POLICIA E SHTETIT
Sektori i Policisë Rrugore ka arrestuar në flagrancë dy shtetas, I. L., 34 vjeç dhe K. T., 29 vjeç, të dy banues në Tepelenë, pasi u konstatuan duke drejtuar automjetet në gjendje të dehur. Pas arrestimit, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme. Policia vazhdon të intensifikojë kontrollet dhe masat për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe drejtimit të mjetit nën ndikimin e alkoolit.