• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Nis “lufta” tregtare! BE-ja dhe Meksika kundërshtojnë tarifat 30% të propozuara nga Trump

13/07/2025
Nis “lufta” tregtare! BE-ja dhe Meksika kundërshtojnë tarifat 30% të propozuara nga Trump

Bashkimi Evropian dhe Meksika kanë shprehur zhgënjimin e tyre pas kërcënimit të presidentit amerikan Donald Trump për vendosjen e tarifave doganore prej 30% për importet nga këto dy partnerë tregtarë, duke filluar nga 1 gushti.
Meksika e quajti këtë një “marrëveshje të padrejtë” dhe theksoi se sovraniteti i saj “nuk negociohet kurrë”, ndërsa presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, paralajmëroi “kundërmasa proporcionale” nëse do të jetë e nevojshme. Të dyja palët thanë se janë të gatshme të vazhdojnë negociatat me SHBA-në.
Trump paralajmëroi se nëse Meksika apo BE-ja hakmerren duke vendosur tarifa ndaj mallrave amerikane, ai do të rrisë më tej taksat doganore përtej nivelit 30%.
Në një intervistë të regjistruar për Fox News, e transmetuar të shtunën në mbrëmje, Trump tha se disa vende janë “shumë të zemëruara”, por këmbënguli se tarifat po sjellin “qindra miliarda dollarë” për ekonominë amerikane.
Trump njoftoi gjithashtu tarifa të reja për mallrat nga Japonia, Koreja e Jugut, Kanadaja dhe Brazili, duke filluar nga muaji tjetër.
Von der Leyen tha se BE-ja mbetet e përkushtuar për të arritur një marrëveshje para 1 gushtit. “Do të marrim të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur interesat evropiane,” shtoi ajo.
Presidenti francez Emmanuel Macron e cilësoi veprimin e Trump si “tërësisht të papranueshëm”, ndërsa kërkoi që BE-ja të përshpejtojë përgatitjen për kundërmasa.
Bernd Lange, kreu i komitetit të tregtisë në Parlamentin Evropian, e përshkroi lëvizjen si “shuplakë për negociatat” dhe tha se kundërmasat duhet të aplikohen që të hënën.
Nga ana tjetër, disa liderë, si kryeministrja italiane Giorgia Meloni, u shprehën optimistë për arritjen e një marrëveshjeje të drejtë. Kryeministri holandez Dick Schoof tha se BE-ja duhet të mbetet e bashkuar në arritjen e një marrëveshjeje “të favorshme për të dyja palët”.
Shoqata Gjermane e Industrisë së Automobilave paralajmëroi se tarifat mund të rrisin ndjeshëm kostot për prodhuesit dhe furnitorët gjermanë, duke e quajtur situatën “të dëmshme për industrinë”.
Në letrën për presidenten e Meksikës, Claudia Sheinbaum, Trump akuzoi vendin për mungesë përpjekjesh në ndalimin e trafikut të drogës në Amerikën e Veriut. “Meksika ka ndihmuar, POR nuk ka bërë sa duhet,” shkroi ai.
Presidentja Sheinbaum, nga ana e saj, u shpreh optimiste për një marrëveshje: “Besojmë se do të arrijmë një marrëveshje më të mirë me SHBA-në. Jemi të qartë për atë që mund të negociojmë dhe për atë që nuk mundemi – sovraniteti është i panegociueshëm.”
Sipas të dhënave të fundit, administrata Trump ka propozuar kushte tarifore për 24 vende dhe për të gjithë Bashkimin Evropian me 27 anëtarët e tij. Këshilltari tregtar i Shtëpisë së Bardhë, Peter Navarro, ka vendosur objektivin për të arritur “90 marrëveshje në 90 ditë”, por deri tani janë shpallur vetëm dy marrëveshje paraprake – me Mbretërinë e Bashkuar dhe Vietnamin.

Related Posts

Raporti alarmues: 3 në 4 pilotë në Europë i zë gjumi gjatë fluturimit
Pikante

Raporti alarmues: 3 në 4 pilotë në Europë i zë gjumi gjatë fluturimit

30/10/2026
Arsimi dhe kostoja e jetesës, mijëra studentë grekë mbushin rrugët e qyteteve greke
Kryesore

Arsimi dhe kostoja e jetesës, mijëra studentë grekë mbushin rrugët e qyteteve greke

22/10/2026
Dhuna si axhendë autoritare në Europë, analiza e “The Guardian”: Po e shfrytëzojnë ekstremistët kundër emigracionit
Kryesore

Dhuna si axhendë autoritare në Europë, analiza e “The Guardian”: Po e shfrytëzojnë ekstremistët kundër emigracionit

22/10/2026
Katër të plagosur nga një shpërthim në Athinë
Kryesore

Katër të plagosur nga një shpërthim në Athinë

22/10/2026
Greqia bën gati ligjin për ndalimin e rrjeteve sociale te fëmijët
Kryesore

Greqia bën gati ligjin për ndalimin e rrjeteve sociale te fëmijët

12/10/2026
Akuzat për sjellje jodiplomatike, pritet shkarkimi i ambasadores amerikane në Athinë
Kryesore

Akuzat për sjellje jodiplomatike, pritet shkarkimi i ambasadores amerikane në Athinë

11/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Do të japim gjithçka, presim mbështetjen e tifozëve në të dyja ndeshjet – Balkanweb.com – News24

Dy miqësoret e nëntorit/ Trajneri Bushi: Do të japim gjithçka, presim mbështetjen e tifozëve në të dyja ndeshjet

07/11/2026
Do të japim gjithçka, presim mbështetjen e tifozëve në të dyja ndeshjet – Balkanweb.com – News24

Do të japim gjithçka, presim mbështetjen e tifozëve në të dyja ndeshjet – Balkanweb.com – News24

07/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al