• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Qershitë e Drobonikut, prodhim i ulët, çmim i lartë (VIDEO)

08/06/2025
Qershitë e Drobonikut, prodhim i ulët, çmim i lartë (VIDEO)

Fshati i Drobonik është një prej prodhuesve kryesorë të qershisë në Berat. Klima e ngrohtë favorizon rritjen e këtij fruti në këtë zonë, ndërsa shumë banorë e kultivojnë për të siguruar të ardhura për familjet e tyre.

Mystehak Maska prej 30 vitesh merret me kultivimin e qershisë. Ai ka 2 ha sipërfaqe të mbjellë me këtë frut.
Këtë vit është i kënaqur me çmimin, pasi qershia po shitet më shtrenjtë se vitet e kaluara. Kërkesa nga tregu është e lartë, kryesisht nga tregu vendas.

“Meqënese ka qenë sasia shumë e pakët me vitet e tjera, çmimi ka qenë i kënaqshëm për ne, por nuk ka pasur prodhim. Kemi filluar me çmimin fillestar 7 mijë lekë dhe tani me 3 mijë lekë. Varet nga lloji qershisë. Kërkesa ka shumë sepse tregu e kërkon.”

Jo vetëm kërkesa nga tregu për frutin është e lartë, por edhe kërkesa për krahun e punës. Gjetja e punëtorëve është e vështirë gjatë sezonit të vjeljes së këtij fruti.

“Me vëshitërësi, nuk ka punëtorë. Kanë ikur dhe fëmijët tanë dhe kam mbetur të vjelë me gruan me një ose dy punëtorë. E kemi shumë të vështirë.”

Për një ditë pune në vjeljen e qershisë, paguhet deri në 2 mijë lekë të rinj. Punëtorët gjenden kryesisht nga ky fshat.

“Këtu vjelim, jemi të kënaqur, 20 mijë lekë dita. Unë jam 60 vjeçe.”

“Është pak vështirë dhe punëtorë nuk gjen.”

Prodhimi i qershisë këtë vit është më i pakët krahasuar me vitin e shkuar. Kjo për shkak të kushteve të motit. Temperaturat e ulëta goditën këtë pemë në fazën e lulëzimit.

“Në kohën e lulëzimit, temperaturat e larta ose të ftohta shkaktojnë molidhjen e frutit. Dhe nga moslidhja e frutit, kemi rendiment të ulët të prodhimit të qershisë. Kjo zonë ka qenë bllok masiv si ndërmarrje bujqësore dhe si rajonizim është përfekte për kulturën e qershisë, të hardhisë dhe të ullit”, tha Ilir Kanavaci, agronom.

Fermerët në Drobonik nuk kanë hequr dorë nga varietetet autoktone të qershisë, kjo për shkak të kushteve të motit.

“Prodhuesit janë të njëjtit varietet, autoktonë që janë mbjellë që para 20 apo 30 vjetësh dhe vazhdojnë t’i mbjellin përsëri ato variete, sepse janë të përshtshme për ato kushte klimaterike të asaj zone dhe japin prodhim shumë të mirë.”

Megjithatë, varietetet autoktone të qershisë në Drobonik po hiqen nga plantacioni. Për shkak edhe të mungesës së fuqisë punëtore, fermerët po e zëvendësojnë këtë pemë me ullirin.

Sipas të dhënave nga Drejtoria e Bujqësisë në Berat, në këtë bllok nga 80 ha, sipërfaqja me qershi është reduktuar në 60 ha dhe fermerët po i kthejnë sytë nga kultura të tjera.

Klan News

Related Posts

Pa patentë dhe me motor pa targa, arrestohet 18-vjeçari në Këlcyrë
Kryesore

Këlcyrë/ Procedohet 56-vjeçari nga Dragoti, dyshohet se kanosi me armë sportive një 20-vjeçar

03/03/2026
Gjirokastër, sherr me grushta në ‘Granicë’, dy persona përfundojnë në Prokurori
Kryesore

Gjirokastër, aksidentohen dy të rinj në “Granicë”

02/03/2026
tepelene thike plagosje
Kryesore

Sherr me sende të forta mes dy të rinjve në Tepelenë

02/03/2026
Me doza kanabisi gati për shitje, 4 persona të ndaluar në Gjirokastër
Kryesore

Gjirokastër, 37-vjeçari rrëzohet aksidentalisht, përfundon në Spitalin e Traumës

02/03/2026
Konflikt për kullotat në Asim Zeneli, procedohen penalisht dy vëllezër nga Lazarati
Kryesore

Konflikt për kullotat në Asim Zeneli, procedohen penalisht dy vëllezër nga Lazarati

02/03/2026
Gjirokastër, dhëndri rreh vjehrrën, arrestohet nga policia
Kryesore

350 kg kanabis që u kapën në Kakavijë, pronari i kamionit shpallet në kërkim

02/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

I “harruar” nga Sylvinho, Mehmeti vlen më shumë se lojtari më i mirë i kombëtares

I “harruar” nga Sylvinho, Mehmeti vlen më shumë se lojtari më i mirë i kombëtares

03/03/2026
Në fazë të parë refuzoi marrëveshjen, Dinamo e pret Vorën në Tiranë

Vora është futur në krizën e rezultateve, 7 lojtarë jashtë formacionit në Ballsh

03/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al