• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Laboratorët e fshehur nën tokë…pse SHBA-të nuk hodhën superbomba mbi Isfahan?

29/06/2025
Laboratorët e fshehur nën tokë…pse SHBA-të nuk hodhën superbomba mbi Isfahan?

Forcat Ajrore të SHBA-së nuk hodhën superbombat mbi sitin bërthamor të Isfahanit, pasi laboratorët ndodhen shumë thellë nën tokë, që nuk mund të goditen nga një sulm ajror.
Kjo u bë e ditur nga kreu i Shtabit të Përgjithshëm, Dan Caine, gjatë një mbledhjeje të mbyllur në Kongres. Sipas CNN, ky detaj shpjegon arsyet pse operacioni amerikan nuk arriti të godasë plotësisht të gjitha instalacionet kyçe për programin bërthamor iranian.
Rreth 400 kilogramë uranium i pasuruar besohet të jenë transferuar para sulmit dhe mund të jenë në bunkerin e Isfahanit ose në atë të Natanzit, të vendosur pjesërisht nën tokë dhe të mbrojtur nga superbombat GBU-57 të përdorura nga avionët B-2. SHBA-ja ka goditur me superbomba vetëm malësinë e Fordow dhe Natanzit, ndërsa Isfahani u sulmua me rreth 30 raketa cruise nga një nëndetëse.
Ndërsa sulmet, përfshirë edhe ato izraelite, kanë shkaktuar dëme të dukshme në sipërfaqe, efektet e brendshme ende nuk janë të qarta. Donald Trump i quajti sulmet një sukses total, ndërsa Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (AIEA) konfirmoi dëme të konsiderueshme. Vlerësimet paraprake të inteligjencës ushtarake dhe më pas korrigjimet e CIA-s janë më të kujdesshme në lidhje me ndikimin në ngadalësimin e programit iranian, duke shkuar nga disa muaj deri në tri vjet. Këto interpretime ndikohen edhe nga përplasjet politike.
Fotot satelitore të reja tregojnë punime pranë hyrjeve të disa tuneleve në Isfahan, ndërsa ekspertët mendojnë se disa prej tyre janë të aksesueshme, ndërsa të tjerat mbeten të mbyllura.
Drejtori i AIEA, Rafael Grossi, theksoi se nuk është e qartë nëse një sasi e madhe uraniumi i pasuruar është zhvendosur apo është shkatërruar dhe nënvizoi përpjekjet e Iranit për të mbrojtur sektorin strategjik dhe për të parashikuar lëvizjet e armikut.

Related Posts

Amnistia në burgje, kategoritë që përfitojnë
Kryesore

Trazira në një burg të Selanikut, i vihet flaka qelisë, tre të dënuar përfundojnë në spital

19/08/2026
Aksidentohet kryeministri grek, Mitsotakis përfundon në spital
Kryesore

Aksidentohet kryeministri grek, Mitsotakis përfundon në spital

11/08/2026
Tërmet 4.7 ballë në Napoli, më i forti i 40 viteve të fundit
Lajme

Tërmet 4.7 ballë në Napoli, më i forti i 40 viteve të fundit

01/08/2026
Greqia tri ditë luftë me flakët, evakuohen banorë e turistë
Lajme

Greqia tri ditë luftë me flakët, evakuohen banorë e turistë

31/07/2026
Historia shokuese: Dashuria që përfundoi në vrasje pas një tradhtie (dhe që u zbulua pas 20 vitesh)
Pikante

Historia shokuese: Dashuria që përfundoi në vrasje pas një tradhtie (dhe që u zbulua pas 20 vitesh)

20/07/2026
Ja kush është ishulli ekskluziv ku elita botërore kërkon qetësi absolute
Pikante

Ja kush është ishulli ekskluziv ku elita botërore kërkon qetësi absolute

17/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Dinamo, flet Ilir Daja: Të jemi efikas, besoj shumë te Europa

Dinamo, flet Ilir Daja: Të jemi efikas, besoj shumë te Europa

26/08/2026
Egnatia sfidon Lillestrom, Dede: Jemi gati, duam kualifikimin

Egnatia sfidon Lillestrom, Dede: Jemi gati, duam kualifikimin

26/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al