• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Trump: Nuk po i ofroj asgjë Iranit! S’jam si Obama!

30/06/2025
Trump: Nuk po i ofroj asgjë Iranit! S’jam si Obama!

Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar me tone të ashpra në rrjetet sociale ndaj senatorit demokrat Chris Coons, duke mohuar kategorikisht se po kërkon marrëveshje me Iranin, siç është sugjeruar në disa raportime mediatike.
“Thuajini senatorit demokrat fallco Chris Coons se nuk po i ofroj Iranit asnjë gjë! Nuk jam si Obama që u dha miliarda dollarë në kuadër të marrëveshjes idiote për armën bërthamore. As nuk jam duke folur me ta, që kur ua shkatërruam totalisht objektet bërthamore,” shkroi Trump në rrjetet sociale.
Kjo deklaratë vjen pas intervistës së senatorit Coons në Fox News, ku ai referoi raportime që sugjeronin se Trump “po lëviz drejt negociatave dhe po i ofron Iranit një marrëveshje që ngjan me atë të Obamës: dhjetëra miliarda dollarë stimuj dhe lehtësime të sanksioneve, në këmbim të ndalimit të programit bërthamor”.
JCPOA, marrëveshja bërthamore që administrata Obama nënshkroi me Iranin në vitin 2015, u la nga vetë Trump gjatë presidencës së tij në vitin 2018, me akuzën se ajo nuk parandalonte realisht ambiciet bërthamore të Teheranit.
Që prej asaj kohe, tensionet SHBA-Iran kanë qenë të larta, veçanërisht pas ndërhyrjeve ushtarake dhe sanksioneve të rënda ndaj regjimit iranian.
Trump ka theksuar se nën udhëheqjen e tij, objektet bërthamore iraniane janë “shkatërruar plotësisht” dhe se nuk ka interes të hyjë në bisedime që, sipas tij, do t’i vendosnin SHBA-të në pozitë të dobët.

Related Posts

Raporti alarmues: 3 në 4 pilotë në Europë i zë gjumi gjatë fluturimit
Pikante

Raporti alarmues: 3 në 4 pilotë në Europë i zë gjumi gjatë fluturimit

30/10/2026
Arsimi dhe kostoja e jetesës, mijëra studentë grekë mbushin rrugët e qyteteve greke
Kryesore

Arsimi dhe kostoja e jetesës, mijëra studentë grekë mbushin rrugët e qyteteve greke

22/10/2026
Dhuna si axhendë autoritare në Europë, analiza e “The Guardian”: Po e shfrytëzojnë ekstremistët kundër emigracionit
Kryesore

Dhuna si axhendë autoritare në Europë, analiza e “The Guardian”: Po e shfrytëzojnë ekstremistët kundër emigracionit

22/10/2026
Katër të plagosur nga një shpërthim në Athinë
Kryesore

Katër të plagosur nga një shpërthim në Athinë

22/10/2026
Greqia bën gati ligjin për ndalimin e rrjeteve sociale te fëmijët
Kryesore

Greqia bën gati ligjin për ndalimin e rrjeteve sociale te fëmijët

12/10/2026
Akuzat për sjellje jodiplomatike, pritet shkarkimi i ambasadores amerikane në Athinë
Kryesore

Akuzat për sjellje jodiplomatike, pritet shkarkimi i ambasadores amerikane në Athinë

11/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Nuk ka vend për panik (VIDEO) – Balkanweb.com – News24

Nuk ka vend për panik (VIDEO) – Balkanweb.com – News24

08/11/2026
5 ndeshje radhazi pa shënuar, por Kane bëhet “mbreti” i assisteve (VIDEO) – Balkanweb.com – News24

5 ndeshje radhazi pa shënuar, por Kane bëhet “mbreti” i assisteve (VIDEO)

08/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al