• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Me mentalitet skllavi nuk mbrohet dot demokracia”

14/07/2025
“Me mentalitet skllavi nuk mbrohet dot demokracia”

Historiani gjerman Egon Flaig thotë në një intervistë për gazetën zvicerane “Neue Zürcher Zeitung” se mungesa e heroizimit dhe gatishmërisë për të mbrojtur demokracinë po e rrezikon Perëndimin.
Egon Flaig është një historian i njohur gjerman, i cili nuk ngurron të prekë tema që zakonisht quhen kundërthënëse apo të nxehta. Në një intervistë për gazetën zvicerane “Neue Zürcher Zeitung” ai kritikoi ashpër mungesën e gatishmërisë për sakrificë në Perëndim dhe shprehu shqetësimin se demokracitë moderne po bëhen gjithnjë e më të pambrojtura për shkak të një mentaliteti të postheroizmit dhe refuzimit për të menduar në terma të konfliktit dhe armiqësisë politike. Ai thotë se në shoqëritë perëndimore, veçanërisht në Gjermani, është zhvilluar një kulturë që e sheh çdo humbje të jetës në mbrojtje të shtetit si të pajustifikueshme dhe irracionale, madje edhe kur bëhet fjalë për qytetarë të rritur dhe të ndërgjegjshëm. Prindërit, thotë ai, nuk i shohin më fëmijët si qytetarë të republikës, por si individë privatë që duhen mbrojtur me çdo kusht nga shërbimi ushtarak – një tregues i një depolitizimi të thellë.
Flaig kritikon po ashtu ndikimet ideologjike të së majtës së re dhe globalizmit, që sipas tij kanë minuar konceptin e shtetit kombëtar dhe të kufijve, duke e bërë të pamundur për shumë qytetarë që të mendojnë në mënyrë politike. Ai veçon mendimin e filozofit dhe sociologut Jürgen Habermas dhe një kulturë juridike transnacionale që mohon vetë idenë e luftës dhe të armiqve politikë. Kjo, sipas Flaig, shpjegon edhe sjellje të pashpjegueshme si urimi i presidentit gjerman Frank Walter Steinmeier për 40-vjetorin e regjimit islamik në Teheran – një regjim që thërret për zhdukjen e Izraelit. Flaig e quan këtë ose antisemitizëm të hapur, ose një shembull të verbërisë politike që buron nga paaftësia për të menduar konceptin e armiqësisë.
Ai kritikon gjithashtu retorikën aktuale politike në Gjermani, ku figura si kancelari Friedrich Merz flasin për “luftë” me Rusinë, ndërkohë që nuk ka asnjë ushtar gjerman në luftë. Flaig e quan këtë një abuzim me terminologjinë politike dhe mungesë serioziteti.
Flaig e lidh qëndrueshmërinë e një republike me gatishmërinë e qytetarëve për t’u sakrifikuar për të – për të mbrojtur ligjin, vlerat dhe përkatësinë. Ai thotë se jeta nuk është e mira më e madhe, dhe se një shoqëri që e vendos jetën mbi gjithçka është e destinuar për skllavëri. Ai përmend edhe dialektikën e zotit dhe skllavit të Hegelit për të shpjeguar se si frika nga vdekja çon në nënshtresim. Prandaj, një shtet demokratik që nuk ushqen ndjenja përkatësie dhe gatishmëri për sakrificë, është i dënuar të dështojë përballë krizave.
Në fund të intervistës, Flaig flet për gjendjen në Ukrainë. Ai e sheh luftën si moment themelues të kombit ukrainas, por mendon se vendi po bën tre gabime që do ta rëndojnë në të ardhmen. E para është largimi i rreth një të pestës së popullsisë që në fillim të luftës. E dyta është mospërfshirja e të rinjve më të rinj se 25 vjeç në mobilizim – një veprim që, sipas tij, krijon përçarje mes brezave dhe dëmton ndjenjën e unitetit kombëtar. Dhe së treti, ai përmend një mungesë të vullnetit për sakrificë si faktor që mund ta dëmtojë forcimin e kombit në të ardhmen.
Flaig e pranon se është pjesë e një brezi që ka kontribuar në këtë gjendje ideologjike dhe morale, dhe se brezi i ri do të duhet të përballet me pasojat. Por, shton ai, nuk mund të mbetet indiferent kur e sheh se po rrënohen idealet e republikës. Nëse mentaliteti skllav mbizotëron, thotë ai, atëherë demokracia nuk ka më shans për t’u mbrojtur.The post “Me mentalitet skllavi nuk mbrohet dot demokracia” first appeared on JavaNews.al.

Related Posts

Amnistia në burgje, kategoritë që përfitojnë
Kryesore

Trazira në një burg të Selanikut, i vihet flaka qelisë, tre të dënuar përfundojnë në spital

19/08/2026
Aksidentohet kryeministri grek, Mitsotakis përfundon në spital
Kryesore

Aksidentohet kryeministri grek, Mitsotakis përfundon në spital

11/08/2026
Tërmet 4.7 ballë në Napoli, më i forti i 40 viteve të fundit
Lajme

Tërmet 4.7 ballë në Napoli, më i forti i 40 viteve të fundit

01/08/2026
Greqia tri ditë luftë me flakët, evakuohen banorë e turistë
Lajme

Greqia tri ditë luftë me flakët, evakuohen banorë e turistë

31/07/2026
Historia shokuese: Dashuria që përfundoi në vrasje pas një tradhtie (dhe që u zbulua pas 20 vitesh)
Pikante

Historia shokuese: Dashuria që përfundoi në vrasje pas një tradhtie (dhe që u zbulua pas 20 vitesh)

20/07/2026
Ja kush është ishulli ekskluziv ku elita botërore kërkon qetësi absolute
Pikante

Ja kush është ishulli ekskluziv ku elita botërore kërkon qetësi absolute

17/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Kombëtarja U-16 fiton ndaj Malit të Zi, goli i Avdylajt vendos ndeshjen – Balkanweb.com – News24

Kombëtarja U-16 fiton ndaj Malit të Zi, goli i Avdylajt vendos ndeshjen – Balkanweb.com – News24

25/08/2026
E KONFIRMUAR/ Kristjan Asllani përfundon në Gjermani, zbulohet plani i Interit për liderin e Kombëtares

Arrihet akordi, Asllani drejt kalimit në Lindjen e Mesme

25/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al