Rreth 115,418 mijë votues në qarkun Gjirokastër do t’i drejtohen sot qendrave të votimit në 7 bashki për të zgjedhur deputetët e rinj. Në total në rang qarku janë 198 qendra votimi. Krahasuar me katër vite me parë në këtë qark janë rreth 7800 votues më pak. Numri më i madh i qendrave është natyrisht në Bashkinë Gjirokastër. Ky qark çon në Parlament 4 mandate deputetësh. Surpriza në rezultat nuk priten dhe gjasat janë që rezultati i 11 majit të jetë fotokopje e atij të katër viteve më parë kur PS mori 3 mandate dhe PD 1 mandat. Megjithatë duhet pritur deri në fund sa procesi të finalizohet. ©Argjiroja.net









