• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Bylisi i paplotë në organikë, pret Brunon dhe Ibrahimin

12/07/2025
Bylisi nis stërvitjen, ja ku përforcohet skuadra ballshiote

Bylisi tashmë e ka rritur dozën, dy seanca në ditë dhe ushtrime me topin, por edhe ngarkesa fizike. Mallakastriotët duket se tashmë janë të fokusuar te faza përgatitore, ku duket se nga sot do të nisin edhe ushtrimet në palestrën e forcës.

Në Ballsh ende nuk kanë mbërritur të gjithë lojtarët e huaj, sepse priten edhe nigeriani që luan në sulm, Mustafa Ibrahim apo dhe braziliani në qendër të mbrojtjes, Bruno. Të dy janë me kontratë, ndërsa klubi aktualisht po shqyrton ofertat për 3- 4 lojtarë titullarë, të cilët kërkohen nga klube brenda dhe jashtë vendit. Ajo që bie në sy është serioziteti dhe angazhimi nga hallkat në klub, ku siç dihet këtë sezon, Bylisi i ka nisur përgatitjet shumë herët, krahasuar me një sezon më parë. Javën që vjen, ballshiotët pritet që të vendosin edhe për fazën përgatitore.

Gjithashtu, edhe për ndonjë ndeshje miqësore me ndonjë nga skuadrat e së Parës, që kanë nisur përgatitjet. Kampionati starton pas një muajve e gjysmë dhe ballshiotët janë në kohën e duhur. Madje, edhe grupin e kanë shumë më të konsoliduar dhe me një bërthamë që ka bërë mirë sezonin e shkuar. Mallakastriotët janë të vendosur që këtë sezon të jenë ndryshe, ndaj edhe do të angazhohen në merkato, për afrime cilësorë dhe lojtarë që do të bëjnë diferencën. Porta dhe sulmi janë repartet më nevralgjike, por përforcim do të kërkohet edhe në mbrojtje.

Bylisi do të kërkojë që të shfrytëzojë edhe eksperiencën në elitë në krahasim me disa nga ekipet e tjera të elitës, por edhe bazën e lojtarëve që kanë vite në elitë. Natyrisht që nga merkato nuk përjashtohen edhe surprizat, pasi gjithmonë presidenca mallakastriote ka ditur të zgjedhë në treg, si duke afruar lojtarë me eksperiencë të huaj dhe vendas që kanë spikatur, por edhe të rinj të talentuar që kanë lënë gjurmë në elitë.


Related Posts

VIDEO/ Barazim me gola, derbi Tirana-Dinamo dhuron show
Sport

VIDEO/ Barazim me gola, derbi Tirana-Dinamo dhuron show

29/10/2026
Broja me trajner të ri, kush ulet në pankinën e Burnley
Sport

Broja me trajner të ri, kush ulet në pankinën e Burnley

29/10/2026
Juve në krizë totale, i “thyen” edhe Genoa e Mitajt, tani Spalletti rrezikon shumë. “Bie” edhe Milan, Mbangula i “çmonton” në “San Siro” (VIDEO) – Balkanweb.com – News24
Sport

Juve në krizë totale, i “thyen” edhe Genoa e Mitajt, tani Spalletti rrezikon shumë. “Bie” edhe Milan, Mbangula i “çmonton” në “San Siro” (VIDEO) – Balkanweb.com – News24

29/10/2026
Sport

“Sot Erjoni, nesër kush?”, Elbasani në këmbë për kryetifozin: Shërim të shpejtë

29/10/2026
Shërim të shpejtë – Balkanweb.com – News24
Sport

Shërim të shpejtë – Balkanweb.com – News24

29/10/2026
Ndizet alarmi i kuq, Partizani prek fundit, shifra katastrofë – Balkanweb.com – News24
Sport

Ndizet alarmi i kuq, Partizani prek fundit, shifra katastrofë

29/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Barazim me gola, derbi Tirana-Dinamo dhuron show

VIDEO/ Barazim me gola, derbi Tirana-Dinamo dhuron show

29/10/2026
Broja me trajner të ri, kush ulet në pankinën e Burnley

Broja me trajner të ri, kush ulet në pankinën e Burnley

29/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al