• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Trajneri i Nomme Kalju para Partizanit: Kundërshtar i madh, por duam kalimin në fazën tjetër

10/07/2025
Trajneri i Nomme Kalju para Partizanit: Kundërshtar i madh, por duam kalimin në fazën tjetër

Nikita Andreyev, trajneri i Nomme Kalju, iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve para ndeshjes ndaj Partizanit në Conference League.

“Kjo është eksperienca ime e parë duke drejtuar një skuadër në Europë. Unë kam pasur mundësinë të luaj disa ndeshje të tilla gjatë ditëve të mia si lojtar dhe e di se si janë ato dhe çfarë ndjejnë lojtarët. Kalju ka kujtime të mira nga Europa, edhe pse për fat të keq nuk ia kanë dalë të kualifikohen në vitet e fundit. Por ne jemi gati të nisim një kapitull të ri.

Mendoj se lojtarët po e presin këtë moment, për disa prej tyre, kjo është ndeshja e parë e karrierës në Europë. Sipas mendimit tim, ky është një vend i mirë që të rinjtë të tregojnë cilësitë që kanë dhe dëshirën që kanë. Skautë dhe menaxherë interesohen për ndeshje të tilla. Lojtarët tanë ambiciozë duian të tregojnë se mund të luajnë në nivel më të lartë. Kjo është mundësia e tyre që t’ia tregojnë veten të gjithë Europës.

Ndeshja nuk do të transmetohet? Ato që kanë dashur, e kanë gjetur një mënyrë si të mbërrijnë në Talin dhe të ndjekin këtë ndeshje. Ndonëse ne kemi përballë një klub shumë të fortë me histori të madhe, ne duam të kalojmë në turin tjetër. Ne duhet të tregojmë lojën tonë më të mirë për të arritur objektivin që kemi.

Përgatitja? Ndjesia që të luash në Ligën e Konferencës kalon çdo gjë. Në këtë ndeshje, lojtarët nuk ndjejnë lodhje, nuk mund të jenë nervozë, duhet të dalin në fushë dhe të shijojnë ndeshjen.

Mendoj se kemi bërë një përgatitje të mirë para ndeshjeve të fundit në kampionat. Padyshim ritmi në ndeshjet europiane është i ndryshëm nga ai i kampionatit estonez. Njëkohësisht, ne kemi pasur ndeshje me ritëm dhe me cilësi të lartë në kampionat këtë vit, gjë që na ka përgatitur për Europën.

Klubet nga Ballkani janë mendërisht të forta, ata janë luftëtarë. Ne e kemi parë që Partizani është një ekip shumë i organizuar, që preferon të luajë me një linjë të ulët mbrojtëse dhe të mbështetet te kundërsulmet. Ata kanë skuadër dhe cilësinë individuale që të shfrytëzojnë një apo dy raste që mund t’i shfaqen gjatë ndeshjes. Ne e dimë që atyre iu larguan disa lojtarë dhe shumë të tjerë erdhën. Ata vijnë këtu vetëm me fazën përgatitore, por mendoj se në një turne të tillë nuk ka justifikime”, tha trajneri Andrejev.

Related Posts

VIDEO/ Skandal në Vlorë, tifozët e Flamurtarit hyjnë në fushë dhe dhunojnë lojtarët e Teutës
Sport

VIDEO/ Skandal në Vlorë, tifozët e Flamurtarit hyjnë në fushë dhe dhunojnë lojtarët e Teutës

20/12/2025
VIDEO/ Skandal në Vlorë, tifozët e Flamurtarit hyjnë në fushë dhe dhunojnë lojtarët e Teutës
Sport

VIDEO/ Skandal në Vlorë, tifozët e Flamurtarit hyjnë në fushë dhe dhunojnë lojtarët e Teutës

20/12/2025
INTERVISTA/ “Optimist për kualifikimin në Botëror, pengesa e madhe Polonia”, Salihi tregon “recetën”: Ia dalim nëse luajmë të bashkuar, por kujdes… (VIDEO)
Sport

INTERVISTA/ “Optimist për kualifikimin në Botëror, pengesa e madhe Polonia”, Salihi tregon “recetën”: Ia dalim nëse luajmë të bashkuar, por kujdes… (VIDEO)

19/12/2025

Harry Kane “përkëdhel” talentin Karl: Ka qenë fantastik, ka cilësi të jashtëzakonshme
Sport

Harry Kane “përkëdhel” talentin Karl: Ka qenë fantastik, ka cilësi të jashtëzakonshme

19/12/2025
Marseca pasuesi i Guardiola-s? Në Angli zbulojnë planin e bujshëm të Man.City
Sport

Marseca pasuesi i Guardiola-s? Në Angli zbulojnë planin e bujshëm të Man.City

19/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Skandal në Vlorë, tifozët e Flamurtarit hyjnë në fushë dhe dhunojnë lojtarët e Teutës

VIDEO/ Skandal në Vlorë, tifozët e Flamurtarit hyjnë në fushë dhe dhunojnë lojtarët e Teutës

20/12/2025
VIDEO/ Skandal në Vlorë, tifozët e Flamurtarit hyjnë në fushë dhe dhunojnë lojtarët e Teutës

VIDEO/ Skandal në Vlorë, tifozët e Flamurtarit hyjnë në fushë dhe dhunojnë lojtarët e Teutës

20/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al