• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ndalimi i TikTok, jehonë në mediat botërore

23/12/2024
Ndalimi i TikTok, jehonë në mediat botërore

Vendimi i qeverisë shqiptare për të mbyllur për një vit TikTok-un ka bërë jehonë në mediat ndërkombëtare.

Agjencia e lajmeve Reuters ka cituar deklaratat e kryeministrit Edi Rama dhe shprehet se ndalimi është pjesë e një plani më të gjerë për t’i bërë shkollat më të sigurta dhe do të hyjë në fuqi në fillim të vitit të ardhshëm.

BBC shkruan se bllokimi i TikTok vjen pas një muaji nga vrasja e nxënësit 14-vjeçar në një shkollë në Tiranë, e cila i kishte fillesat në një konflikt që nisi në rrjetet sociale. Vrasja ndezi një debat në Shqipëri mes prindërve, psikologëve dhe institucioneve arsimore për ndikimin që kanë rrjetet sociale tek të rinjtë.

Britanikja “The Guardian” citon gjithashtu deklaratat e kryeministrit të Shqipërisë që ka fajësuar mediat sociale, dhe TikTok në veçanti, për nxitjen e dhunës mes të rinjve brenda dhe jashtë shkollës.

Ndërkaq në artikullin e saj britanikja “The Guardian” citon deputeten e opozitës Ina Zhupa që e cilëson këtë një vendim diktatorial dhe akt të rëndë kundër lirisë së fjalës dhe demokracisë. Lajmi u publikua edhe në Asociated Press, Al Jazeera, etj.

Në një reagim për këto media, platforma TikTok u shpreh përmes zëdhënësit të saj se kërkon “sqarime urgjente” nga qeveria shqiptare.

“Ne nuk gjetëm asnjë provë që autori ose viktima të kishin llogari në TikTok dhe raportimet e shumta kanë konfirmuar në fakt se videot që çuan në këtë ngjarje po postoheshin në një platformë tjetër, jo në TikTok”.

TikTok është tashmë i ndaluar në Indi, i cili ishte një nga tregjet më të mëdha të kësaj platforme. Është gjithashtu i bllokuar në Iran, Nepal, Afganistan dhe Somali.

TikTok po lufton gjithashtu kundër një ligji të miratuar nga Kongresi Amerikan, i cili do ta ndalojë aplikacionin nga 19 janari, nëse nuk shitet nga ByteDance – kompania e saj mëmë kineze.

Disa vende evropiane, përfshirë Francën, Gjermaninë dhe Belgjikën, kanë vendosur kufizime në përdorimin e mediave sociale për fëmijët. Australia miratoi në nëntor një ndalim të plotë të mediave sociale për fëmijët nën 16 vjeç.

Related Posts

Kryesore

Emrat/ 14 kandidatë në garë për postin e drejtorit të ri të Policisë së Shtetit

11/03/2026
Makina del nga rruga në aksin Levan, dyshohet për një të plagosur
Kryesore

Aksident në Tepelenë, një i dëmtuar lehtë

10/03/2026
Moti i keq/ Policia thirrje qytetarëve: Zbatoni rregullat e qarkullimit rrugor
Kryesore

Sherr mes shoferëve në aksin Levan-Tepelenë, 38-vjeçari shpallet në kërkim

10/03/2026
Përmetari bën “të fortin” me policinë në Gjirokastër, nuk i ndalon në rrugë sepse transportonte klandestinë, shpallet në kërkim
Kryesore

I gjejnë kanabis me vete, arrestohet i riu nga Asim Zeneli

10/03/2026
Gjirokastër, dhëndri rreh vjehrrën, arrestohet nga policia
Kryesore

Gjirokastër, i riu shpallet në kërkim, mashtroi një person se do t’i blinte makinën dhe u largua

10/03/2026
Kumbaro mbledh deputetët dhe kryebashkiakët në Gjirokastër: Projekte të reja në të katër cepat e qarkut
Kryesore

Kumbaro mbledh deputetët dhe kryebashkiakët në Gjirokastër: Projekte të reja në të katër cepat e qarkut

10/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Arrestimi i Gjestit në Prishtinë: Çfarë rrezikon pas dyshimeve për armëmbajtje pa leje?

Arrestimi i Gjestit në Prishtinë: Çfarë rrezikon pas dyshimeve për armëmbajtje pa leje?

12/03/2026
VIDEO/ Reali i jep leksion Cityt dhe “fluturon” me Valverden, PSG fiton ndaj Chelseat, Bodo/Glimt e ka seriozisht në Champions

VIDEO/ Reali i jep leksion Cityt dhe “fluturon” me Valverden, PSG fiton ndaj Chelseat, Bodo/Glimt e ka seriozisht në Champions

11/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al