• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

SHBA redukton armët për Ukrainën, Kievi në alarm: Po inkurajoni Rusinë të zgjasë luftën

02/07/2025
SHBA redukton armët për Ukrainën, Kievi në alarm: Po inkurajoni Rusinë të zgjasë luftën

Kievi paralajmëron se një ndërprerje e furnizimeve me armë amerikane mund të inkurajojë Rusinë të vijojë luftën në Ukrainë, e cila tashmë ka hyrë në vitin e katërt. Të martën, Shtëpia e Bardhë tha se kishte anuluar disa prej dërgesave me armatime drejt Ukrainës. Siç u bë e ditur, vendimi ishte marrë për të vendosur interesat e Amerikës në plan të parë, pas shqyrtimit që Departamenti i Mbrojtjes i bëri mbështetjes dhe asistencës ushtarake amerikane në vendet e tjera.
Ministria e Jashtme në Kiev deklaroi se çdo vonesë apo zvarritje në mbështetjen për kapacitetet mbrojtëse të Ukrainës do të inkurajonte agresorin të vijonte luftën dhe terrorin, në vend që të kërkonte paqe. Në veçanti, ajo theksoi nevojën për fuqizimin e mbrojtjes ajrore të Kievit, teksa Moska vazhdon të bombardojë vendin me raketa dhe dronë, në bazë ditore.
Gjatë fundjavës, Ukraina u përball me sulmin më të madh ajror që prej fillimit të luftës nga Rusia, me më shumë se 500 dronë, raketa balistike dhe raketa kruz të lëshuara mbi qytete në gjithë vendin. Autoritetet amerikane nuk kanë konfirmuar se cilat janë armatimet që nuk do të dërgohen, por sipas rrjetit amerikan NBC, mes tyre mund të përfshihen sistemet Patriot, municione, raketa dhe granatahedhëse.
Kremlini e mirëpriti lajmin për reduktimin e armatimeve, duke thënë se një hap i tillë do të ndihmonte në mbylljen më të shpejtë të konfliktit. Edhe pse Europa po jep një kontribut të rëndësishëm, një burim i ushtrisë ukrainase tha për AFP se ata varen kryesisht nga armët amerikane, ndërsa SHBA ka dërguar miliarda dollarë ndihma gjatë 3 viteve e gjysmë të luftës.

Related Posts

Raporti alarmues: 3 në 4 pilotë në Europë i zë gjumi gjatë fluturimit
Pikante

Raporti alarmues: 3 në 4 pilotë në Europë i zë gjumi gjatë fluturimit

30/10/2026
Arsimi dhe kostoja e jetesës, mijëra studentë grekë mbushin rrugët e qyteteve greke
Kryesore

Arsimi dhe kostoja e jetesës, mijëra studentë grekë mbushin rrugët e qyteteve greke

22/10/2026
Dhuna si axhendë autoritare në Europë, analiza e “The Guardian”: Po e shfrytëzojnë ekstremistët kundër emigracionit
Kryesore

Dhuna si axhendë autoritare në Europë, analiza e “The Guardian”: Po e shfrytëzojnë ekstremistët kundër emigracionit

22/10/2026
Katër të plagosur nga një shpërthim në Athinë
Kryesore

Katër të plagosur nga një shpërthim në Athinë

22/10/2026
Greqia bën gati ligjin për ndalimin e rrjeteve sociale te fëmijët
Kryesore

Greqia bën gati ligjin për ndalimin e rrjeteve sociale te fëmijët

12/10/2026
Akuzat për sjellje jodiplomatike, pritet shkarkimi i ambasadores amerikane në Athinë
Kryesore

Akuzat për sjellje jodiplomatike, pritet shkarkimi i ambasadores amerikane në Athinë

11/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Moti, ja çfarë pritet përgjatë kësaj jave

Fundjavë e ngrohtë, por moti bën kthesë javën e ardhshme

07/11/2026
Elisa Spiropali: Thanë puçi dështoi, por unë sapo kam nisur

Elisa Spiropali: Thanë puçi dështoi, por unë sapo kam nisur

06/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al