• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Teuta kërkon fitoren në Gjirokastër, ndeshja që mund të shënojë pikën e kthesës

13/11/2017
Teuta kërkon fitoren në Gjirokastër, ndeshja që mund të shënojë pikën e kthesës

Nisje e mirë e kampionatit, por më pas gjithçka për t’u harruar. Faza e parë për Teutën nuk shkoi ashtu siç pritej dhe drejtuesit nuk i kursyen as masat, ku pati përjashtime, por dhe gjoba për disa lojtarë.

Trajneri Gugash Magani ka besimin e drejtuesve dhe gjithçka është në dorën e tij. Me nisjen e fazës së dytë durrsakët presin që t’i rikthehen rezultateve pozitive. Në transfertën gjirokastrite nuk pritet të jetë aspak e lehtë, pasi dhe kundërshtari ashtu si Teuta është në të njëjtat ujëra.

Edhe në klasifikimin e përgjithshëm të dyja këto skuadra kanë nga tetë pikë dhe renditen respektivisht në vendin e shtatë dhe të tetë. Pauza e kampionatit duket se ka ardhur në momentin më të mirë për “djemtë e detit”, që kanë pasur kohën e mjaftueshme në dispozicion për të rikthyer qetësinë, por dhe për të përgatitur ndeshjen e radhës.

Një fitore në Gjirokastër me siguri që do të ishte dhe pika e kthesës, ndaj ndeshja e javës së 10-të mund të konsiderohet si shumë e rëndësishme për Teutën. Stafi teknik po punon me ritëm të lartë prej ditësh dhe besojnë shumë se kjo skuadër ka potencialin për të bërë mirë. Në fazën e parë bregdetarët arritën që të merrnin fitoren, duke triumfuar 2-1. Asokohe vendosnin golat e Lenës dhe Shehajt, duke i dhënë vetëm vlerë statistikore realizimit të Abazajt.

Related Posts

VIDEO/ Interi “ngrin” në Norvegji, Bodo/Glimt turpëron zikaltërit në Champions
Sport

VIDEO/ Interi “ngrin” në Norvegji, Bodo/Glimt turpëron zikaltërit në Champions

18/02/2026
Mes historisë dhe festës, Bylisi i Superiores “nxeh motorët”!
Sport

Josa shkund ekipin e Bylisit, tri pikë për të rihapur garën e mbijetesës

18/02/2026
Mes historisë dhe festës, Bylisi i Superiores “nxeh motorët”!
Sport

Josa shkund ekipin e Bylisit, tri pikë për të rihapur garën e mbijetesës

18/02/2026
Lojërat Olimpike, Colturi: Krenare për atë që bëra, premtoj se do përmirësohem në vijim
Sport

Largim pa medalje në Lojërat Olimpike Dimërore, Lara Kolturi pjesë e “Top 10” duke përfaqësuar Shqipërinë

Bilanc i baraspeshuar, njihuni me statistikat e Egnatia-Elbasani
Sport

Egnatia pret reagim me Dinamon, fitorja detyrim kampionësh! Mungesa dhe dilemat e Tetovës për formacionin

18/02/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Cardi B drejt një ndryshimi të madh në pamje, ja çfarë ka vendosur

Cardi B drejt një ndryshimi të madh në pamje, ja çfarë ka vendosur

19/02/2026
Ditë e madhe! Mark Zuckerberg dëshmon për herë të parë në gjyqin historik për varësinë nga mediat sociale

Ditë e madhe! Mark Zuckerberg dëshmon për herë të parë në gjyqin historik për varësinë nga mediat sociale

18/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al