• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Si u kthye Samiti i NATO-s në “One Man Show” të Trumpit, rol figuranti për Zelenskyn

25/06/2025
Si u kthye Samiti i NATO-s në “One Man Show” të Trumpit, rol figuranti për Zelenskyn

Udhëheqësit e 32 vendeve anëtare të NATO-s u mblodhën të martën në mbrëmje në pallatin Huis ten Bosch në Hagë për një darkë shtetërore të organizuar nga familja mbretërore holandeze, me rastin e samit të aleancës perëndimore të mbrojtjes.
Ky takim është takimi i parë i NATO-s në të cilin merr pjesë presidenti Donald Trump, pas rikthimit në Shtëpinë e Bardhë. Si mysafir i çiftit mbretëror holandez presidenti i SHBA-së do të qëndrojë në Pallatin Huis ten Bosch gjatë samitit dy-ditor në Hagë.
Tema kryesore e takimit është marrja e vendimit për shtimin e shpenzimeve për mbrojtjen dhe për armatosjen e NATO-s, që do të jenë më të mëdhatë që nga fundi i Luftës së Ftohtë.
Deri në vitin 2035 shpenzimet për mbrojtjen pritet të arrijnë në pesë përqind të prodhimit të brendshëm bruto (PBB). Aktualisht ato janë dy përqind.
Në të ardhmen të paktën 3.5 përqind e PBB-së duhet të shpenzohet për shpenzimet e zakonshme ushtarake.
Përveç kësaj në shumën prej 5% do të merren në konsideratë edhe investimet për luftën kundër terrorizmit ose për infrastrukturën që mund të përdoret edhe nga ushtria.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, i dërgoi një mesazh lajkatues presidentit Trump, një screenshot të të cilit Trumpi e botoi tek portali i tij Truth Social.
Në mesazhin e tij personal Rutte shkrunte: “Nuk ishte e lehtë, por i bëmë të gjithë të nënshkruanin premtimin për 5 përqindëshin! Donald, ti na ke çuar në një moment vërtet, vërtet të rëndësishëm për Amerikën, Evropën dhe botën.”
Në stilin e Trumpit, i cili përdor shkronja të mëdha, Rutte shtoi: “Europe is going to pay in a BIG ëay, as they should, and it ëill be your ëin.”
Rol figuranti për Zelenskin
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski, i cili merr pjesë si i ftuar në takim, do të ketë më tepër një rol figuranti. Nën presionin e Trumpit aleanca nuk do t’i lëshojë Ukrainës një çek të ri me vlerë në miliarda.
Po ashtu sipas diplomatëve në deklaratën përfundimtare nuk do të përmendet ideja e një perspektive pranimi në NATO për Ukrainën – ndryshe pra nga samiti i fundit në Uashington me paraardhësin e Trumpit, Joe Biden.
Në përgjithësi samiti në Hagë shënon një hap prapa për Ukrainën. Vitin e kaluar presidenti ukrainas ishte ende në qendër të vëmendjes: aleatët i premtuan atij mbështetje me një vlerë prej 40 miliardë eurosh dhe në fund madje i ofruan rreth 50 miliardë euro. Po ashtu me kërkesën e SHBA-së, Zelenski nuk do të jetë në seancën e samitit.

Related Posts

Amnistia në burgje, kategoritë që përfitojnë
Kryesore

Trazira në një burg të Selanikut, i vihet flaka qelisë, tre të dënuar përfundojnë në spital

19/08/2026
Aksidentohet kryeministri grek, Mitsotakis përfundon në spital
Kryesore

Aksidentohet kryeministri grek, Mitsotakis përfundon në spital

11/08/2026
Tërmet 4.7 ballë në Napoli, më i forti i 40 viteve të fundit
Lajme

Tërmet 4.7 ballë në Napoli, më i forti i 40 viteve të fundit

01/08/2026
Greqia tri ditë luftë me flakët, evakuohen banorë e turistë
Lajme

Greqia tri ditë luftë me flakët, evakuohen banorë e turistë

31/07/2026
Historia shokuese: Dashuria që përfundoi në vrasje pas një tradhtie (dhe që u zbulua pas 20 vitesh)
Pikante

Historia shokuese: Dashuria që përfundoi në vrasje pas një tradhtie (dhe që u zbulua pas 20 vitesh)

20/07/2026
Ja kush është ishulli ekskluziv ku elita botërore kërkon qetësi absolute
Pikante

Ja kush është ishulli ekskluziv ku elita botërore kërkon qetësi absolute

17/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Dinamo, flet Ilir Daja: Të jemi efikas, besoj shumë te Europa

Dinamo, flet Ilir Daja: Të jemi efikas, besoj shumë te Europa

26/08/2026
Egnatia sfidon Lillestrom, Dede: Jemi gati, duam kualifikimin

Egnatia sfidon Lillestrom, Dede: Jemi gati, duam kualifikimin

26/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al