëtar i Arsimit në Distancë (UNED) i Spanjës, një institucion publik model që sjell eksperiencën më të mirë spanjolle dhe europiane, hapi sot zyrtarisht kampusin më të ri në qytetin e Gjirokastrës.

Në ceremoninë e inaugurimit të kampusit të ri ishin të pranishëm ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu; ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro; rektori i UNED, prof. Ricardo Mairal Usón; ambasadori i Spanjës në Tiranë, Alvaro Renedo Zalba; kryetari i bashkisë Gjirokastër, Flamur Golemi; stafi akademik i Universitetit “Eqrem Çabej” si dhe të rinj e studentë të këtij universiteti.

Ministrja Manastirliu e cilësoi këtë hap, si një moment historik për arsimin e lartë në Shqipëri, duke theksuar se ky kampus përfaqëson një standard të ri arsimor që vjen për herë të parë në vendin tonë.

“Universiteti Kombëtar i Arsimit në Distancë (UNED) i Spanjës hap dyert këtu në Gjirokastër me një ofertë të re akademike, me eksperiencë rreth 50-vjeçare të mësimit në distancë përmes metodave më të mira të mësimdhënies dhe teknologjisë që ofrohet nga ky universitet me një ofertë të larmishme, e para e këtij lloji që vjen në Shqipëri. UNED është një mundësi unike dhe është një gur kilometrik në të gjithë kapitullin e ndërkombëtarizimit në raport me ofertën akademike për të rritur cilësinë e arsimit të lartë në Shqipëri,” tha ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu.

Ministrja Manastirliu u ndal dhe te puna që po bëhet në procesin e ndërkombëtarizimit të universiteteve shqiptare.

“Kur nisëm programin e ndërkombëtarizimit të arsimit të lartë, sigurisht që fokusi ishte që universitetet tona mund të krijonin partneritete në ndërtimin e programeve të përbashkëta apo të diplomave të dyfishta me universitete prestigjioze dhe shumë shpejt kaluam nga kjo fazë në hapjen e kampuseve të universiteteve prestigjioze këtu në Shqipëri, siç është UNED, sikurse është Kolegji i Europës, sikurse në vijim do të hapim kampusin në Universitetin Politeknik të Tiranës të një prej universiteteve prestigjioze të Francës si Universiteti Teknologjik i Compiegne, apo hapja e programeve të studimit të Universitetit Teknik të Stambollit që jemi duke punuar për ta sjellë në Shqipëri sa më shpejt. Këto janë hapa që tregojnë vizionin tonë për të dimensionuar ofertën e arsimit të lartë në Shqipëri dhe për ta rritur në një standard europian, duke sjellë Europën në Shqipëri”, tha Manastirliu.

Ndërsa ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro tha se “për hapjen e UNED nuk mund të gjendej një vend më i mirë se sa Gjirokastra, sokakët e të cilës tashmë janë bërë korridore ku flitet spanjisht për shkak të turistëve dhe kur shoh se si biznese të turizmit në Gjirokastër pasurojnë fjalorin e tyre me fjalë spanjisht për të qenë edhe më të dashur, edhe më të afërt, ashtu siç ne jemi bujarë në mënyrën se si ofrojmë turizmin”.

“Dhe prandaj një ndër gjërat e mira të këtij universiteti që ndryshe nga universitetet klasike me banka, me klasa është sot një universitet modern, universitet të cilin e keni në telefon. UNED në Gjirokastër do të jetë një pikë reference e arsimit të lartë për studentë nga e gjithë Shqipëria, nga i gjithë Ballkani dhe jemi shumë krenarë që UNED e hap pikërisht në Shqipëri. Kam një besim të jashtëzakonshëm tek Universiteti “Eqrem Çabej” që do të ketë këtu krahun e vet të zgjatur, mbështetjen e plotë të bashkisë dhe qeverisë për ta kthyer në një pol jete, aktiviteti, gjallërie, siç ne gjirokastritët dimë ta bëjmë”, tha Kumbaro.

Ministrja Kumbaro u shpreh se “sot Gjirokastra, duket se është destinacioni i preferuar i turistëve spanjollë, të cilët vetëm në gjashtë muajt e parë të këtij viti janë rritur me 50% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar”.

Në ceremoninë e sotme, Universiteti “Eqrem Çabej” nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi me UNED për të zgjeruar shkëmbimet akademike dhe për të përshtatur ofertën arsimore sipas kërkesave të tregut të punës dhe zhvillimit turistik të Gjirokastrës, qytet i listuar në UNESCO.

Për studentët shqiptarë, kjo është një mundësi unike për një arsim cilësor në distancë, rritjen e standardeve akademike, duke i përgatitur ata për sfidat e tregut të punës dhe për të qenë konkurrues në nivel ndërkombëtar.

Kampusi do të jetë aktiv që këtë vit akademik 2024-2025 dhe regjistrimet për programet e reja në këtë universitet janë hapur online deri më 5 nëntor, për të gjithë studentët shqiptarë dhe ata nga rajoni, pa kufizime gjeografike.

Në këtë kampus, studentët do të kenë mundësinë të ndjekin programe studimi të ofruara nga UNED, të pajisur me standardet ndërkombëtare dhe të përfitojnë nga bursa përmes bashkëpunimit me Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim.

Related Posts

Berisha-Ramës: Nga sot nuk je kryeministër, por kapobandë
Kryesore

Berisha-Ramës: Nga sot nuk je kryeministër, por kapobandë

22/12/2025
E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë
Kryesore

E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë

22/12/2025
Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve
Kryesore

Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve

22/12/2025
Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)
Kryesore

Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)

22/12/2025
PD sot në protestë kombëtare përpara Kryeministrisë
Kryesore

PD sot në protestë kombëtare përpara Kryeministrisë

22/12/2025
Festat, Policia e Shtetit tregon planin e masave për parandalimin e incidenteve
Kryesore

Festat, Policia e Shtetit tregon planin e masave për parandalimin e incidenteve

22/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Jemi takuar në një kafene”/ Edi flet për njohjen me Elijonën jashtë shtëpisë

“Jemi takuar në një kafene”/ Edi flet për njohjen me Elijonën jashtë shtëpisë

22/12/2025
Postimi i Nicola Peltz ndez spekulimet për krizë në familjen Beckham

Postimi i Nicola Peltz ndez spekulimet për krizë në familjen Beckham

22/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al