• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Demokrati i famshëm: Kam 12 vite që e shaj kryeministrin, ai më merr mua si shok sepse do telenovela

22/04/2025
Demokrati i famshëm: Kam 12 vite që e shaj kryeministrin, ai më merr mua si shok sepse do telenovela

Demokrati Ilir Vrenozi foli sot për ftesën e kryeministrit Edi Rama për kafe dhe deklaroi se nuk pranon, pasi do ta masakronin të djathtët. I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Vrenozi tha se i mjafton jeta e thjeshtë, por shtoi se ka prona në Përmet dhe kërkon ti kthehen. Ai ndër të tjera se ka 12 vite që e “shan” kryeministrin Rama, ndërsa ky i fundit e merr në telefon si shok. Sipas tij, Rama dëshiron “telenovel”.

“Atëherë ishte e shtunë po pija kafe, më merr Niko Peleshi në telefon. Më tha foli mikut tim. Thashë alo unë, kur “mirëmëngjes Vrenoz” (Edi Rama), u shastisa unë… Nuk e mendoja se do merrte Rama në telefon. Kam 12 vjet rresht që e shaj me libër shtëpie, ai më merr mua si shok. Ai do telenovela”, tha ai.

Pjesë nga biseda në emision:

Ilir Vrenozi: Baton Haxhiu i tha Çim Pekës çfarë përfaqëson Ilir Vrenozi? Çfarë është në jetën politike? Ky njeri të më thotë mua? I them Baton Haxhut jam njeri i thjeshtë, popull dremokrat, nuk jam si Baton Haxhiu servil dhe lëpirës i Edi Ramës.

Ylli Rakipi: Jo, jo, lëre Batonin tani mos thuaj nga këto, se nuk na vjen as në emision.

Ilir Vrenozi: Atëherë ishte e shtunë po pija kafe, më merr Niko Peleshi në telefon. Më tha foli mikut tim. Thashë alo unë, kur “mirëmëngjes Vrenoz” (Edi Rama), u shastisa unë… Nuk e mendoja se do merrte Rama në telefon. Kam 12 vjet rresht që e shaj me libër shtëpie, ai më merr mua si shok. Ai do telenovela.

Ylli Rakipi: Nuk e ke vënë re ti që Rama e bën këtë më mirë nga gjithë njerëzit në Ballkan? Hyri zëri i Ramës në veshin tënd, çfarë mendove ti në atë moment? Se Kryeministri ai…

Ilir Vrenozi: Prej mishi jemi ne.

Ylli Rakipi: Ndjeve një tronditje ti, se kryeministri….

Ilir Vrenozi: Kur tha jam në Pogradec dhe vij në Korçë për kafe pa kamera, e imagjinon dot Ylli, të kesh njeri që e ke sharë dhe ai të të ftojë për kafe.

Ylli Rakipi: Po ai e bën këtë punë.

Ilir Vrenozi: Unë i them **** ku ta kesh, ai është ai simpatizant i videove të mia…

Ylli Rakipi: Jo jo se e ndërpresim ne këtu. Më dëgjo mua tani. Rama tha që ke thënë “nuk ja mbyll derën kryeministrit, por nuk e kam shtëpinë në gjendje të mirë”. Tani, Niko Peleshin, si ka mundësi që e ke mik ti dhe të merr? Peleshi thotë se ka folur shpesh me ty…

Ilir Vrenozi: Unë kam numrat e të gjithëve.

Ylli Rakipi: Mos bëre gabim ore zotëri? Aty ku ke mbetur ti, të gjithë kanë tradhtuar dhe kthehen prapë. I ke parë ti?

Ylli Rakipi: Po pra, vetëm ti nuk sheh punët e tua, mos e ke gabim o Vrenoz? Se doktorit ajo kapelja i ka mbetur. Mos duhet ti ishe përgjigjur mirë ti atij? Pastaj ndërhyn edhe Batoni…

Ilir Vrenozi: Unë jam mirë te fasulet, dua qetësi, ta vë kokën këtu. Vrenozi i varfër është nuk shitem dhe blihem. Do thuash ti ai që nuk blihet me pak, blihet me shumë leka. Vrenozi nuk bën kompromise. Unë jam si muzeu Enver Hoxhës në shtëpi.

Ylli Rakipi: Ke gjthe jetën Vrenoz lufton për PD-në. Pse i ke varur shpresat te kjo parti vallë?

Ilir Vrenozi: Jam i djathtë vëlla. Jam nip beu. Jam pronar në llixhat e Bënjës në Përmet. Jam nga Përmeti unë. Hyr dhe shiko fisin Vrenozi.

Ylli Rakipi: Po pse nuk ti ktheu doktori që e ke dashuruar?

Iir Vrenozi: Po ndërton Rama në llixha. Kemi 600 ha në llixha për shpirt të nënës.

Ylli Rakipi: Po ti lufton për Berishën që bëri ligjin. Ore Vrenoz thirri mendjen për veten.

Ilir Vrenozi: Jam i djathtë unë vëlla, Saliu ka qenë ish komunist.

Ylli Rakipi: Këto partitë e reja Vrenoz? Me Ramën nuk të vjen më kjo. Ka raste njeriu, në jetën e vet, i vjen e mira në derë dhe nuk e kupton. Bashës i erdhi e mira vite të tëra. Edhe këtij, se nuk dihet pas telefonit cdo ndodhte. Këtu pjesa dërrmuese u ka ardhur e mira në mënyrën në të papritur. Peleshin e ke mik, bëje edhe këtë pesë ditë dhe merr llixhën.

Ilir Vrenozi: Nuk e kam mik Peleshin. Dëgjo mua, Peleshi dhe Sotiraqi, kemi lidhe me Skënderbeun se shikonim ndeshjet nuk ka lidhje me politikën. Sa herë më shohin më përshëndesin.

Ylli Rakipi: Ja po më shkruajnë tani se na ndjekin. Ti i bie të mirës me këmbë…

Ilir Vrenozi: Thuaji Ramës që lëre Vrenozin të hajë fasule. Ose thuaji të më rregullojë ato pronat dhe ti shes.

Ylli Rakipi: Inferior je treguar në këtë rast.

Ilir Vrenozi: Do bëhej foto dhe Rama do e hidhte në Facebook dhe pastaj të djathtët do më masakronin, u shit, u ble, i dini ju këto por nuk jemi në vend emokratik. E pi unë kafen me Ramën, por nuk qe momenti të pija unë kafe.

Ylli Rakipi: Ty të erdhi fati në derë dhe i kë rënë me shkelm. Kafe pije ti dhe ikje me respekt.

Enton Abilekaj: Po biznemeni pse e mori?

Ilir Vrenozi: Më mori Gjergj Luca.

Ylli Rakipi: Po Luca flet me shumë njerëz.

Ilir Vrenozi: Luca më mori tha të kam qejf.

Ylli Rakipi: Doktori nuk të mori? Epo me atë kapelle nuk të merr më ai.

Ilir Vrenozi: Vjen nesër në Korcë doktori.

Ylli Rakipi: Po mirë tako atë të paktën, kripë do mbetesh tërë jetën, por futi një takim atij.

Related Posts

S’ka ndryshim mase/ Drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj mbetet në arrest
Kryesore

S’ka ndryshim mase/ Drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj mbetet në arrest

18/12/2025
Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet 30-vjeçari, mik i biznesmenit të arrestuar
Kryesore

Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet 30-vjeçari, mik i biznesmenit të arrestuar

18/12/2025
Nuk e kanë me Ballukun, por me Salianjin
Blog

Nuk e kanë me Ballukun, por me Salianjin

18/12/2025
Kaosi në Kuvend, PS kërkon përjashtimin për 29 deputetë të opozitës
Kryesore

Kaosi në Kuvend, PS kërkon përjashtimin për 29 deputetë të opozitës

18/12/2025
Berisha: Motoja e tyre, ‘vidh dhe ik’. Parlament nuk ka dhe nuk mund të ketë
Kryesore

Berisha: Motoja e tyre, ‘vidh dhe ik’. Parlament nuk ka dhe nuk mund të ketë

18/12/2025
Mbyllet seanca plenare, rendi i ditës votohet pa diskutim
Kryesore

Mbyllet seanca plenare, rendi i ditës votohet pa diskutim

18/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

James Van Der Beek për diagnozën e tij me kancer: Ishte gjëja më e mirë që më ka ndodhur ndonjëherë

James Van Der Beek për diagnozën e tij me kancer: Ishte gjëja më e mirë që më ka ndodhur ndonjëherë

19/12/2025
Ledion Liço zbulon detaje nga BBV5: Do të ndodhin për herë të parë…

Ledion Liço zbulon detaje nga BBV5: Do të ndodhin për herë të parë…

19/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al