• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Sherri i dhunshëm në Sarandë, burg për 2 nga policët, lirohen 6 të tjerë

05/01/2025
Vodhën dhe dhunuan të moshuarin në Finiq, dënohen me 12 vite burg autorët (Emrat)

Ka nisur mesditën e së dielës dhe ka zgjatur për mbi 5 orë seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj 8 autorëve të dyshuar të plagosjes me sende të forta dhe tentativës së vrasjes me armë zjarri të Enea dhe Albion Nexhipit në 2 janar në Gjashtë të Sarandës. Efektivët e policisë Alvaro, Ilkid, Mihal dhe Ergis Sulejmani si dhe Kejvis Sulejmani, Shemsho Sulejmani, Kristjan Xhaferi e Delars Duka janë sjellë në gjykatë nën masa të rrepta sigurie të shoqëruar nga forcat “Shqiponja” të Komisariarit të Policisë Sarandë dhe një furgon i FNSH.

Pasi ka individualizuar akuzat për secilin nga të dyshuarit, akuza më e rëndë prej të cilëve ka qenë për efektivin Alvaro Sulejmani, Prokurorja Silvana Belishta ka kërkuar vleftësimin e ligjshëm të ndalimin dhe caktimin e masës së sigurisë “Arrest në burg” për këtë të fundit dhe vëllanë e tij Ilkid Sulejmani dhe “detyrim paraqitje” për gjithë të tjerët. Akuzat ndaj tyre, secili sipas përgjegjësisë personale, ishin “plagosje e lehtë me dashje”, “kanosje”, “kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik”, “shkatërrim i pronës” e “vrasje me dashje e mbetur në tentativë”. Për veprën e fundit Prokuroria akuzon vetëm efektivin e policisë Alvaro Sulejmani, 36 vjec me detyrë SPZ në Komisariatin e Policisë Himarë.

Pas mbrojtjes nga avokatët, Gjyqtari Mexhit Doçi ka vendosur pranimin e kërkesës së Prokurorisë, vleftësimin të ligjshëm të ndalimit dhe caktimin e masës së sigurisë “Arrest në burg” për Alvaro e Ilkid Sulejmani dhe “detyrim paraqitje” për 6 të dyshuarit e tjerë, mes të cilëve një efektiv policie dhe një student i Akademisë së Policisë.

Në përfundim të seancës, avokatët mbrojtës Arben Llangozi dhe Gjergj Imeraj deklaruan se “nga provat e administruara, nuk kishte ndonjë rezultat që mund të fajësoheshin apo mund të ishin të implikuar në krime aq të rënda sa akuzohen. Ishte një ngjarje që erdhi si pasojë e tentativës për të sqaruar një problem, që familjarët e autorëve mos të konfliktoheshin me viktimat. Alvaro Sulejmani është shprehur se ka pasur njohje të mëparshme me viktimat dhe se kërkon ndjesë për cka ka ndodhur. Natyrisht do ta apelojmë vendimin e sotëm”.

Në kërkim për ngjarjen vazhdojnë të jenë dy persona të tjerë, mes të cilëve një ish-efektiv i Komisariatit të Policisë Sarandë.

Related Posts

Turizmi në Gjirokastër, tranzit nga Korfuzi. Historia e çiftit nga Austria (VIDEO)
Kryesore

“Ne shqiptarët e presim turistin si të ishte mysafiri ynë personal”

11/05/2026
Sezoni turistik, Greqia zgjat orarin për kalimet në pikën kufitare të Qafë Botës
Kryesore

Sezoni turistik, Greqia zgjat orarin për kalimet në pikën kufitare të Qafë Botës

11/05/2026
Ishte nisur nga Shqipëria/ U përplas me shkëmbin, mbytet anija me rreth 8 mijë tonë sodë në Greqi
Kryesore

Ishte nisur nga Shqipëria/ U përplas me shkëmbin, mbytet anija me rreth 8 mijë tonë sodë në Greqi

07/05/2026
E zuri zetori poshtë teksa punonte, ndërron jetë 57-vjeçari
Kryesore

E zuri zetori poshtë teksa punonte, ndërron jetë 57-vjeçari

07/05/2026
Shkrumbohet makina, shpëtojnë pa lëndime 3 persona
Kryesore

Shkrumbohet makina, shpëtojnë pa lëndime 3 persona

07/05/2026
Kryesore

Policia e Shtetit pajiset me dronë, aparate dhe 22 mjete shpejtësimatëse

07/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Raya dhe VAR nderojnë Arsenal, Arteta: Bravo gjyqtarit, duhej guxim (VIDEO)

Raya dhe VAR nderojnë Arsenal, Arteta: Bravo gjyqtarit, duhej guxim (VIDEO)

11/05/2026
VIDEO/ Utqiagvik përjeton “Diellin e Mesnatës”, 84 ditë pa perëndim në Alaskën veriore

VIDEO/ Utqiagvik përjeton “Diellin e Mesnatës”, 84 ditë pa perëndim në Alaskën veriore

11/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al