• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Frikë në Santorini! 140 tërmete në 24 orë, autoritetet apel banorëve: Shmangni portet e vogla (VIDEO)

02/02/2025
Frikë në Santorini! 140 tërmete në 24 orë, autoritetet apel banorëve: Shmangni portet e vogla (VIDEO)

Organet greke janë vënë në alarm pas aktivitetit intensiv sizmik të ditëve të fundit në zonën detare në ishujt Cyclades, midis Santorinit dhe Amorgos.Edhe sot ashtu si dy ditët e fundit, janë regjistruar mbi 140 tërmete, 14 prej tyre me magnitudë nga 4 deri në 4.7 shkalla Rihter, me thellësi nga 4 deri në 10 km.

Autoritetet këshilluan banorët e Santorinit, një nga destinacionet kryesore turistike të Greqisë, të shmangin dy porte të vogla, të mos grumbullohen masivisht në hapësirat e brendshme, ndërsa shkollat do të jenë të mbyllura gjatë ditës së hënë. E njëjta gjë do të vlejë edhe për ishujt Amorgos, Ios dhe Anafi, pasi zona ka të çara sizmike të mëdha dhe nuk përjashtohet mundësia e një tërmeti të fortë.

Pas mbledhjeve të komisioneve të ekspertëve, që kanë këshilluar masat përkatëse, të dielën në mbrëmje kryeministri grek ka zhvilluar një mbledhje të jashtëzakonshme për tërmetet me disa ministra dhe specialistë. Sipas Ministrit të Mbrojtjes Civile dhe Katastrofave, po analizohen të gjitha të dhënat e aktivitetit sizmik dhe masat që janë marrë deri më tani janë thjesht parandaluese.

Megjithëse sizmologët deklarojnë se lëkundjet janë tektonike dhe nuk lidhen me aktivitetin vullkanik , të tre vullkaneve në këtë zonë, dy prej të cilëve nënujorë, këshillojnë banorët të zbatojnë masat që ata kanë marrë. Problemi më i madh është fakti se shumë ndërtesa në ishull nuk janë ndërtuar sipas rregulloreve moderne antisizmike ,ndaj dhe njerëzit duhet të shmangin ecjen pranë tyre.

Si masë paraprake në ishullin e Santorinit ka shkuar një ekip i Njësisë Speciale të Reagimit ndaj Fatkeqësive natyrore me një qen shpëtimi, 2 ekipe të Njësisë së Parë të Operacioneve Speciale Pyjore si dhe një ekip i operatorëve të dronëve, të cilët janë vendosur në çadrat e qendrës sportive të ishullit. Bashkia ka njoftuar gjithashtu edhe pikat e grumbullimit në të cilat njerëzit do të vijnë në rast emergjence.

Ndërkaq jeta në ishullin e Santorinit vazhdon me ritme normale. lëvizja e makinave është si gjithmonë e madhe, kafenetë janë plot, ndërsa banorët gjakftohtë thonë se nuk janë të shqetësuar, pasi janë mësuar me lëkundjet sizmike, por janë të kujdesshëm në rast të lëkundjeve më të forta.

Por ka edhe shumë turistë dhe banorë që kanë krijuar radhë para zyrave të linjave ajrore duke kërkuar një biletë për tu larguar, vlera e së cilës tashmë kalon 200 euro./ TCH

Related Posts

Kryesore

PS rrëzon kërkesën e SPAK, Ballukut nuk i hiqet imuniteti

12/03/2026
Manja: Balluku nuk ushtron më funksione ekzekutive, çështja e drejtësisë u kthye në gjyq publik
Kryesore

Manja: Balluku nuk ushtron më funksione ekzekutive, çështja e drejtësisë u kthye në gjyq publik

12/03/2026
Protesta e opozitës, 1600 policë rrethojnë Parlamentin
Kryesore

Protesta e opozitës, 1600 policë rrethojnë Parlamentin

12/03/2026
Imuniteti i Ballukut, PD: Kuvendi nuk bën shqyrtim ligjor!
Kryesore

Imuniteti i Ballukut, PD: Kuvendi nuk bën shqyrtim ligjor!

12/03/2026
FSHF ndëshkon klubet e Superligës: Disiplina vendos gjoba dhe pezullime
Kryesore

FSHF ndëshkon klubet e Superligës: Disiplina vendos gjoba dhe pezullime

12/03/2026
Seanca për Ballukun, mungon Elisa Spiropali
Kryesore

Seanca për Ballukun, mungon Elisa Spiropali

12/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Egnatia, titulli dhe sigurimi i “Final 4”. Kampionët në fuqi presin Teutën të cilën e eliminuan nga Kupa

Statistikat/ 29 ndeshje, një rivalitet i hapur mes Egnatias dhe Vllaznisë

13/03/2026
Mateo dhe Brikena në momente intime, për çfarë video po flitet kudo nëpër rrjet?

Mateo dhe Brikena në momente intime, për çfarë video po flitet kudo nëpër rrjet?

13/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al