• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Menaxher i infrastrukturës, vend i lirë pune në Butrint (Kriteret)

24/12/2024
“Privati e menaxhon më mirë se shteti”, si e rrëzoi PS dekretin e Metës për Butrintin
Fondacioni për Menaxhimin e Butrintit njofton vend të lirë pune me kohë të plotë në pozicionin: Menaxher i Infrastrukturës. Aplikimi është i hapur deri më datën 27 dhjetor 2024. Me shume detaje i gjeni në vijim të njoftimit si më poshtë.
Përshkrimi i pozicionit:
Menaxheri i Infrastrukturës është përgjegjës për mbikëqyrjen e mirëmbajtjes, sigurisë dhe shëndetit në punë, sigurisë fizike dhe funksionimit në tërësi të ambienteve fizike të parkut arkeologjik të Butrintit. Ky rol bën pjesë në Departamentin për Menaxhimin e Sitit dhe përfshin veprimin si personi përgjegjës dhe pika e kontaktit të FMB për zbatimin e planit të sigurisë dhe shëndetit në punë, sigurisë fizike dhe menaxhimit të riskut të fatkeqësive natyrore.
Përgjegjësitë Kryesore:
Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore të Menaxherit të Infrastrukturës përfshijnë:
• Mbikëqyrjen e rregullt të mirëmbajtjes dhe riparimit të ambienteve të pasurisë kulturore, duke përfshirë qendrën e vizitorëve, ambientet sanitare, sinjalistikën dhe ambientet e magazinimit;
• Kryerjen e inspektimeve rutinë për të vlerësuar kushtet e infrastrukturës së parkut dhe për të identifikuar riparimet ose përmirësimet e nevojshme;
• Zhvillimin dhe implementimin e një plani mirëmbajtje parandaluese për të siguruar jetëgjatësinë e infrastrukturës dhe pajisjeve.
• Planifikimin dhe bashkëpunimin me palë të treta për realizimin e dezinfektimit, dezinsektimit, deratizimit;
• Bashkëpunimin me sektorët e tjerë për të siguruar që veprimtaritë e tyre mbështeten me infrastrukturën, materialet dhe pajisjet e nevojshme;
• Monitorimin e kushteve të sitit për të zbatuar masa për mbrojtjen e monumenteve nga dëmet mjedisore dhe vandalizmi;
• Sigurimin e menaxhimit të peizazhit për të përmirësuar aspektet estetike të parkut dhe për të ofruar një eksperiencë sa më të mirë për vizitorët;
• Bashkëpunimin dhe mbështetjen për nismat e konservimit arkeologjik dhe ekologjik, duke vënë në dispozicion stafin e mirëmbajtjes sipas një plani të koordinuar me sektorin e konservimit arkeologjik dhe sektorin e konservimit ekologjik;
• Përgatitjen dhe zbatimin e një plan trajnimi të të gjithë personelit të FMB në lidhje me aspektet e sigurisë dhe shëndetit në punë, si dhe planeve të përgjigjes ndaj emergjencave;
• Kontrollimin dhe sigurimin për përputhshmërinë e shërbimeve të shoqërisë së sigurisë fizike private me kushtet dhe termat kontraktuale.
• Menaxhimin e magazinës së FMB.
• Zbatimin e urdhrave dhe rregulloreve të brendshme të Fondacionit për Menaxhimin e Butrintit në lidhje me pozicionin e tij.
• Jep përgjigje teknike për problemet specifike që mbulon sipas detyrave që i ngarkohen.
• Paraqitjen e raporteve periodike ne lidhje me përgjegjësitë dhe detyrat qe lidhen me pozicionin e tij tek departamenti përgjegjës paranë të cilit raporton, Drejtori Ekzekutiv, si dhe pranë Bordit të Drejtorëve kur është e nevojshme për problematikat dhe rekomandimet përkatëse.
AFTËSITË E KËRKUARA
Edukimi • Diplomë Bachelor në Inxhinieri Ndërtimit, ose në një fushë të ngjashme që lidhet me pozicionin përkatës.
• Diplomë Master në Inxhinieri Ndërtimi, ose në një fushë të ngjashme.
Eksperience Pune • Të paktën 5 vite eksperiencë pune si Menaxher Infrastrukture, Inxhinier Ndërtimi, Inxhinier Konstruktor apo në një rol të ngjashëm.
Kualifikimet • Njohuri të mira të rregulloreve infrastrukturore, mjedisore, legjislacionit të brendshëm si dhe konventave ndërkombëtare në fuqi në Republikën e Shqipërisë.
• Aftësi të shkëlqyera për zgjidhjen e problemeve dhe analitike, me aftësi për të vlerësuar dhe menaxhuar rreziqe dhe ndërhyrjet e nevojshme infrastrukturore.
• Aftësi në identifikimin e problematikave infrastrukturore si dhe ndërhyrjeve të nevojshme për përmirësim.
• Aftësi për të bashkëpunuar në mënyrë efektive me ekipet e brendshme, menaxhmentin dhe aktorët e jashtëm.
• Aftësi të mira komunikimi, të shkruara dhe verbale, si dhe aftësi për t’u koordinuar me ekipin mbështetës për të siguruar bashkëpunimin efektiv gjatë zbatimit të detyrave të tyre në lidhje me sektorin e infrastrukturës.
• Aftësi të mira organizative dhe menaxhuese.
Gjuhët • Të ketë aftësi të mira komunikimi në Anglisht në të folur dhe të shkruar.
Aftësi teknike dhe fizike • Aftësi në Microsoft Office Suite (Excel, Word, PowerPoint).
• Aftësi për të kryer inspektime dhe auditime në terren dhe në kantiere të ndryshme, të cilat mund të kërkojnë ecje, ngjitje dhe qëndrueshmëri fizike.
DOKUMENTA PËR DORËZIM:
• Curriculum Vitae
• Letër Motivimi
• Dy letra referimi
I gjithë dokumentacioni i aplikimit duhet të dërgohet në gjuhën angleze. Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë dokumentat e tyre në adresën e mëposhtme: [email protected]. (duke referuar titullin e punës në mesazhin tuaj). Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.
Kandidatëve mund t’iu kërkohet të sigurojnë dëshmi të formimit të tyre profesional, si dhe arritjeve të tyre dhe duhet të jenë të disponueshëm për intervista.
Afati i fundit për aplikime ( 27/12/2024), 17:00 CET.
Për çdo informacion, ju lutem kontaktoni: [email protected] dhe në faqen web të fondacionit https://bmf.al/karriera-ne-fmb-2

Related Posts

E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë
Kryesore

E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë

22/12/2025
Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve
Kryesore

Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve

22/12/2025
Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)
Kryesore

Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)

22/12/2025
PD sot në protestë kombëtare përpara Kryeministrisë
Kryesore

PD sot në protestë kombëtare përpara Kryeministrisë

22/12/2025
Festat, Policia e Shtetit tregon planin e masave për parandalimin e incidenteve
Kryesore

Festat, Policia e Shtetit tregon planin e masave për parandalimin e incidenteve

22/12/2025
Qeveria “zgjidh qesen” me shpërblimet për festa, ja kush përfiton
Kryesore

Qeveria “zgjidh qesen” me shpërblimet për festa, ja kush përfiton

22/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Arsyeja e pabesueshme pse Brooklyn Beckham i bllokoi prindërit e tij David dhe Victoria

Arsyeja e pabesueshme pse Brooklyn Beckham i bllokoi prindërit e tij David dhe Victoria

22/12/2025
“Jemi të gjithë liderë”, Ismajli: Shpresoj të vazhdoj kështu, Torino është rritur

“Jemi të gjithë liderë”, Ismajli: Shpresoj të vazhdoj kështu, Torino është rritur

22/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al