• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Lista e kandidatëve të PS, Rama garanton ministrat, mban në ankth deputetët

05/01/2025
AP Photo/Armando Babani

AP Photo/Armando Babani

y vit i ri elektoral, shumicën e deputetëve të PS i ka gjetur të pasigurt për fatin e tyre politik, në lidhje me faktin nëse do të jenë apo jo në listat e Edi Ramës për 11 Majin! 4 muaj para zgjedhjeve socialistët me eksperiencë kuvendore “kërcënohen” nga gara e brendshme në listat e hapura si dhe nga prurjet e reja nëpërmjet platformës “Deputeti që Duam”.

Deputetët duket se kanë ende punë për të fituar besimin e shefit politik për të zënë vend në listat e Edi Ramës në kërkim të mandatit të katërt, një fazë që ministrat e kabinetit të Kryeministrit e kanë kaluar.

A2 CNN ka mësuar se 14 nga 17 anëtarët e tij janë “punësuar” në zonat e caktuara elektorale. Madje 6 prej tyre kanë marrë përgjegjësi të mëdha, drejtimin politik të 5 qarqeve dhe zonën më të madhe elektorale, atë të diasporës.

Në Tiranë përqendrimi qeveritar është më i lartë pasi nën udhëheqejen e Ministres së Arsimit Ogerta Manastirliut do të shërbejnë edhe 4 kolegë të saj. Drejtuesit e Ministrisë së Jashtme, Shëndetësisë, Ekonomisë, dhe Ministres së Shtetit për Sipërmarrjen kanë nisur punën në njësinë 8, 11, 6 dhe 5.

Numri dy i qeverisë Belinda Balluku, njëkohësisht edhe drejtuese politike në Qarkun e Fierit, ka marrë me vete, duke e vendosur në Lushnje, ministrin e Financave, Petrit Malaj. Pirro Vëngu i Mbrojtjes dhe Anila e Denaj e Bujqësisë do të shërbejnë në Vlorë.

Dy ministra Shteti pa portofol do të kërkojnë votat për PS në Elbasan. Arbjan Manzniku si drejtues Politik i qarkut, ndërsa Bora Muzhaqi e vendosur në zonën e Librazhdit.

Ministri i Drejtësisë do të vijojë të jetë në krye të ekipit politik në Lezhë, ashtu si Mirela Kumbaro në Gjirokastër.

Taulant Balla i marrëdhënieve me Parlamentin do të menaxhojë zonën më të re dhe më të madhe elektorale, atë të shqiptarëve jashtë vendit. Por në ndryshim nga 12 qarqet, Diaspora nuk do të ketë listë fizike kandidatësh. Nga forumet e larta drejtuese kryetari i PS, Edi Rama ka deklaruar që Balla është deputet i sigurt. Por mbetet dilemë nëse Balla pas largimit nga Fieri, do të jetë në listën e Elbasanit apo jo.

Tre ministra kanë mbetur pa territor, Adea Pirdeni, Majlinda Dhuka dhe Ervin Hoxha. Edhe pse Ministri i Brendshëm ka patur “oferta” politike në Tiranë, por gjithashtu nuk përjashtohet origjina e tij, Gjirokastra.

/A2CNN

Related Posts

Belinda Balluku sot në Gjirokastë, inagurohet “Traffic Town”
Kryesore

Del shkresa me firmën e Dumanit: Kuvendi të japë autorizim për arrestimin e Ballukut

16/12/2025
Spiropali në Athinë: Greqia të heqë ligjin e luftës (VIDEO)
Lajme

Spiropali në Athinë: Greqia të heqë ligjin e luftës (VIDEO)

16/12/2025
Kryesore

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, reagon Rama: Ne s’mund dhe s’do ta paragjykojmë kërkesën e prokurorit special

16/12/2025
Balluku del nga gjykata, seanca shtyhet me dy orë
Kryesore

SPAK kërkon arrestimin e Belinda Ballukut, kërkesa mbërrin në Kuvend për autorizim

16/12/2025
Paralajmërimi/ Javën e ardhshme priten goditje të forta nga SPAK
Kryesore

Operacioni për tenderat e AKSHI-t, SPAK del me njoftim zyrtar: Hetime për grup të strukturuar kriminal

16/12/2025
Nga ligji i luftës te kufiri detar, Spiropali pritet në Athinë nga homologu grek
Kryesore

Nga ligji i luftës te kufiri detar, Spiropali pritet në Athinë nga homologu grek

16/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Teuta drejt Vlorës për fitore, besim dhe rikthime në grup

Teuta drejt Vlorës për fitore, besim dhe rikthime në grup

17/12/2025
VIDEO/ Muçi “abonohet” me golin, sulmuesi kuqezi shënon me Trabzonspor

VIDEO/ Muçi provon “magjinë” në Kupën e Turqisë, sulmuesi kuqezi i shkon pranë golit

17/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al