Për besimtarët e krishterë sot është nata e madhe, ajo e lindjes së Krishtit.
Në prag të kësaj feste të rëndësishme të besimit të tyre, ata u janë drejtuar kishave në të gjithë vendin ku këtë mbrëmje po mbahet mesha e shenjtë.
Më herët gjatë të martës, arqipeshkvët përcollën mesazhe të rëndësishme për besimtarët, duke kërkuar të kryejnë vepra të mira dhe t`ju qëndrojnë pranë atyre që kanë nevojë. Po ashtu, ndanë mesazhe pro jetës e familjes. Mesazhe urimi përcollën edhe politikanët në vend.
Ndërkohë, Papa Françesku ka hapur Portën e Shenjtë të Bazilikës së Shën Pjetrit, duke nisur zyrtarisht Jubileun që do të zgjasë deri më 6 janar 2026. Ai e cilësoi natën e Krishtlindjes si momentin kur “porta e shpresës është hapur për botën”, duke i ftuar të gjithë të rigjejnë shpresën e humbur.