• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Rapa, i sigurt: Luftëtari bën kthesën e madhe në Shkodër

23/11/2017
Rapa, i sigurt: Luftëtari bën kthesën e madhe në Shkodër

Vetëm nëntë pikë në 11 ndeshje të luajtura deri më tani kanë zhgënjyer totalisht drejtuesit e Luftëtarit. Pas startit me katër pikë në tri ndeshjet e para të kampionatit, u mendua se gjirokastritët do të ishin konstantë në rezultate, por ndodhi e kundërta.

Edhe pse ndihen të vjedhur nga gjykimi, në kampin bluzi jo pak ia faturojnë momentin e keq formës që kanë treguar lojtarët. I ndërgjegjshëm për momentin jo të mirë është edhe lojtari polivalent i Luftëtarit, Oltion Rapa, i cili ka luajtur thuajse në të gjitha pozicionet nga mbrojtja në mesfushë.

“Jemi të gjithë të zhgënjyer për ecurinë e ekipit, sidomos në ndeshjen e fundit, ku i kishim të gjitha mundësitë për të marrë fitoren dhe të ngjiteshim në tabelë. Por, për fat të keq jemi barazuar në fund nga Laçi”, ka thënë fillimisht Rapa për “Panorama Sport”. Ai është i bindur se Luftëtari do të bëj kthesën e madhe duke filluar nga transferta kundër Vllaznisë. “Ecuria jo e mirë na ka mërzitur jo pak.

Personalisht e ndiej që nuk kam dhënë 100 % tim. Futbolli i tillë është, ka edhe momente të vështira, por iu premtoj tifozëve dhe atyre që e duan Luftëtarin se me këtë grup lojtarësh që kemi, jemi të sigurt se do të fitojmë që në ndeshjen e radhës. E them me bindje se lojtarët që kemi, do i kishin zili çdo skuadër. Me shumë punë dhe të bashkuar, do të marrim rezultate pozitive. Nuk e meriton ky Luftëtar këtë pozitë në tabelë”, ka përfunduar Rapa, i cili luan sezonin e tij të dytë në Superiore dhe të gjashtin me fanellën bluzi.

Related Posts

FOTO/ “Maratonomaku” Ramadani, lojtari me më shumë km në Serie A
Sport

FOTO/ “Maratonomaku” Ramadani, lojtari me më shumë km në Serie A

27/05/2026
Nuk fituan asnjë trofe këtë sezon, por Real Madrid nuk ka rival në aspektin ekonomik, 1.2 miliard të ardhura
Sport

Nuk fituan asnjë trofe këtë sezon, por Real Madrid nuk ka rival në aspektin ekonomik, 1.2 miliard të ardhura

27/05/2026
Botërori 2027 për vajza/ Sfidat vendimtare ndaj Çekisë & Malit të Zi, trajneri Grima grumbullon 23 lojtare

Milan, Iraola i përzgjedhur prej një muaj. Rangnick për Drejtor Sportiv
Sport

Milan, Iraola i përzgjedhur prej një muaj. Rangnick për Drejtor Sportiv

27/05/2026
Arkitekti i një Arsenali perfekt, Mikel Arteta zgjidhet trajneri më i mirë në Angli
Sport

Arkitekti i një Arsenali perfekt, Mikel Arteta zgjidhet trajneri më i mirë në Angli

27/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

FOTO/ “Maratonomaku” Ramadani, lojtari me më shumë km në Serie A

FOTO/ “Maratonomaku” Ramadani, lojtari me më shumë km në Serie A

27/05/2026
Para vizitës, Putini i dhuron Kazakistanit katër tigra Amur

Para vizitës, Putini i dhuron Kazakistanit katër tigra Amur

27/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al