• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Sandër Çipa: Berisha të dorëhiqet, ka mbaruar koha e tij politike

13/05/2025
Sandër Çipa: Lukova mbledh pushues nga gjithë bota, në Spile protestat zvogëlojnë Himarën (FOTO)

Në analizën e tij paszgjedhore në “MCN Live”, analisti Aleksandër Çipa ndalet tek qëndrimi i Partisë Demokratike pas rezultatit të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit dhe mungesës së një reagimi të qartë nga drejtuesi i saj, Sali Berisha.

Sipas Çipës, vëmendja e publikut nuk është më te fitorja e Partisë Socialiste, por te heshtja e humbësit dhe mungesa e përgjegjësisë politike nga lidershipi i opozitës.

“Heshtja e humbësit është tani në qendër të kureshtjes së opinionit publik. Pritet qëndrimi i Partisë Demokratike pas certifikimit të rezultatit: a do të njihet procesi apo do të kundërshtohet, siç ka ndodhur shpesh në të kaluarën.

Sali Berisha, i rikthyer në krye të PD me premtimin për bashkimin e opozitës, në fakt e ka thelluar fragmentimin, duke zyrtarizuar ndarjen në disa fraksione që, i kanë kushtuar opozitës mandate vendimtare.

Berisha ka përdorur në mënyrë të përsëritur strategjinë e kontestimit të rezultatit zgjedhor si një mënyrë për të qëndruar në lojën politike. Kjo qasje mund të rikthejë opozitën në recidivizmin e tranzicionit të pafund”, tha Cipa.

Çipa shton se kërkimi i alibive politike për të mos e pranuar rezultatin nuk e ndihmon, por e dëmton opozitën, dhe nuk ofron një perspektivë të re për rikonstruktim dhe ringritje.

Në vlerësimin e tij më të fortë, Çipa tha se Berisha nuk ka më hapësirë reale për të ofruar një platformë të re reformuese për opozitën dhe se duhet të largohet.

“Çdo përpjekje për ta zgjatur kohëzgjatjen e tij politike në krye të opozitës është një stagnim. Ai e ka ezauruar kohën e vet politike. Përballë kësaj, opozita ka nevojë për një rikonceptim të thellë: një identitet të ri politik dhe një model të ri organizimi.

Opozita ka nevojë për përmbajtje të re, për një qasje moderne dhe funksionale, që të përfaqësojë me dinjitet alternativën ndaj qeverisjes. Ringritja nuk mund të vijë duke ripërsëritur të njëjtat skema politike që janë konsumuar gjatë periudhës së tranzicionit.

Opozita ka nevojë për një rikonceptim, i mungon një brendi ndryshuese, një thelb i ri që të qeverisë më mirë veten dhe të rikthejë besimin publik, tha Cipa./ MCN

Related Posts

Pengoi qarkullimin në Kalivaç, procedohet penalisht një shtetas
Kryesore

Pengoi qarkullimin në Kalivaç, procedohet penalisht një shtetas

05/03/2026
Me doza kanabisi gati për shitje, 4 persona të ndaluar në Gjirokastër
Kryesore

Kapet në Gjirokastër i dënuari për drogë dhe dhunë në familje

05/03/2026
Sherr në Gjirokastër, dy persona përfundojnë në Prokurori
Kryesore

Dogji metalet në biznesin e tij duke shkaktuar ndotje, nën hetim 48-vjeçari në Gjirokastër

05/03/2026
Gjirokastër, dhëndri rreh vjehrrën, arrestohet nga policia
Kryesore

Punëtori i aksidentuar në Gjirokastër, 3 të arrestuar

05/03/2026
Aksidenti tragjik i mori jetën të riut në Itali! Familjarët kërkojnë ndihmë për kthimin e trupit në Shqipëri
Kryesore

Aksidenti tragjik i mori jetën të riut në Itali! Familjarët kërkojnë ndihmë për kthimin e trupit në Shqipëri

05/03/2026
Qeveria bën gati një tjetër rritje të taksës mbi naftën, pritet shtrenjtim i çmimit
Kryesore

Lufta në Lindjen e Mesme, nis rritja e çmimit të naftës edhe në Shqipëri

05/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

DJ Gimbo dhe Selin Bollati kurorëzojnë dashurinë në Big Brother VIP, ndërpritet ceremonia nga Rogerti!

DJ Gimbo dhe Selin Bollati kurorëzojnë dashurinë në Big Brother VIP, ndërpritet ceremonia nga Rogerti!

05/03/2026
Bianca Censori habit me stilin në gjyqin kundër Kanye West

Bianca Censori habit me stilin në gjyqin kundër Kanye West

05/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al