• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Vizita e Ramës në Gjirokastër, Mirela Kumbaro prezanton projektet për mandatin e ardhshëm

03/05/2025
Vizita e Ramës në Gjirokastër, Mirela Kumbaro prezanton projektet për mandatin e ardhshëm

Vizita e Ramës në Gjirokastër, Mirela Kumbaro prezanton projektet për mandatin e ardhshëm

Në takimin dedikuar investimeve në qarkun e Gjirokastrës, drejtuesja politike e Partisë Socialiste Mirela Kumbaro përmendi edhe disa prej projekteve që priten të zhvillohen në qark. Gjatë eventit me Kryeministrin Edi Rama, Kumbaro u ndaj veçanërisht në projektet e infrastrukturës.

“Kalova para dy ditësh në rrugën e re Progonat-Golëm, dy fshatra që s’i thoshin asgjë askujt përveç nesh që jemi prej këtu. Ndërkohë që tani është një rrugë që ka hapur mundësi për agroturizëm. Progonat-Golëm do të lidhë dy malësitë, atë të Labërisë së Tepelenës dhe të Gjirokastrës. Rruga që e kemi pagëzuar si rruga e Vjosës, do të lidhë unazën lindore, Korçën me Gjirokastrën, nga Çarshova, Përmeti, Tepelena. Dhe në Tepelenë fillon brenda vitit 2025, ura e re, nga ajo që quhej Ura e Pashait, do të shkojë drejt e në Vjosë, duke shmangur Urën e Leklit dhe Urën e Dragotit, për ta shkurtuar rrugën drejt Përmetit me 40 minuta”, tha Kumbaro.

Më tej, ajo foli edhe për Unazën e Çajupit, duke ftuar zagoritët që të kthehen të investojnë në industrinë e mikpritjes në këtë zonë.

“Ka një zonë ky qark që është ndër më të bukura, Parku Natyror i Zagorisë, krenari historike dhe kulturore, por vështirësisht i aksesueshëm. E kujtoj shumë mirë kur e bëja atë rrugë shpesh për të takuar bashkëfshatarët e mi në Zagori, më duheshin 2 orë nga Libohova deri sipër në Poliçan, në Nivan e në Sheper. Sot që flasim është hapur kantieri, po punohet, unë isha të dielën e fundit, rruga do të mbarojë plotësisht në mandatin e katërt me të bukurën Unazë të Çajupit, për të bashkuar fshatrat me fshatrat e Pogonit me fshatrat e Zagorisë. Ajo paketa e maleve nuk është vetëm për veriun, do të jetë për gjithë malësitë ku mund të zhvillohet agroturizëm. Zagoritëve që janë në Tiranë, në emigrim, i ftoj të kthehen për të hapur bujtinat pritëse për turistë.”

Sipas Kumbaros, sot Bashkia Gjirokastër ka 434 oferta akomoduese në Booking.com, ndërsa projektet do të vazhdojnë edhe në lagje të tjera të qytetit.

“Të gjitha këto janë pjesë, e një koncepti që fillon në Qafën e Pazarit, Cfakë, Dunavat e Manalat ku Gjirokastra vijon të jetë kantier. Identifikuam sot me Kryeministrin 434 oferta turistike vetëm për Bashkinë Gjirokastër në Booking.com”, u shpreh Kumbaro.

Related Posts

Operacioni i SPAK – Pezullohen nga detyra tre shefat e policisë, njëri prej tyre i shpallur në kërkim
Kryesore

Tragjedia në Durrës, pezullohen drejtuesit e policisë, nisin hetimet

04/05/2026
Makina del nga rruga në aksin Levan, dyshohet për një të plagosur
Kryesore

Aksident në aksin Këlcyrë-Përmet, plagoset një grua

04/05/2026
Gjirokastër, dhëndri rreh vjehrrën, arrestohet nga policia
Kryesore

I dehur në timon, arrestohet shoferi në Gjirokastër

04/05/2026
Shqiptari u gjet i vrarë në Greqi, marrin tjetër rrjedhë hetimet
Kryesore

Shqiptari u gjet i vrarë në Greqi, marrin tjetër rrjedhë hetimet

29/04/2026
Aksident i rëndë në Memaliaj, 8 të plagosur
Kryesore

Aksident i rëndë në Memaliaj, 8 të plagosur

29/04/2026
Ish-shefi i SHISH: Berisha i kishte planifikuar viktimat e 21 Janarit
Kryesore

Ish-shefi i SHISH: Berisha i kishte planifikuar viktimat e 21 Janarit

29/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Sting: T’u lësh fëmijëve pasuri pa punuar është një formë abuzimi

Sting: T’u lësh fëmijëve pasuri pa punuar është një formë abuzimi

06/05/2026
VIDEO/ PSG “fluturon” në finalen e Champions, barazim i hidhur në Mynih për Bayern

VIDEO/ PSG “fluturon” në finalen e Champions, barazim i hidhur në Mynih për Bayern

06/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al