• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Pse shqiptaret e show bizit (Bleona dhe Bebe) vishen si prostituta?

20/11/2017
Pse shqiptaret e show bizit (Bleona dhe Bebe) vishen si prostituta?

Sot dy këngëtare shqiptare, njëra që ka eksportuar drejt perëndimit të gjithë buqetën e shijeve vulgare që mbart ky vend dhe tjetra të cilës bota e qytetëruar nuk i’a ka mposhtur dot prejardhjen, janë bërë gazi i botës në ceremoninë e çmimeve “American Music Award 2017”.

Një sërë mediash britanike dhe amerikane i kanë renditur ato mes personave pjesmarrës të veshur më keq.

Fjala është për Bleona Qerretin dhe Bebe Rexhën (lexo dy shkrimet poshte +fotot) për të cilën Daily Mail shkruante: “Këngëtarja 28 vjeçare Bebe Rexha nuk i la shumë hapësirë imagjinatës, në fustanin e saj thuasje transparent, i cili ishte i ngjitur pas trupit të saj duke e rrezikuar pamjen e saj, gjykuar sidomos nga një distancë e caktuar”.

Në fotot e saj të postuara ngado shndërrit një vulgaritet imponues dhe një paturpësi tej limiteve për t’iu imponuar publikut me anën më groteske të të qenit femër. Mjafton të shohësh fotot nga pas të Bebes për tu bindur për këtë.

Edhe Bleona, pionieria e paraqitjeve skandaloze në të këtilla evente nuk ka mbetur pas. Ajo përsëri, ashtu si në 2014 është renditur në listën e të ftuarve të veshur më keq me veshjen e saj nga Laurel De Witt. “Shumë shalë, disa të brendshme në ngjyrë argjendi dhe asgjë më shumë” Komentoi për të Daily Mail. Dhe si të mos mjaftonin këto titulli i gazetës ishte: “Halloëëeen ishte në muajin e kaluar”.

Në këtë këndvështrim, si shqiptare ato e njollosin kombin e tyre të origjinës më shumë se shqiptari më i urryer i Amerikës, Martin Shkreli, që spekullonte me çmimet e medikamenteve apo se i shumë kërkuari Klodian Çopja që po çmend gjithë Anglinë.

Atop o bëhen simbole të vulgaritetit shqiptar në perëndim.

Por e keqja më e madhe nuk qëndron tek ky mëkat. E keqja më e madhe është në tjetër vend. Duke përdorur truke të tilla, për të rënë në sy me çdo çmim, për të tërhequr vëmendjen e fotografëve, për të bërë që emri i tyre të lakohet në mediat prendomore (s’ka rëndësi qoftë edhe për keq) ato krijojnë një keqkuptim.

Shumica e mediave trushpërlarse të këtij vendi dhe shumica e portaleve që dinë të bëjnë vetëm Copy Paste fillojnë dhe flasin pa pushim për shtypin amerikan dhe britanik që ka botuar fotot e Bleonës, Bebes apo të ngjashmeve të tyre.

Dhe kjo epidemi ka dy rreziqe. Së pari ajo shumfishon mungesën e shijes dhe trasgresionin vulgar që vihet re tek adoleshentet që dalin te blloku dhe shkojnë të pinë një lëng portokalli me shoqet, të veshura sikur do marrin pjesë në një party me dita të kuqe.

E dyta, ato rrënjosin mendimin e lehtë dhe të rremë se për të pasur sukses, nuk ka rëndësi mos kesh zë si Bleona, po majfton të nxjerrësh të pasmet dhe cicat, për të çarë përpara në jetë.

Në këtë kuptim më shumë sesa dëmtojnë imazhin e femrës shqiptare në botë, paraqitje si ato të “American Music Award 2017”, krijojnë mendim të gabuar për rrugën drejt suksesit. Prandaj më shumë sesa një kartolinë e shëmtuar që i dërgojmë perëndimit ato janë një pasqyrë e gabuar ku shohim të përçudnuar vetveten.

Related Posts

Thirrje për bojkot të koncertit, Aurela Gaçe ‘shpërthen’ ndaj protestuesve: Kjo që bëni është dhunë
Kryesore

Thirrje për bojkot të koncertit, Aurela Gaçe ‘shpërthen’ ndaj protestuesve: Kjo që bëni është dhunë

04/07/2026
Einxhel Shkira i kthehet ashpër Ramës pas deklaratës për shqiptarët jashtë kufijve: “Çfarë hipokrizie t’u thuash bashkëkombasve të tu se nuk përkasin në Shqipëri”
Paparazzi

Einxhel Shkira i kthehet ashpër Ramës pas deklaratës për shqiptarët jashtë kufijve: “Çfarë hipokrizie t’u thuash bashkëkombasve të tu se nuk përkasin në Shqipëri”

22/06/2026
Paparazzi

Këngëtari legjendar Peabo Bryson pëson goditje në tru

20/06/2026
Paparazzi

Michael Fassbender zbulon pa dashje emrin e djalit gjatë një interviste televizive

20/06/2026
Paparazzi

Jennifer Lopez pranon: Duhej ta përqafoja beqarinë shumë më herët

20/06/2026
Paparazzi

E rëndë/ Futbolli në zi, ndahet nga jeta në moshën 22-vjeçare sulmuesi i Elbasanit, Fatjon Bunjaku

20/06/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Zjarr në katin e pestë të një pallati në Sarandë

Zjarr në katin e pestë të një pallati në Sarandë

11/08/2026
Objekt 5 kate pa leje në Himarë, arrestohen dy policë, në kërkim dy të tjerë (Emrat)

Objekt 5 kate pa leje në Himarë, arrestohen dy policë, në kërkim dy të tjerë (Emrat)

11/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al