• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Çmenduri në Ksamil/ 4 vjet që s’e gëzon pronën me hipotekë, e zapton ish-pronari

29/04/2025
Çmenduri në Ksamil/ 4 vjet që s’e gëzon pronën me hipotekë, e zapton ish-pronari

Qytetarja B.L denoncon në emisionin “Stop” në Tv Klan shtetasin nga Ksamili Agron Lile, pasi ky i fundit i ka zaptuar shtëpinë. Zonja tregon se i ati, që punon e jeton në emigracion i ka blerë një shtëpi në Ksamil 25 metra katrorë godinë një-katëshe dhe truall.

Prona u ble në një ankand bankar, pasi Agron Lile e kishte lënë kolateral, nuk e kishte paguar. Sot zonja disponon certifikatën e pronësisë, por nuk e gëzon asnjë ditë pronën e saj, pasi ish-pronari ka ndërruar bravat e madje ka lënë dhe një qytetar brenda me qira.

“Ka një ngarkesë emocionale dhe një vlerë të madhe për mua kjo pronë. Im atë emigrant i një jetedhe aktualisht që flasim vazhdon që të jetë emigrant, ai ma bën dhuratë këtë pronë. Teksa unë përballem me këto lloj situatash ai e vuan jashtëzakonisht shumë sepse thotë unë nuk të kam blerë një pronë unë të kam blerë një hall. I jam drejtuar emisionit ‘Stop’ sepse prej vitit 2021 jam bërë pronare e një objekti 25 metra katrorë dhe një trualli 33 metra katrorë dhe deri tani që po flasim nuk arrij që ta gëzoj pronën time të cilën kam blerë në një bankë në ankand dhe ish-pronari të cilin unë nuk e njoh as nga dokumenti që unë kam marrë nga banka kur e kam blerë në ankand këtë pronë nuk e pranon që e ka humbur.

E ka lënë në kolateral dhe sipas të gjitha rregullave e ligjeve unë jam bërë pronare e saj. Por, edhe sot e kësaj dite unë nuk e gëzoj pronën time. Ish-pronari quhet Agron Lile, unë nuk duhet që të kisha asnjë dijeni të tij sepse edhe nga banka ishte emri i tij, por kur unë vij në objektin në të cilin u bëra pronare për të gëzuar pronën ai thotë se nuk e njeh si vendim atë të bankës dhe se nuk e ka humbur pronën e tij si kolateral që nuk ka shlyer detyrimet kundrejt bankës.

Personi ka bërë vetëgjyqësi gjatë këtyre viteve dhe unë jam përballur me konflikte verbale, apo mashtrim nga ana e tij. Unë kam qëndruar në këtë ambient vetëm 10 ditë. Ish-pronari thyen bravën e derës dhe sillet sikur është pronari faktik i saj. Ka ndërtuar në pronë, ka shtyrë territorin në këtë pronë, ka futur njerëz me qira në mënyrë të vazhdueshme”, thotë për mikrofonin “Stop” denoncuesja.

Çështja ka shkuar në prokurorinë e Sarandës, por prokurorja Valbona Maja ka dalë me vendimin e mosfillimit të hetimeve edhe pse i akuzuari ka kryer vetëgjyqësi, mosdeklarim të ardhurash dhe falsifikim dokumentesh.

“Kallëzimi i ka kaluar prokurorisë dhe prokuroria ka vendosur mos hapjen e hetimeve. Kjo është ajo që vërtet mua më shqetësoi, pra unë prita me durim dhe qytetari për disa vite. Shkoj bëj kallëzim, ju e shikoni dhe e konstatoni edhe vetë që ka disa vepra penale edhe kur prokuroria vendosi mos hapjen e çështjes atëherë unë u shqetësova tepër dhe iu drejtova emisionit ‘Stop’”, shtoi denoncuesja. “Stop” arriti që të kishte dhe një komunikim me prokuroren Valbona Maja.

Prokurorja Valbona Maja: Alo, përshëndetje kush jeni? Ça kërkesash ke mund t’ia drejtosh institucionit. Zotëri unë ta dhashë përgjigjen, nuk ke aspak të drejtë të më telefonosh. Ku e ke marrë autorizimin? Nuk ke absolutisht aspak të drejtë. Bëji kërkesat zyrtarisht.

IMT Sarandë ka konstatuar ndërtim pa leje në objekt, por nuk ka ndërhyrë, pas vendimit të prokurores. Ish-pronari përdor si alibi dy ndërtime pa leje, që i ka bërë objektit vite më parë, të cilat i ka deklaruar tek Aluizni, por nuk ka marrë përgjigje. Ai madje ka tentuar, t’ia shesë 30 mijë euro zonjës, shtesat pa leje e pa titull pronësie.

“Kam bërë denoncim edhe pranë IMT-së të cilët kanë bërë këqyrjen dhe kanë dhe proces-verbalin, normalisht duhet që të merret vendimi. IMT ka bërë veprimet një muaj më parë dhe deri më tani nuk ka asnjë masë”, shtoi denoncuesja./Tvklan.al

Related Posts

Ishte nisur nga Shqipëria/ U përplas me shkëmbin, mbytet anija me rreth 8 mijë tonë sodë në Greqi
Kryesore

Ishte nisur nga Shqipëria/ U përplas me shkëmbin, mbytet anija me rreth 8 mijë tonë sodë në Greqi

07/05/2026
E zuri zetori poshtë teksa punonte, ndërron jetë 57-vjeçari
Kryesore

E zuri zetori poshtë teksa punonte, ndërron jetë 57-vjeçari

07/05/2026
Shkrumbohet makina, shpëtojnë pa lëndime 3 persona
Kryesore

Shkrumbohet makina, shpëtojnë pa lëndime 3 persona

07/05/2026
Kryesore

Policia e Shtetit pajiset me dronë, aparate dhe 22 mjete shpejtësimatëse

07/05/2026
Gazeta greke trazon rrjetin: Futbollisti Andi Lila dhe një biznesmen i fuqishëm shqiptar do të blejnë ekipin e PAS Janina
Kryesore

Gazeta greke trazon rrjetin: Futbollisti Andi Lila dhe një biznesmen i fuqishëm shqiptar do të blejnë ekipin e PAS Janina

07/05/2026
“Komandant, jam ushtari yt”, Rama reagon ashpër ndaj Tërmet Peçit në takimin e Gjirokastrës
Kryesore

“Komandant, jam ushtari yt”, Rama reagon ashpër ndaj Tërmet Peçit në takimin e Gjirokastrës

07/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Ndjesi fantastike”, Enrique-Kvara: Tani duam yllin e dytë në Champions

“Ndjesi fantastike”, Enrique-Kvara: Tani duam yllin e dytë në Champions

07/05/2026
Ishte nisur nga Shqipëria/ U përplas me shkëmbin, mbytet anija me rreth 8 mijë tonë sodë në Greqi

Ishte nisur nga Shqipëria/ U përplas me shkëmbin, mbytet anija me rreth 8 mijë tonë sodë në Greqi

07/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al