• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

E shkarkuan nga detyra, reagon drejtuesi i Prokurorisë së Sarandës: Botë e mallkuar, plot me rezilë!

11/04/2025
E shkarkuan nga detyra, reagon drejtuesi i Prokurorisë së Sarandës: Botë e mallkuar, plot me rezilë!

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, KLP vendosi të enjten më 10 prill një masë të dytë disiplinore ndaj drejtuesit të Prokurorisë së Sarandës, Kledian Llaho. Më 31 janar, Llahos iu dha masa disiplinore “vërejtje publike”, megjithëse Inspektori i Lartë i Drejtësisë, ILD kërkoi ulje page, lidhur me konstatimet për zvarritje të hetimit të një çështjeje penale dhe moszbatim të një vendimi gjykate. Kurse masa e dytë e caktuar nga KLP është ulje e pagës me 20% për tre muaj dhe si masë plotësuese, largimin e tij nga pozicioni i kryetarit. Edhe në këtë rast, ILD kërkoi masë më të rëndë disiplinore, uljen e 40% të pagës për një vit që u pranua pjesërisht, si dhe largimin e tij si drejtues.

Ndërkohë, prej 14 janarit Llaho është pezulluar nga detyra me vendim të Gjykatës së Posaçme, pasi dyshohet se ka kryer veprime me natyrë korruptive.

Llaho u procedua administrativisht për herë të dytë me kërkesë të ILD, pas 6 ankesave të një prokurore të Prokurorisë së Sarandës, për veprime e sjellje që u vlerësuan se përbëjnë shkelje disiplinore nga ana e tij.

Relacioni ku u bazua vendimarrja për caktimin e masës së dytë disiplinore ndaj Llahos, u mbajt sekret nga ana e KLP duke u lexuar pa praninë e publikut, bazuar në një vendim të datës 27 shkurt, me argumentin se çështja kishte të dhëna sensitive. Megjithëse vetë prokurori Llaho dhe përfaqësuesja e ILD-së nuk ngritën ndonjë pretendim dhe kërkuan që seanca të vijonte me dyer të hapura, shumica e anëtarëve të KLP-së propozuan dhe vendosën atëherë që të mbanin sekret të dhënat e trajtuara në procedimin disiplinor të dytë ndaj Llahos.

Kreu i Prokurorisë së Sarandës Kledian Llahos ka reaguar për herë të parë pas vendimit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë për ta larguar nga detyra.

Reagimi i Kledian Llahos:

E vranë nderin që të jetojë turpi.

Nuk ka tirani më mizore se përjetësimi i drejtësisë nën maskën e ligjit.

Dëshiroj të ndaj një reagim të shkurtër me median.
Me vendimin e sotëm, duke caktuar masë disiplinore ndaj Drejtuesit të Prokurorisë Sarandë, KLP konfirmoi fatkeqësisht anarkinë sociale, anarkinë morale dhe anarkinë ligjore që mbizotëron sot në këtë vend të mjerë.

Për ILD dhe KLP nuk kanë asnjë relevancë sukseset e Prokurorit Kledian Llaho, nga hetimet e të cilit janë sekuestruar në qytetin e Sarandës mbi 40 milionë euro pasuri në favor të shtetit. Për ILD dhe KLP janë gjetur shkelje veprimet e drejtuesit të Prokurorisë vetëm pse ka marrë përsipër hetimin e dy çështjeve penale, të cilat ai i dërgoi në gjyq, por që sipas ILD duhet të trajtoheshin nga ankuesja. Gjithashtu, sipas ILD dhe KLP, Drejtuesi i Prokurorisë nuk e ka dëgjuar, nuk e ka këshilluar dhe nuk e ka “trajtuar” siç duhet prokuroren ankuese B.S.

Vendimi i sotëm është përveç se i pabazuar ligjërisht, por edhe i diktuar nga dëshira e Inspektorit Metani për të performuar në statistika e aspak përmbajtje. Jam proceduar për inate personale dy herë brenda 6 muajve, si asnjë magjistrat tjetër, thua se unë paskam qenë e keqja e sistemit.

Mirëpo është fakt që Inspektori ka qenë pjesë e një delegacioni me mua në SHBA në nëntor 2023 dhe për shkak të qënies time pjesë e atij delegacioni, inspektori nuk mundi ta përtypte dot. Vetëm pas disa muajve shfrytëzoi ankesat pa asnjë rëndësi dhe nisi procedim disiplinor ndaj meje për vonesë në një çështje pa asnjë interes, ndërkohë që sistemi lëngon prej ngarkesës ekstreme. Inspektori pas dy muajve nga nisja e procedimit të parë nisi një tjetër procedim mbi ankimin e një prokuroreje me të cilën kanë punuar ndihmës inspektorja e çështjes ndaj meje, por edhe ai vetë në Avokaturën e Shtetit. (Konflikt i pastër interesi).

Unë do ta ankimoj këtë proces dhe ankimimet nuk do të bëhen në ambientet e 15-katëshit (inspektori e di vetë pse jo atje), por zyrtarisht me postë! Shumica ka frikë prej të aftëve sepse nuk dëshiron rodhe nëpër këmbë.

Dhe po e mbyll me fjalët e Dritëroit të madh:
Botë e mallkuar, plot me rezilë,
I miri shpon shpon duar,
I ligu fiton trendafilë.

Related Posts

Vdekja e familjes shqiptare në Athinë, dyshohet se rrjedhja e gazit nisi nga apartamenti i një çifti të moshuarish
Kryesore

Vdekja e familjes shqiptare në Athinë, dyshohet se rrjedhja e gazit nisi nga apartamenti i një çifti të moshuarish

28/09/2026
Aksident në Kardhiq-Delvinë, familja po kthehej nga pushimet në Sarandë, plagoset vajza e mitur
Kryesore

Rriten me 6.2% aksidentet në tetë muajt e parë të 2026, ja ndarja sipas qarqeve

28/09/2026
Kumbaro: Ndalim kategorik i telefonit në klasë, rritje e vigjilencës për çdo problematikë
Kryesore

Kumbaro: Ndalim kategorik i telefonit në klasë, rritje e vigjilencës për çdo problematikë

28/09/2026
Kush është Elvis Lila, shefi i ri i komanduar i SHISH
Kryesore

Kush është Elvis Lila, shefi i ri i komanduar i SHISH

28/09/2026
“Më duhen 100 mijë euro”, si u tentua të mashtrohej Armando Duka në emër të Taulant Ballës. Policia arreston dy persona
Kryesore

“Më duhen 100 mijë euro”, si u tentua të mashtrohej Armando Duka në emër të Taulant Ballës. Policia arreston dy persona

28/09/2026
Athinë, digjet lokali ku u vra shqiptari Pëllumb Islami, dyshimet e para
Kryesore

Athinë, digjet lokali ku u vra shqiptari Pëllumb Islami, dyshimet e para

28/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Italia “bën” Italinë në Nations League, triumfon ndaj Turqisë

Italia “bën” Italinë në Nations League, triumfon ndaj Turqisë

28/09/2026
Nga beteja për jetën te realizimi i një ëndrre, historia e tifozit të kombëtares – Balkanweb.com – News24

Nga beteja për jetën te realizimi i një ëndrre, historia e tifozit të kombëtares

28/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al