• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Pension mesatar 200 euro, rrogë 1300 euro për ata që punojnë në shtet, detaje nga programi i PS

23/03/2025
Pension mesatar 200 euro, rrogë 1300 euro për ata që punojnë në shtet, detaje nga programi i PS

Dhe pak javë na ndajnë nga zgjedhjet e 11 majit, ndërsa partitë po parashtrojnë edhe ofertën e tyre ekonomike.

Në platformën programore “Shqipëria 2030,” Partia Socialiste premton se fundi i mandatit të tyre të katërt do ta gjejë Shqipërinë me pension minimal 175 euro, dyfishin e atij që është sot. Ndërsa me reformën e re, kjo parti synon rritjen e pensionit mesatar në 200 euro.

Jo vetëm tek pensionet, PS parashikon të ndalet në disa sektorë.

Me ambicien për rritje të qëndrueshme ekonomike në afro 4% gjatë këtij pesëvjeçari, me pritshmëritë për fluks turistësh e investimesh, qeveria në programin e saj premton pagë mesatare 1000 euro në vitin 2030, nga 850 euro që është aktualisht. Kurse paga mesatare në sektorin publik, nga 1000 euro, do të rritet në 1300 euro në vitin 2030.

Jashtë kësaj platforme nuk mbeten as taksat. Teksa sipas PS, biznesi i vogël do të vijojë të jetë i përjashtuar nga TVSH-ja dhe tatimi mbi fitimin.

Sektorët që preken në platformën e Partisë Socialiste janë edhe energjia, ujësjellësit, si dhe rimbursimi i ilaçeve.

Për energjinë, plani është që brenda 2030, vendi të jetë eksportues neto i energjisë, ndërsa do të shtohen parqet fotovoltaike dhe eolike. Tek uji, vijon premtimi i kahershëm për furnizim 24 orë, ndërsa në një bilanc do të bëhet në shëndetësi për medikamentet sa ishin, sa janë dhe sa do të ulen çmimet e ilaçeve të rimbursueshme.

Përtej masave që janë marrë deri më tani, PS premton se më shumë vëmendje do të shkojë edhe në drejtim të bujqësisë, mbrojtjes, si dhe infrastrukturës në vend.

Me marrjen e një sërë reformash të tilla, socialistët synojnë tkurrjen me 2.8% të papunësisë në vend nga 8.8% që u mbyll viti 2024. (TCH)

Related Posts

Kontrolle të befasishme në Vlorë, disa të shoqëruar
Kryesore

Zbardhen detaje nga krimi horror/ Djali vrau nënën dhe plagosi babanë me sqepar (Emrat)

24/08/2026
Mediat greke: 45-vjeçarja shqiptare e vrarë ishte ndarë prej autorit prej xhelozisë
Kryesore

Mediat greke: 45-vjeçarja shqiptare e vrarë ishte ndarë prej autorit prej xhelozisë

24/08/2026
Rama pyet Diellën: Çfarë mendimi ke ti për Mirela Kumbaron? (VIDEO)
Kryesore

Rama pyet Diellën: Çfarë mendimi ke ti për Mirela Kumbaron? (VIDEO)

24/08/2026
6 vatra zjarri ende aktive, vijon beteja me flakët
Kryesore

6 vatra zjarri ende aktive, vijon beteja me flakët

24/08/2026
Flasin simpatizantët e Ramës në Pogradec: Shyqyr që e pashë njëherë ballë përballë. Zoti e bekoftë!
Kryesore

Flasin simpatizantët e Ramës në Pogradec: Shyqyr që e pashë njëherë ballë përballë. Zoti e bekoftë!

24/08/2026
Ngjarje e rëndë/ Djali vret nënën dhe plagos babain
Kryesore

Ngjarje e rëndë/ Djali vret nënën dhe plagos babain

24/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Kontrolle të befasishme në Vlorë, disa të shoqëruar

Zbardhen detaje nga krimi horror/ Djali vrau nënën dhe plagosi babanë me sqepar (Emrat)

24/08/2026
Mediat greke: 45-vjeçarja shqiptare e vrarë ishte ndarë prej autorit prej xhelozisë

Mediat greke: 45-vjeçarja shqiptare e vrarë ishte ndarë prej autorit prej xhelozisë

24/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al