Kukësi humbi me Partizanin 1-2 dhe ndodhet tashmë në krizë rezultatesh, pasi në tri ndeshjet e fundit ka marrë vetëm dy pikë, ndërsa Skënderbeu kryesues ka marrë pesë pikë. Flamurtari e ka kaluar Kuksin në renditje dhe kjo nuk është “përtypur” dot nga presidenti i skuadrës kuksiane safet Gjici. Pas humbjes së sotme me Partizanin, trajneri serb Mladen Milinkovic dha dorëheqjen, por pas dy orë ecejakesh, presidenti i klubit Safet Gjici nuk ka pranuar dorëheqjen e trajnerit dhe e ka konfirmuar këtë të fundit, në drejtimin e pankinës kuksiane. Kështu, Milinkoviç do të vijojë punën në krye të skuadrës veri-lindore, teksa nesër do të drejtojë si zakonisht stërvitjen e orës 11:00.