• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“SKY ECC” shkatërron dy grupe kriminale në Greqi, 4 në pranga e 2 në kërkim për trafik droge! Si policia greke bashkëpunonte me shqiptarin

28/06/2025
“SKY ECC” shkatërron dy grupe kriminale në Greqi, 4 në pranga e 2 në kërkim për trafik droge! Si policia greke bashkëpunonte me shqiptarin

Disa muaj pas dy operacioneve të njëpasnjëshme në Greqi që çuan në goditjen e dy grupeve të trafikut ndërkombëtar të drogës, të zbuluara pas komunikimeve në “SKY ECC”, policia greke ka zhvilluar operacionin e tretë.
Sërish në skenë kanë dalë përdorues shqiptarë të platformës, duke çuar në zbulimin e dy grupeve të tjetra kriminale që kanë vepruar në vitet 2020-2021.
4 persona janë arrestuar dhe 2 të tjerë janë shpallur në kërkim, si pjesë e dy grupeve kriminale, në përbërje të së cilës ishte edhe një oficer i lartë i policisë greke.
Nga mbledhja, korrelacioni dhe vlerësimi i përmbajtjes së komunikimeve të bëra përmes aplikacionit online “Sky ECC”, në kombinim me materialet e tjera para-hetimore, u bë e mundur që Autoritetet të identifikonin disa nga pronarët e vërtetë të kodeve specifike PIN të aplikacionit “Sky ECC” , të cilët janë anëtarët e mbetur të grupeve kriminale.
Lidhur me individët e dyshuar, nga komunikimet (mesazhe me shkrim dhe audio, shkëmbim fotosh) përmes aplikacionit online “Sky ECC”, dolën indikacione të forta për përfshirjen e tyre, me role të rëndësishme, në rrjete ndërkombëtare për furnizimin dhe ruajtjen e sasive të mëdha të lëndëve narkotike (marijuanë dhe kokainë), me qëllim përfundimtar trafikimin e tyre në territorin grek, si dhe blerjet dhe shitjet e paligjshme të armëve të zjarrit (pistoleta dhe armë luftarake).
Gjatë operacionit që u krye, si dhe nga kontrollet e kryera në shtëpi dhe automjete, u gjetën dhe u sekuestruan 41.365 euro, 6 telefona celularë, një automjet që përdorej si mjet për kryerjen e trafikut të drogës, si dhe një kartë e Policisë me të dhënat e oficerit të policisë, e cila ishte deklaruar e humbur prej tij.
Oficeri grek bashkëpunonte me shqiptarin Mario Diamanti
Oficeri 56-vjeçar grek, rezulton të ketë dalë në pension me gradën Nënkolonel A në dhjetor 2024 dhe deri atëherë shërbeu në Shërbimet e Sigurisë së Athinës Perëndimore dhe më pas në Drejtorinë e Policisë Athinë.
Oficeri në pension doli në pah nga pjesëmarrja e tij aktive në rrjetin kriminal ndërkombëtar të trafikut të drogës të udhëhequr nga shqiptari Marius Diamanti alias Mario Diamanti nga Delvina, i cili u vra në nëntor 2021 jashtë një karburanti që ai zotëronte, në Nikaia të Athinës.
Oficeri i policisë kishte ndërmjetësuar gjithashtu për blerjen dhe shitjen e paligjshme të kallashnikovëve nga një person i panjohur për Mario Diamantin. Në të njëjtën kohë, ishte zbuluar pjesëmarrja aktive e oficerit të policisë në rrjetin kriminal ndërkombëtar të trafikut të drogës që përfshinte edhe një emigrant nga Gjeorgjia, të cilit ai njëkohësisht i “siguroi” përmbushjen e paligjshme dhe të dukshme të kushteve të tij kufizuese, ndërsa i dha informacion dhe udhëzime shqiptarit dhe emigrantit nga Gjeorgjia për të shmangur arrestimin e tyre.
Marius Diamanti alias Mario Diamanti, u ekzekutua në 16 nëntor 2021 jashtë karburantit të tij në Nikaia, Athinë.  Diamanti kishte qenë i është arrestuar më parë për një sasi kokaine që iu gjet në makinë. Ai ishte akuzuar edhe për vrasjen e një 30-vjeçari shqiptar në 14 shkurt 2010 në rrugën Fokionos Negri në Kypseli, por pas shumë hetimesh ai u shpall i pafajshëm ndonëse arma që u gjet në vendin e ngjarjes kishte qenë e njëjte me atë që iu gjet Diamantit gjatë arrestimit.
Po ashtu ai përmendet si i arrestuar edhe për një ngjarje kriminale në Mykonos, por edhe në këtë rast ishte lënë me detyrim paraqitje. Emri i Diamantit u përfol edhe në dosjen e madhe të një grupi falsifikatorësh që kishin pajisur me identitete të rreme trafikantë e vrasësh shqiptarë në Greqi, nga ku Diamanti kishte përfituar identitetin Stergios Maznevidis.
Në maj 2023 Diamanti u akuzua pas vdekjes, se ishte autori i vrasjes së trafikantit belg Kristof Waegeman në 29 maj 2020 në Voula, Athinë. Ai u qëllua me dy plumba në kokë. Në vitin 2015, Waegeman është dënuar në Belgjikë me 12 vjet burg për trafik kokaine nga Amerika Latine përmes portit te Antwerp. Wageman ishte gjithashtu një nga të dyshuarit e dosjes “Mackerel”, ku hetohej trafiku i kokainës nga grupi i Abdelilah EM alias Black, i cili ndodhet në Dubai. Në këtë dosje, Wageman njihet me emrin Geert Nelle.

Related Posts

Mbi 4,000 traktorë në rrugë/ Fermerët shtojnë bllokadat në gjithë Greqinë
Kryesore

Mbi 4,000 traktorë në rrugë/ Fermerët shtojnë bllokadat në gjithë Greqinë

04/12/2025
E pabesueshme në Selanik/ Pacienti del fshehurazi nga spitali për të kryer vjedhje
Kryesore

E pabesueshme në Selanik/ Pacienti del fshehurazi nga spitali për të kryer vjedhje

03/12/2025
E rëndë/ Influencuesja e njohur gjendet e pajetë brenda një valixheje!
Paparazzi

E rëndë/ Influencuesja e njohur gjendet e pajetë brenda një valixheje!

02/12/2025
Qyteti amerikan ku të vdekurit dominojnë mbi të gjallët!
Pikante

Qyteti amerikan ku të vdekurit dominojnë mbi të gjallët!

02/12/2025
Greqia ndryshon doktrinën ushtarake detare: Egjeun do ta mbyllim nga toka
Lajme

Greqia ndryshon doktrinën ushtarake detare: Egjeun do ta mbyllim nga toka

29/11/2025
2 vëllezër mbytën motrën në kënetë sepse kishte të dashur
Lajme

2 vëllezër mbytën motrën në kënetë sepse kishte të dashur

29/11/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Probleme ligjore për Wiz Khalifa, rrezikon të dënohet me burg në Rumani

Probleme ligjore për Wiz Khalifa, rrezikon të dënohet me burg në Rumani

18/12/2025
Skandali në koncertin e Coldplay, reagon për herë të parë Christine Cabot

Skandali në koncertin e Coldplay, reagon për herë të parë Christine Cabot

18/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al