• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Tek goditje dhe 4 tifozë letonez që festojnë, Vllaznia bie në Elbasan, zhgënjim kuqeblu

11/07/2025
Tek goditje dhe 4 tifozë letonez që festojnë, Vllaznia bie në Elbasan, zhgënjim kuqeblu

Në letër ishin favorit absolut, kundër një rivali si Daugavpils, me letonezët që kishin një eksperiencë më pak se modeste në Evropë, por në fund, Vllaznia del e humbur nga “Elbasan Arena”, një humbje 0-1 që ndërlikon jashtëzakonisht shumë aventurën e tyre në Evropë. Ky ishte një përfundim i hidhur, por dhe i paralajmëruar, në një kohë kur ekipi i Edi Martinit shfaqi probleme të theksuara edhe gjatë fazës përgatitore, mbi të gjitha në mbrojtje ku pësuan një “thes” me gola. Letonezët i ndëshkuan në të vetmin rast që krijuan, në goditjen e parë në portë.

Ishte e qartë që Vllaznia do të kishte kontrollin e lojës, me shkodranët që e nisën sfidën në sulm, ku tentativën e parë të rrezikshme e lëshoi Kruja me një goditje nga distanca që përfundoi pak mbi traversë. Kuqeblutë shtuan ndejshëm ritmin e lojës, por Dodaj në një mbrëmje jo të mirë shpërdoroi shumë përpara porte. Brenda dy minutash, 35-37, sulmuesi shkodran u shfaq dy herë përballë portierit, me dy aksione thuajse fotokopje, por në asnjë rast nuk u tregua i saktë.

Historia nuk ndryshoi as në fraksionin e dytë, ku Qato dhe pjesa tjetër e ekipit tentuan në çdo formë të gjenin golin e avantazhit. Tentoi edhe Balaj me një vertikalizim të bukur, por pa sukses. Atëherë kur gjërat po shkonin drejt fundit, nga një aksion pa shumë pretendime, me një goditje me kokë ekipi letonez gjeti golin e avantazhit, duke sjell festë tek 4 tifozët e vetëm letonez që ishin të pranishëm në stadium. Goli befasoi Vllazninë, por tani Edi Martini dhe pjesa tjetër e stafit teknik janë në garë me kohë për të gjetur zgjidhje për ndeshjen e kthimit, në mënyrë që të shmangin një eliminim që do të ishte më shumë se zhgënjyes.

()

Related Posts

VIDEO/ Napoli fiton Superkupën e Italisë, thyen Bolognan në finale
Sport

VIDEO/ Napoli fiton Superkupën e Italisë, thyen Bolognan në finale

22/12/2025
Përmbyllet me sukses edicioni i radhës i kursit UEFA C për zonën e Fierit, diplomohen 25 pjesëmarrës
Sport

Përmbyllet me sukses edicioni i radhës i kursit UEFA C për zonën e Fierit, diplomohen 25 pjesëmarrës

22/12/2025
“Nëndetësja” pret bregdetarët, në Elbasan luhet për vazhdimësi
Sport

Daja rikthen mesfushorin, debuton pas 17 javësh në këtë sezon

22/12/2025
“Nëndetësja” pret bregdetarët, në Elbasan luhet për vazhdimësi
Sport

Daja rikthen mesfushorin, debuton pas 17 javësh në këtë sezon

22/12/2025
VIDEO/ Muçi i tregon klasin Besiktasit, gol për “panoramë” në Turqi
Sport

VIDEO/ Muçi “abonohet” me golin, realizon sërish për Trabzonspor

22/12/2025
Ishte parashikuar të luhet në Australi, ndryshon vendimi për Milan-Como
Sport

Ishte parashikuar të luhet në Australi, ndryshon vendimi për Milan-Como

22/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Jemi takuar në një kafene”/ Edi flet për njohjen me Elijonën jashtë shtëpisë

“Jemi takuar në një kafene”/ Edi flet për njohjen me Elijonën jashtë shtëpisë

22/12/2025
Postimi i Nicola Peltz ndez spekulimet për krizë në familjen Beckham

Postimi i Nicola Peltz ndez spekulimet për krizë në familjen Beckham

22/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al