• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Sekuestrohet hoteli pa leje në Gjirokastër, masë sigurie për pronarin dhe ekspertin (Emrat)

28/04/2025

Prokuroria e Gjirokastrës ka urdhëruar sekuestrimin e një hoteli të ndërtuar pa leje.

Prokuroria gjithashtu ka lëshuar masën “arrest në burg” për pronarin e hotelit, Roland Skëndo, dhe “arrest në shtëpi” për ekspertin, Arjan Dani, i cili akuzohet se ka kryer ekspertim të rremë, për moskonstatimin e vijimit të punimeve, pavarësisht se Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit kishte dhënë urdhër të ndërpriteshin.

Njoftimi i Prokurorisë:

Ndërtoi pa leje pavarësisht vendimit të IMT, Prokuroria Gjirokastër jep masa sigurie për ndërtuesin dhe ekspertin, sekuestrohet hoteli

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastrës caktoi masën ‘Arrest në burg’ për shtetasin R.S. i dyshuar për veprën penale ‘Ndërtim i paligjshëm’ për qëllime fitimi parashikuar nga neni 199/a/4 i Kodit Penal dhe masën ‘Arrest në shtëpi’ për shtetasin A.D. i dyshuar për veprën penale ‘Ekspertimi i rremë’ për qëllime fitimi parashikuar nga neni 309 p.2 i Kodit Penal.

Po kështu, në kuadër të hetimeve mbi procedimin penal nr.556 të datës 03.11.2023 Prokuroria pranëGjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër ka vendosur sekuestro preventive mbi pasurinenr. 24-108-ND/1+1-2, zk. 8541, sip. 247 m2, e përshtatur si hotel, me vendndodhje në lagjen “18 Shtatori” Gjirokastër, në pronësi të shtetasit R.S, i cili pavarësisht vendimit të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, Bashkia Gjirokastër për pezullimin e punimeve pa leje, ka vijuar me përfundimin e ndërtimit të hotelit.

Nga hetimet paraprake dyshohet se shtetasi R.S ka ndikuar tek shtetasi A.D për përpilimin e një akt-ekspertimi të rremë sipas të cilit punimet e kryera ishin vetëm të karakterit të brendshëm. Në këto kushte me kërkesë të Prokurorisë, u caktuan edhe masat përkatëse të sigurisë.

Related Posts

E rëndë në Itali/ 44-vjeçari shqiptar tenton të vrasë me thikë gruan para shkollës së fëmijëve
Kryesore

E rëndë në Itali/ 44-vjeçari shqiptar tenton të vrasë me thikë gruan para shkollës së fëmijëve

06/03/2026
Erdhi pranvera, temperaturat nga sot pësojnë rritje të madhe
Kryesore

Bëhuni gati për plazh, kërcejnë temperaturat në fundjavë

06/03/2026
Delvinë/ Gjimnazistët protestojnë para komisariatit: Shoku u plagos pranë shkollës, ndihemi të pasigurt
Kryesore

Delvinë/ Gjimnazistët protestojnë para komisariatit: Shoku u plagos pranë shkollës, ndihemi të pasigurt

06/03/2026
Belinda Balluku: Nuk kam pasur dhe as nuk kam lidhje me korrupsionin. Po më bëhet gjyqi publik
Kryesore

Belinda Balluku: Nuk kam pasur dhe as nuk kam lidhje me korrupsionin. Po më bëhet gjyqi publik

06/03/2026
Pengoi qarkullimin në Kalivaç, procedohet penalisht një shtetas
Kryesore

Pengoi qarkullimin në Kalivaç, procedohet penalisht një shtetas

05/03/2026
Me doza kanabisi gati për shitje, 4 persona të ndaluar në Gjirokastër
Kryesore

Kapet në Gjirokastër i dënuari për drogë dhe dhunë në familje

05/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Arrestimi/ Pilula të dyshuara në makinë, Britney Spears rrezikon burg!

07/03/2026
Luhet për “Final 4”/ Partizani, ndaj Dinamos pa një titullar

Luhet për “Final 4”/ Partizani, ndaj Dinamos pa një titullar

07/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al