• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Po vrisni rusët”, Vuçiç “ha presionin” e Putinit, Serbia ndalon eksportet e armëve

24/06/2025
“Po vrisni rusët”, Vuçiç “ha presionin” e Putinit, Serbia ndalon eksportet e armëve

Presioni i Rusisë mbi Serbinë duket se funksionon. Vetëm pak orë pasi Moska e akuzoi Beogradin se po i shet në mënyrë indirekte municione artilerie Ukrainës, ministria serbe e Mbrojtjes njoftoi pezullimin e eksporteve.
Sipas deklaratës, në përputhje me udhëzimet e Presidentit Aleksandër Vuçiç, i cili është gjithashtu Komandanti Suprem i Ushtrisë Serbe, eksporti i armëve dhe pajisjeve ushtarake të prodhuara në Serbi do të pezullohet përkohësisht.
“Në të ardhmen, për eksportin e armëve dhe pajisjeve ushtarake të prodhuara në fabrikat e industrisë së mbrojtjes, përveç pëlqimit të ministrive dhe agjencive të tjera kompetente, do të jetë i detyrueshëm edhe pëlqimi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare”, tha ministria në një deklaratë të shkurtër, duke iu referuar neneve të Ligjit aktual për Eksportin dhe Importin e Armëve dhe Pajisjeve Ushtarake.
Njoftimi i Ministrisë së Mbrojtjes erdhi të hënën në mbrëmje pasi agjencia e inteligjencës së jashtme të Rusisë (SVR) tha se dy kompani serbe po shisnin raketa për raketahedhës shumë-tytësh dhe predha mortajash, ose pjesë përbërëse për to, të cilat eksportoheshin në Ukrainë përmes dy kompanive në Republikën Çeke dhe Bullgari.
Kjo është akuza e dytë e SVR-së që është shprehur në këtë mënyrë pas të parës, të publikuar më 29 maj.
“Municionet e prodhuara në ndërmarrjet e mbrojtjes në Serbi, kryesisht për sisteme të rënda me rreze të gjatë veprimi, po dërgohen në vendet e NATO-s në interes të Ukrainës në formën e kompleteve të plota të pjesëve për montim”, thuhej në reagimin e SVR.
Mediat serbe ishin të ashpra në raportim duke shkruar se “prodhuesit në Serbi janë të vetëdijshëm për konsumatorët e vërtetë të produkteve të tyre dhe se raketat dhe predhat e tyre do të vrasin ushtarë rusë dhe banorë të vendbanimeve ruse”.
Të hënën, pas një takimi me udhëheqjen ushtarake, Vuçiç tha se vendi kishte ndaluar të gjitha shitjet e armëve, pa e lidhur këtë vendim me njoftimin e inteligjencës ruse, i dyti në muajin e fundit që Beogradi u akuzua drejtpërdrejt se industria e tij ushtarake ishte “e vetëdijshme për konsumatorët e vërtetë” të produkteve të saj.
Sipas një deklarate të mëparshme të Vuçiçit, e cila u raportua nga mediat ruse të hënën, Serbia “nuk shet armë dhe mjete, por municione”, dhe se punonjësit në industrinë ushtarake marrin paga nga kjo.
“Duhet të kesh armë dhe mjete për të qëlluar diçka. Ne shesim municione. Nga këta, 24,000 jetojnë drejtpërdrejt me ne, pra rreth 150,000 njerëz me familjet e tyre. Nuk do t’i lë 150,000 njerëz pa bukë”, tha Vuçiç pas një takimi me udhëheqjen ushtarake, duke theksuar se në të ardhmen të gjitha municionet e prodhuara do të shkojnë për ushtrinë serbe.
Ndërkohë, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, tha të hënën se Moska pret përgjigje më të qarta nga Beogradi në lidhje me eksportin e municioneve që përfundojnë në Ukrainë.
“Po dëgjoj kaq shumë gjëra kontradiktore rreth kësaj nga përfaqësuesit zyrtarë serbë, saqë dua pak sqarim: a ndodhi apo jo? Autoritetet serbe duhet të tregojnë të vërtetën në lidhje me dërgesat e armëve në Ukrainë”, tha Zaharova.
Përplasja me Moskën në këtë drejtim, vjen në një kohë kur Serbia po përpiqet të ruajë një ekuilibër në politikën e jashtme midis qëllimit të saj për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian dhe lidhjeve të ngushta me Rusinë, nga e cila varet në një masë të konsiderueshme siguria e saj energjetike për shkak të furnizimeve me gaz.

Related Posts

Raporti alarmues: 3 në 4 pilotë në Europë i zë gjumi gjatë fluturimit
Pikante

Raporti alarmues: 3 në 4 pilotë në Europë i zë gjumi gjatë fluturimit

30/10/2026
Arsimi dhe kostoja e jetesës, mijëra studentë grekë mbushin rrugët e qyteteve greke
Kryesore

Arsimi dhe kostoja e jetesës, mijëra studentë grekë mbushin rrugët e qyteteve greke

22/10/2026
Dhuna si axhendë autoritare në Europë, analiza e “The Guardian”: Po e shfrytëzojnë ekstremistët kundër emigracionit
Kryesore

Dhuna si axhendë autoritare në Europë, analiza e “The Guardian”: Po e shfrytëzojnë ekstremistët kundër emigracionit

22/10/2026
Katër të plagosur nga një shpërthim në Athinë
Kryesore

Katër të plagosur nga një shpërthim në Athinë

22/10/2026
Greqia bën gati ligjin për ndalimin e rrjeteve sociale te fëmijët
Kryesore

Greqia bën gati ligjin për ndalimin e rrjeteve sociale te fëmijët

12/10/2026
Akuzat për sjellje jodiplomatike, pritet shkarkimi i ambasadores amerikane në Athinë
Kryesore

Akuzat për sjellje jodiplomatike, pritet shkarkimi i ambasadores amerikane në Athinë

11/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Lionel Messi nuk njeh limite, fiton sërish “Këpucën e Arte” në MLS, mbyll sezonin me 26 gola – Balkanweb.com – News24

Lionel Messi nuk njeh limite, fiton sërish “Këpucën e Arte” në MLS, mbyll sezonin me 26 gola

08/11/2026
Lionel Messi nuk njeh limite, fiton sërish “Këpucën e Arte” në MLS, mbyll sezonin me 26 gola – Balkanweb.com – News24

Lionel Messi nuk njeh limite, fiton sërish “Këpucën e Arte” në MLS, mbyll sezonin me 26 gola – Balkanweb.com – News24

08/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al