• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Gvozdenoviçi “diktator”, do punë dhe disiplinë tek Elbasani – Balkanweb.com – News24

13/07/2025
Gvozdenoviçi “diktator”, do punë dhe disiplinë tek Elbasani – Balkanweb.com – News24

Elbasani ka nisur fazën përgatitore me ritëm maksimal dhe pa asnjë kompromis në ngarkesën e punës. Trajneri Ivan Gvozdenoviç ka vendosur që skuadra të stërvitet me nga dy seanca në ditë, për të fituar formën e duhur fizike dhe për të përthithur idetë taktike, që do të shoqërojnë ekipin gjatë sezonit të ri.

Kjo periudhë e parë shërben si bazë e fortë për ndërtimin e një skuadre që synon të jetë konkurruese dhe e qëndrueshme në të gjitha drejtimet. Siç dihet, përgatitjet po mbahen në kompleksin “Pepa”, ndërsa në datën 21 korrik do të udhëtojnë drejt fqinjëve të Greqisë.

GVOZDENOVIÇ “SHTRYDH” EKIPIN – Dinamika e dy seancave në ditë nuk është vetëm për të rritur nivelin fizik, por edhe për të matur limitet individuale dhe grupore. Gvozdenoviç po shtrydh gjithçka nga skuadra në këtë periudhë, me idenë se vetëm përmes punës së vështirë mund të ndërtohet një ekip me karakter të fortë dhe të gatshëm për sfidat që e presin. Çdo ditë përfshin një program të qartë dhe të ndarë në mënyrë të balancuar mes aspektit fizik dhe atij taktik.

Paraditet janë të rezervuara për punë fizike, përforcim muskulor, rezistencë, vrapime me intensitet të lartë dhe ushtrime për përgatitje atletike. Në seancat e pasdites, fokusi kalon te loja me topin, vendosja taktike, lëvizjet në bllok dhe ushtrimet situative që synojnë të krijojnë automatizma brenda skuadrës. Loja shpesh ndërpritet për korrektime, me synimin që çdo detaj të jetë i saktë që në fazë ndërtimi.

DISIPLINË & KONKURENCË – Një nga elementët që bie në sy në këtë fazë përgatitore është qasja e trajnerit në raport me vendet në formacion. Gvozdenoviç kërkon që çdo lojtar të fitojë vendin e tij përmes punës dhe angazhimit në stërvitje. Askush nuk është i përjashtuar nga konkurrenca dhe ritmi i lartë i ngarkesave po përdoret si filtër për të vlerësuar qëndrueshmërinë, gatishmërinë dhe seriozitetin e secilit futbollist. Për trajnerin, kjo fazë nuk është thjesht përgatitje, por test karakteri.

Përtej aspektit fizik dhe organizativ, filozofia e Gvozdenoviçit mbështetet në ndërtimin e një grupi të fortë në mentalitet. Trajneri kërkon një skuadër që nuk ndalet, që lufton për çdo top dhe që reagon me grintë dhe disiplinë në çdo moment të lojës. Ai i sheh këto ditë përgatitore si themelin e një skuadre me identitet të qartë dhe që mund të përballojë jo vetëm ngarkesat e sezonit, por edhe presionin e rezultateve.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

PSG “pushton” Botën, fiton edhe trofeun Interkontinental, Luis Enrique: Gjashtë trofe nuk janë keq (VIDEO)
Sport

PSG “pushton” Botën, fiton edhe trofeun Interkontinental, Luis Enrique: Gjashtë trofe nuk janë keq (VIDEO)

18/12/2025
“Shkruajtëm historinë, vit i suksesshëm”, Uzuni: Polonia nuk është as Gjermania as Franca, preferenca ime në finale të Play Off është…
Sport

“Shkruajtëm historinë, vit i suksesshëm”, Uzuni: Polonia nuk është as Gjermania as Franca, preferenca ime në finale të Play Off është…

17/12/2025

“Paguaj 2.5 miliardë paund ose do të dërgoj në gjyq”, Kryeministri britanik mesazh Abramovich-it
Sport

“Paguaj 2.5 miliardë paund ose do të dërgoj në gjyq”, Kryeministri britanik mesazh Abramovich-it

17/12/2025
VIDEO/ PSG fiton Kupën Interkontinentale, mund mes drithërimash Flamengon
Sport

VIDEO/ PSG fiton Kupën Interkontinentale, mund mes drithërimash Flamengon

17/12/2025
VIDEO/ Muçi “abonohet” me golin, sulmuesi kuqezi shënon me Trabzonspor
Sport

VIDEO/ Muçi provon “magjinë” në Kupën e Turqisë, sulmuesi kuqezi i shkon pranë golit

17/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

PSG “pushton” Botën, fiton edhe trofeun Interkontinental, Luis Enrique: Gjashtë trofe nuk janë keq (VIDEO)

PSG “pushton” Botën, fiton edhe trofeun Interkontinental, Luis Enrique: Gjashtë trofe nuk janë keq (VIDEO)

18/12/2025
“Shkruajtëm historinë, vit i suksesshëm”, Uzuni: Polonia nuk është as Gjermania as Franca, preferenca ime në finale të Play Off është…

“Shkruajtëm historinë, vit i suksesshëm”, Uzuni: Polonia nuk është as Gjermania as Franca, preferenca ime në finale të Play Off është…

17/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al